19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

jetuar e krijuar në trevat rumune, si: Lasgush Poradeci, Asdreni e Viktor

Eftimiu, përbën një ndihmesë të rëndësishme në forcimin e lidhjeve

shpirtërore ndërmjet popujve shqiptar e rumun. Si e tillë, vepra e Ferik Ferrës

do të zerë vendin që meriton në bibliotekat rumune, krahas autorëve të tjerë

të shquar, theksuan ata.

Në fjalën e vet, poeti Ferik Ferra theksoi se e quan për nder që një libër i tij u

përkthye në gjuhën e poetit kombëtar rumun, Mihai Emineskut dhe vlerësoi

lart nivelin e krijimtarisë letrare të poetëve rumunë të të gjitha kohërave.

Të pranishmit i përshëndeti edhe ambasadori Dashnor Dervishi, i cili, ndër të

tjera, nxori në pah vlerat shpirtërore dhe atdhetare të fisit Ferra në përgjithësi

dhe të poetit Ferik Ferra në veçanti.

Në fund, poeti Ferik Ferra ua dhuroi të pranishmëve me autograf vëllimin e

vet “Diell i vështirë”.

Në stendat e Sallës së Pasqyrave, ku u zhvillua veprimtaria e lartpërmendur,

ishin vendosur ekzemplarë të librave të shumtë që Shtëpia Botuese

“Librarium Haemus” e Shoqërisë Kulturore Shqiptare “Haemus” ka nxjerrë

në dritë në rumanisht e në shqip gjatë viteve të fundit.

HaemusPress

Shqipëria kujton. 1944-1991 – një antologji proze

(Albania îşi aduce aminte. 1944-1991) – o antologie a prozei albaneze

pregătită de Dr. Ardian Klosi şi Elsa Demo

Parathënie

Të hartosh një antologji të autorëve shqiptarë pas lufte është një punë e

vështirë. Të tregosh Shqipërinë e viteve 1944-1991 nëpërmjet letërsisë është

një punë edhe më e vështirë. Ndërsa të tregosh me forcën e fjalës atë që

ndodhi në Shqipëri nga mbarimi i Luftës së dytë botërore e deri në

përmbysjen e vitit 1991 është, sado e vështirë, punë e mundshme dhe e

domosdoshme.

Këndej del edhe kuptimi i kësaj antologjie që botohet në 20-vjetorin e rënies

së Murit të Berlinit. Ajo nuk synon të japë ndonjë kanun autorësh; nga ana

tjetër as nuk mëton të rrëfejë në mënyrë dokumentare atë që ndodhi në

Shqipëri nën diktaturë në fundvitet ’40 e pastaj përgjatë viteve ’50-’80 e deri

në ’91. Jo, kjo është një grackë ku bien zakonisht botimet e nxituara letrare,

në mënyrë të ngjashme si tekstet për historinë e kohëve të fundit, ku autorët

shqiptarë po tregohen të pazot për të treguar historinë më të re të Shqipërisë.

Libri që keni në duar është një reflektim për Shqipërinë nën diktaturë përmes

fjalës së mençur e të vërtetë. Ky është ndoshta përcaktimi më i mirë që,

398

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!