19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Çfarë i do paratë? Çfarë do bësh me ‘to?”

“Do paguaj një pjatë me paça dhe pilaf në mëngjes zonjë. Një pjatë ku i

gatuar të jetë plëndësi i lopës. Një pjatë që të më mbajë për gjithë

vijimësinë e ditës.”

“Hajde. Mos e vrit mendjen. Sot do të jap unë për të ngrënë. Do ta

paguaj unë pjatën që të takon. Por më parë të nevojiten rroba të reja

shumë herë më të ndryshme nga këto që ke veshur.”

Këto tha dhe e tërhoqi djalin prej dore jashtë ngrehinës së rrënuar. E shpuri

mu në zemër të qytetit. Në dyqanin ku e prisnin dy vajza të bukura si flutura

që, e mbathën me pahun e krahëve të tyre. Me rroba të bardha si puhizë bore.

Më tej. Një tjetër mikeshë e pambërishme, flokët ja lau nga zgjyra e ditës, ku

shkruhej historia e jetës, duke ia futur gishtat thellë-thellë, tej-e-tej, tek

rrënjët e flokëve që zgjatoheshin gjer mbi sy, më tej.

“Hej, hej, hej! Besoj se jemi gati?!” foli zonja. Djali nuk fliste. Jashtë

një makinë i priste.

Shoferi i mbathur me doreza të bardha i hapi me mirësjellje dyert duke i ftuar

të rehatoheshin në ndenjëset e veshura me lëkurë të lustruar. Diçka e

çuditshme filloi të përhapej brenda xhamave të mbyllura, ndërsa filluan të

lëviznin në rrugët e qytetit. I ndodhur në një botë të panjohur, i trembur

njëkohësisht dhe kureshtar, djali me qerpikë si hala pishash nën dëborë, pyeti

me sy, si zogj shtegtar:

“Çfarë është kjo zonjë?”

“Muzikë biri im, nuk ke dëgjuar ndonjëherë?”

“Të vetmen gjë që kam dëgjuar është zhurma e motorit të makinave dhe

buritë nëpër rrugë; të sharat “me rob shpie” dhe pështymat që më vinë

drejt e mbi fytyrë nga fytyrat që shfaqen pas xhamave të makinave në

semaforë; goditjen e tamtamit kur ndezim zjarre pranë plehrave të

periferisë; të shtëna armësh në mesnatën e batërdisë; si dhe tringitringet

e celularëve kur lule shes nëpër kafene; a nuk mjaftojnë të gjitha këto

zonjë? Përse nevojitet muzika për ne?”

“Sepse, siç thotë Leonard Cohen: « Ne jemi të shëmtuar, por me vete

kemi muzikën». Muzika ekziston për të na shpënë aty ku trupi ynë nuk

mund të mbërrijë. Muzika është dashuri që papritur troket tek porta kur,

prej shumë kohësh të gjithë të kanë harruar. Muzika na bën më të bukur,

biri im.”

“Ata që vranë prindërit e mi në mesnatë, zonjë, nuk kishin dëgjuar

asnjëherë muzikë?”

“Më duket se mbërritëm...” foli zonja pa e vështruar djalin në fytyrë, me

kryet e kthyera tek hyrja e një restoranti.

Shoferi hapi dyert e makinës dhe i shoqëroi gjer tek porta e lokalit brenda të

cilit, i priste një tavolinë e shtruar me të gjitha të mirat e botës; vezulluar nën

417

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!