19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

nga respekti i të gjithëve, përderisa është ngjizur hap pas hapi nga përpjekjet,

zelli e mundi. Kjo është arsyeja që mosha dhe vështirësitë e llojllojshme

gjurmëlënëse nuk i bëjnë të ndjehen të lodhur. Entusiazmi i arritjeve

shndërrohet në ujin tonik ripërtëritës të legjendave tona. Por edhe të baladave

dhe legjendave rumune, meqë në libër bëhet fjalë për Rumaninë. Njëra

syresh, për Mjeshtrin Manole, që ndërtonte kështjella e manastire, na vjen në

kujtesë nga dëshira për të hequr një paralele midis këtij mjeshtri dhe

studentëve shqiptarë që u përgatitën në atdheun e tij. Në njëfarë mënyre puna

e lavdërueshme e mjaft prej tyre na frymëzon për balada kohësh moderne.

Madje vetëdijësimi i ish-studentëve shqiptarë për faktin që janë bashkëkohës

me epokën e demokracisë - për ardhjen e së cilës shumë prej tyre luftuan me

guxim duke përballuar përndjekje, burgime dhe privacione të tjera - i

gjallëron e i fisnikëron.

Ngjarje, fakte, njerëz… Fjala, pra, është për vëllimin prej pesëqind faqesh

„Rumania-studentët shqiptarë në vite / formimi intelektual dhe veprimtaria”

(ASD-Studio, Tiranë 2009), shkruar me pasion, vërtetësi, lirizëm, elegancë e

seriozitet nga dy intelektualë të dalluar - Bahri Beci, bashkëpuntor i vjetër

shkencor, një nga inxhinierët më të aftë të industrisë sonë të naftës,

intelektual i përmasave evropiane, emri i të cilit, prej afro gjysmë shekulli ka

zënë vend në listën e nderit të Institutit të Naftës, Gazeve dhe Gjeologjisë në

Bukuresht, dhe arkitekti Zhani Canco, i mirënjohur jo vetëm në fushën e vet,

por edhe si kineast e publicist tepër aktiv.

Këmbëngul të theksoj qysh në fillim se kemi të bëjmë me një vepër me

karakter enciklopedik të mirëfilltë, e përbërë, ndër të tjera, nga një morì

mikromonografish, e strukturuar në mënyrë të harmonishme, si në formë,

ashtu edhe në përmbajtje, rreth tre kapitujve: Vështrim i shkurtër historik,

ekonomik e social-kulturor mbi Rumaninë; Lidhjet e shqiptarëve me

Rumaninë gjatë shekujve; Studentët shqiptarë në Rumani në gjysmën e dytë

të shekullit XX.

Qysh në parathënie, autorët bëjnë një periodizim të pranisë së qindra

studentëve shqiptarë në shkollat e larta rumune, duke filluar nga shekulli XIX

deri në ditët tona. Më tej jepen hollësi rreth vështirësive që lidhen me gjetjen

dhe sistemimin e dokumentacionit të nevojshëm: nga përpilimi i listave të

studentëve për çdo fakultet e në tërësi, deri te gjetja e “gjurmëve” të secilit,

ngaqë, sikurse dihet, nuk janë të paktë ata që e kanë ndërruar vendndodhjen,

brenda Shqipërisë, apo jashtë kufijve të saj. Duke i zgjidhur siç duhet këto

probleme e shumë të tjera të ngjashme, autorët ia kanë dalë mbanë të çojnë

deri në fund pikësynimet që i patën vënë vetes kur iu përveshën shkrimit të

librit: të pasqyrojnë veprimtarinë dhe ndihmesën e specialistëve shqiptarë që

kanë studjuar në Rumani mes viteve 1948-1989, në zhvillimin e arsimit,

shkencës, kulturës e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe të zhvillimit të

402

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!