19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

vendit tonë në përgjithësi; ta njohin shkurtimisht lexuesin me Rumaninë dhe

të sjellin në vëmendje të tij disa nga momentet e lidhjeve të shqiptarëve me

atë vend.

Autorët shpresojnë se libri i tyre do të ndikojë edhe në zhvillimin e forcimin e

mëtejshëm të miqësisë ndërmjet popujve shqiptar e rumun. Dhe kanë

plotësisht të drejtë, përderisa, krahas pasqyrimit me vërtetësi dhe ngrohtësi në

faqet e librit të tyre të historisë së lashtë, kulturës së pasur dhe arritjeve të

gjithanshme të Rumanisë, përmes të dhënave të shumta dokumentare

theksojnë të vërtetën sipas së cilës marrëdhëniet shqiptaro-rumune qysh herët

janë ndërtuar mbi themele të shëndosha e, si të tilla, do të pasurohen

parreshtur me përmasa të reja, në kushtet e krijuara nga regjimet demokratike

në të dy vendet tona.. Janë të panumurta dëshmitë e çiltërsisë dhe

dashamirësisë shumëshekullore shqiptaro-rumune. Ja vetëm tre fakte

kuptimplotë: Platformën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail

Qemali e shpalosi në Bukuresht dhe po aty lindi Himni ynë Kombëtar, me

muzikë të Çiprian Porumbeskut e tekst të Asdrenit. Qysh më 1902,

ambasadori i Rumanisë në Stamboll u thirr në Ministrinë e Jashtme të

Perandorisë dhe iu paraqit një protestë për strehimin e mbështetjen që shteti

rumun u jepte “terroristëve arnautë”. Fjala ishte për rilindësit tanë. Në një

osmanishte të kulluar, diplomati rumun dha këtë përgjigje: “Populli turk ka

një thënie të mençur: Herkes evinde efendidir (Secili është zot në shtëpinë e

vet)”. Audienca mori fund, ndërsa “terroristët arnautë” e vazhduan

veprimtarinë atdhetare si më parë në trevat rumune.

Nga ana tjetër, dijetari i shquar rumun Nikolae Jorga, i cili në vitin 1915

zbuloi në Bibliotekën Laurentiana të Romës dhe e botoi menjëherë Formulën

e Pagëzimit në gjuhën shqipe, të përpiluar, më saktë: të përkthyer nga

latinishtja prej Pal Ëngjëllit, mik i afërt e këshilltar i Gjergj Kastriotit-

Skenderbeut, me siguri pat dëgjuar thënien profetike të princeshës rumune

me prejardhje shqiptare Elena Gjika, alias Dora d’Istria: “Historia e

Shqipërisë do të rilindet nga arkivat e Evropës”. Është pikërisht pò Jorga ai

që ka theksuar: “Rumunët e shqiptarët janë kushërinj të një gjaku... ndërmjet

popullit rumun dhe shteteve të krijuar nga pasardhësit e grekëve dhe të

sllavëve, ekzistojnë dallime të mëdha”.

Nënkapitujt e shumtë të librit „Rumania-studentët shqiptarë në vite / formimi

intelektual dhe veprimtaria” mbartin njohuri të gjera e të thella historike,

gjeografike, kulturore, diplomatike etj, duke zgjeruar jo pak horizontin e

lexuesve, të cilët, jam i bindur, do të jenë të panumurt e me përkatësi në të

gjitha nivelet e shtresat sociale. Njohuritë janë kumtuar me sens mase, pa

teprime të panevojshme, duke ruajtur përpjestimet e dhënies përparësi

elementeve më të rëndësishëm. Me këtë kam parasysh sidomos theksimin e

momenteve thelbësorë, me të cilët lidhen e shpjegohen bindshëm mjaft

403

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!