19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ndoshta edhe të vdesësh i lumtur, mungesën e lirisë dhe poshtërimin nuk e

duron dot. Kjo është në thelb dhe historia kryesore që tregon ky libër.

Veç kësaj historie, kjo antologji tregon edhe një histori letrare, edhe pse

letërsia fiksionale dhe kanuni i prozatorëve ishte në plan të dytë. Në të vërtetë

pjesa më e madhe e teksteve janë prozë dokumentare, më pak se gjysma e

autorëve përfaqësohen me një histori „të shpikur“ (Trebeshina, Camaj,

Delvina, Gina, Aliçka etj.). Por ndeshim një larmi autorësh dhe stilesh që na

ka befasuar edhe ne vetë si përzgjedhës të teksteve. Do të gjeni në këtë libër

prozën që heq kufijtë kohorë, si te Trebeshina, rrëfimin e drejtëpërdrejtë,

objektivizues e rrëqethës të një Fatos Lubonje, kronikat po aq tronditëse të

Arshi Pipës e Petro Markos, përroin e ndërgjegjes dhe tensionin e brendshëm

psikologjik te Delvina e Gina, lirizmin e Camajt, Brahushës, Laperit, ironinë

e hidhur të Maks Velos dhe Lekë Tasit etj. etj. Edhe nga një botim i tillë në

themel tematik, kupton se letërsia shqiptare e pasluftës rishkruhet e ka për t’u

rishkruar sërish.

Shumë herë është hapur debati i disidencës te ne: ka patur apo s’ka patur

disidentë Shqipëria. Sikur të marrësh si etalon të disidentit shkrimtarin që

merrte çmimin Nobel ose Pulitzer në Perëndim, në kohën që rrinte në vendin

e vet të kampit lindor duke kritikuar qeverinë e duke dhënë intervista për Le

Monde, ky etalon në Shqipëri vërtet nuk ka ekzistuar. Shkrimtari disident te

ne ose është vrarë a burgosur qysh në të ri, ose është detyruar ta lërë

përgjithmonë atë profesion të rrezikshëm. Kur lexon në këtë libër shumicën e

autorëve të viteve ’40, ’50, ’60, kupton se sa i kotë dhe hipokrit është debati

ynë për disidencën. Natyrisht që qe e pamundur në Shqipërinë e rrethuar me

tela me gjemba dhe të ruajtur në çdo pëllëmbë nga sigurimsat, që të

shpërndaje samizdat, të thërrisje gazetarë perëndimorë e t’i nxirrje në

Perëndim dorëshkrimet kundra. Ajo që duhet diskutuar vërtet është: Kush foli

e kush nuk foli dot me publikun e vet? Cilët ishin ata djem e vajza të

talentuara që do ta kishin lulëzuar letërsinë shqipe të pasluftës sikur të kishin

botuar të lirë? Përgjigjen do ta gjeni në këtë libër. Aty do të habiteni që nuk e

njihnit as Bedi Pipën e as Astrit Delvinën, as Drita Çomon e as Shpëtim

Ginën. Shpëtim Gina e humbi jetën, ndoshta i vrarë pre Sigurimit, 23-vjeçar.

Tregimi i botuar këtu për herë të parë është një nga prozat e shumta që i la

dorëshkrim, për mos folur për dramat e tij filozofike, shpesh të

pazbërthyeshme. Po të kujtojmë që qysh prej vitit 1945 më rëndë nga të

gjithë u godit elita intelektuale dhe fetare e vendit, e kupton se gjithë pasqyra

e mëvonshme e hierarkive letrare është një deformim i vlerave të mirëfillta

shpirtërore që prodhoheshin në këtë vend, edhe pse në kushte ekstreme, më

së shumti pa folur dot me lexuesin.

Pak fjalë për brezin më të ri të shkrimtarëve që përfaqësohen në këtë libër.

Zgjedhja ishte e vështirë dhe e pranojmë që patjetër do na kenë shpëtuar nga

400

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!