19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

drita qirinjsh të kuq; peceta të kuqe; një tufë me trëndafila të kuq; kamarjerët

me papion kuq-e-zi u shërbenin verë të kuqe.

“Merr çfarë të duash” foli zonja.

Djali zgjati gishtat e holla dhe mori një copë bukë të thekur vetëm nga njëra

anë. E ngjeu në gotën e verës. E përtypi, dhe në pjesën tjetër të asaj copë

buke iu shfaq atdheu. E si mund të përtypej më tej? «Atdheu është dhimbje»

thotë një poete.

“Përse nuk ha? Ha, këtu i ke gjithë të mirat që ke ëndërruar gjatë ditës.”

“Hëngra zonjë. U ngopa, të falënderoj për të mirat që më ke shtruar.

Por, ç’të shtyn t’i bësh të gjitha këto mirësi për mua?”

“Nuk kam bërë asgjë, thjesht, doja të të zbavitja paksa. Jeta është lojë.

Jeta është e shkurtër për t’i shijuar dhe parë me sy të gjitha mirësitë e

botës. Kështu është? Apo jo? Të pëlqen? Do ta ndjekësh? Do të

vazhdojmë më tej?”

“Përafërsisht në të gjitha lojnat ka fitues dhe të humbur. Dhe ti zonjë i di

shumë mirë rregullat e lojës. Kështu është? Apo jo? Veçse ti, ndryshe

nga të tjerët, ke sy, dhe i sheh të gjitha. Ju pëlqen kjo lojë vërtetë?”

“Në këtë lojën tonë nuk ka humbës biri im. Do e shohësh në fund. Çfarë

dëshiron të bëjmë më tej?”

“Do doja të shkonim në cirk. Dua të shoh klounët.”

Poshtë tendës së cirkut të qeshurat e fëmijëve përngjanin me një këngë

gazmore. Djali i nguli sytë tek klounët që e zbavitnin aq shumë. Ishin të

shtirura buzëqeshjet e tyre vesh-më-vesh, sikurse të gënjeshtërta ishin lotët e

tyre të bojatisura ndër faqe, këtë e dinte shumë mirë, por seç kishte diçka të

vërtetë të fshehur pas buzëqeshjes së tyre të çuditshme? Diçka që e

magjepste? Diçka që e zbaviste aq shumë me sytë e ngulur drejt e mbi lojën e

tyre, po aq të çuditshme? Papritur, iu shfaq ati i tij në rolin e klounit.

“Baba!” klithi i trembur.

“Çfarë biri im? Mos u tremb. Jam unë. Kam marrë rolin e këtij tipit

gazmor për pak, sa për t’u zbavitur së bashku. Jam gjithmonë pranë teje.

I gatshëm për të të udhëhequr në jetë.”

“Përse nuk mundem të të shoh vazhdimisht kaq pranë?”

“Çfarë shohim nuk është gjithmonë e vërtetë biri im. E vërteta ndodhet

në tjetër vend. Ajo banon tek uji që pi. Tek oksigjeni që thith. Tek

buzëqeshja e petaleve të hapura të një luleje. Tek yjet që duken me

vështrim të lirë. Tek metamorfoza e një fluture.”

“Baba, ku është mami?”

“Bir, më e rëndësishme është të jesh i lidhur fortë me tokën ku jeton,

paçka se mundet të jesh një larvë. Kur njerëzit fluturojnë larg, humbin në

hapësirë, është e vështirë t’i shohësh dhe takosh si më parë. Nuk mund

t’i kesh përjetësisht pranë. Nuk mundet t’i shohësh vazhdimisht. Por ti

418

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!