19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

FLURANS ILIA

Lojë e çuditshme

416

So come, my friends, be not afraid

We are so lightly here

It is in love that we are made

In love we disappear

Leonard Cohen

Nata i mbathi rrobat e aktrimit. Dita e falënderoi që erdhi, sepse ja behu ora e

ndërrimit të roleve. Ora e shtegtimit të ëndrrës së ditës nëpër natë. Ora

zvarranike e kapërcimit të rrugëve dhe semaforëve të përskuqur të Unazës së

qytetit, së fundmi ishte qarkuar si gjarpër rreth një oazi ku, Nata i buzëqesh

simotrës së saj në ikje duke i thënë: “Ç’mund të bëj tjetër për ata që e bëjnë

natën ditë? Ç’mund të bëj për disa të tjerë që realisht kalojnë një jetë të tërë

duke e bërë ditën natë?”. Dhe Nata i hodhi një vështrim rrugëve të mbushura

me mbishkrime në copa letrash prej atdheut të pamundur. Aty, në rrugë, vuri

re djaloshin me këmbët e mbledhura nën vete. Ç’mendonte? Kishte qerpikë si

hala pishash nën dëborë. Qerpikë që, brenda tyre fshehin sy, si zogj shtegtar.

Parajsën e parasë e ëndërronte natyrshëm nga një vend në tjetrin ku e zinte

nata. Por paratë natyrisht nuk i mjaftonin as për një pjatë në mëngjesin e ditës

tjetër. Priste që me rënien e natës të boshatisej rruga dhe të strehohej në

ngrehinën e rrënuar përbri. Porta e së cilës do të shndërrohej në krevatin e tij.

Copat e letrave do të bëheshin çarçafë të bardhë, mbishkrimet jastëku, ku

njolla zhuli do të linte floku i ditës së pluhurosur. Gjunjët përherë të

mbledhura, për t’i shpëtuar të papriturave të errësirës. E kishte ndjekur më

kotë ëndrrën përgjatë ditës; kish’ kapërcyer të gjitha urat e qytetit të minuara

nga poshtë me mut; ish’ bërë burrë duke u hedhur në rrjedhën e lumit të

mbushur me shurrë, për të mbërritur gjer këtu; për t’i shpëtuar shpërthimit të

kujtesës; për të mos u mbërthyer prej thonjve të harresës; Nata mori

fizionominë e fytyrës së djaloshit. Zbriti pranë tij e njëtrajtësuar me sytë e një

muri. Mur i cili, përngjan si ekran i braktisur kinemaje. Nata u shndërrua në

Mis.Albania e pjekur në vështrimin e saj. Djali dalloi në ato tipare të

ravijëzuara mbi mur, fytyrën e një zonje të vërtetë, fytyrën e klientes në

kafenenë e fundit të ditës, përpara se errësira të binte njëtrajtësisht.

“Zonjë, zonjë, doni lule? Blini një trëndafil të kuq, zonjë!”

“Po. Do ta ble një lule. Por me një kusht. Do të paguaj sipas mënyrën

time.”

“Zonjë, lulet i shes vetëm me para. Keni para të më paguani? Të tjerat

nuk më hynë në punë.”

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!