19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

vëmendja tekste të mira për vitet 80, në përgjithësi zhbirime të asaj që ndodhi

me Shqipërinë në epokën komuniste. Megjithatë mendojmë se tekstet e

pjesës së fundit pasqyrojnë mirë përmbylljen e pashmangshme të asaj që

mësojmë nga tekstet e para të kësaj antologjie: në krye ishte tragjedia, siç e

gjejmë në tekstet e Petro Markos apo Arshi Pipës, në fund do të vinte doemos

karikatura tragjikomike.

Ndonjë emër shumë i njohur i letrave shqipe nuk është përfaqësuar në këtë

libër, pasi thjesht s’na u dha mundësia t’i botonim tekstet që kishim zgjedhur

prej tyre.

Në pikëpamje gjuhësore kemi ruajtur kriterin filologjik, domethënë nuk kemi

ndërhyrë për korrigjime drejtshkrimore as tek autorët që shkruajnë në

gegnisht, as tek autorët më të vjetër ose që e kanë lënë veprën e tyre në

dorëshkrim. Janë ndrequr vetëm gabime evidente.

Pa punën e koleges Elsa Demo, me njohjen e saj të gjithanshme të letërsisë

shqipe, për mua do të kishte qenë e pamundur përgatitja e kësaj antologjie,

ndaj i detyrohem këtu një falënderim të veçantë.

Së fundi falënderojmë për mbështetjen e këtij botimi Institutin Goethe që në

vitet e fundit, edhe nëpërmjet Shoqatës kulturore „Robert Schwartz“, e ka

sjellë më pranë kulturën gjermane në Shqipëri, por edhe anasjelltas kulturën

shqiptare në Gjermani. Kjo merr sot, në 20-vjetorin e rënies së Murit të

Berlinit, një kuptim të veçantë.

ARDIAN KLOSI

Tiranë, tetor 2009

„Rumania-studentët shqiptarë në vite / formimi intelektual dhe

veprimtaria” - vepër me vlera të ngritura

Një libër kujtimesh mes shumë të tjerësh. Hap njëra pas tjetrës fletët e

mbuluara nga vesa e kohërave. Me emocionin që të ngjallin kujtimet e

dashura, rizbuloj njerëz. Njerëz në kuptimin e lartë të fjalës. Të gjithë vijnë

drejt meje me vibrimin burrëror, me fuqinë e shpirtit të ngrohtë, të

dikurshëm. Por edhe të tanishëm. Mbaruan shkollën e lartë në Rumani dhe

dolën në jetë. Në piskun e vapës së verës, nën rrebeshin e shirave të vjeshtës

e të dëborës së dimrit, ata ndërtuan në Shqipëri kombinate, hidrocentrale,

rrugë, ura; u kujdesën për shëndetin e njerëzve, përgatitën specialistë të rinj

në të gjitha fushat… Fjalët e hedhura në letër më sjellin në kujtesë para së

gjithash netët e bardha gjithëstinore të atyre që kanë zënë vend në librin për

të cilin dua të them disa mendime. Po përsiat rreth fatit të tyre, që është

vulosur nga dashuria dhe ndjenja e përgjegjësisë ndaj detyrës dhe atdheut. Fat

i përcaktuar nga udha e arritjeve, e kënaqësisë dhe e së drejtës për t’u qarkuar

401

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!