19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

BIBLIOTHAECA HAEMUS

Poezia e Ferik Ferrës në Bukuresht

Më 21 maj 2009, Shoqëria Kulturore Shqiptare Haemus, në bashkëpunim me

Lidhjen e Shkrimtarëve të Rumanisë, organizuan në selinë e kësaj të fundit

promovimin e vëllimit poetik “Diell i vështirë”, në prani të autorit Ferik Ferra

e të bashkëshortes së tij. Qysh më parë, mediat rumune njoftuan se poeti

Ferik Ferra ka shkruar mbi dhjetë libra, që janë përkthyer edhe në gjuhët

anglisht e italisht.

Në ceremoninë e promovimit të vëllimit të Ferik Ferrës “Diell i vështirë”,

përkthyer në rumanisht nga Kopi Kyçyku, morën pjesë poetë, prozatorë,

gazetarë, artistë, përfaqësues të disa pakicave kombëtare, kryetari i Ligës

Kulturore të Rumunëve të Kudondodhur, profesor doktor Viktor Kraçun,

kryetari i Bashkësisë së Rumunëeve në SHBA, ing. Nicolae Popa, sidhe

personalitete të tjera të jetës kulturore e shoqërore të Rumanisë. Ndodhej

edhe ambasadori i jashtëzakonshëm e fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në

Bukuresht, Dashnor Dervishi.

Duke folur në emër të kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe

të Shoqërisë Kulturore Shqiptare Haemus, drejtori i Shtëpisë Botuese

“Librarium Haemus”, shkrimtari Ardian-Christian Kyçyku, autor i

parathënies së vëllimit “Diell i vështirë”, vuri në dukje vlerat e shumta e të

mëdha të verbit potik të Ferik Ferrës, duke theksuar se “rrallëherë ndeshet

sot një motërzim kaq i dhimbsur e kalorsiak i dy të folmeve të shqipes. Ato

gjejnë në poezinë e Ferik Ferrës dy djepa të nyjëtuar si enët bashkërrënjore,

si dy binjake që kanë të njëjtën përgjigjje ndaj çdo ngacmimi poetik, por

flasin në vend të njëra-tjetrës, ose të dyja njëherazi, pa dëmtuar as kohën, as

frymëmarrjen e as jetëgjatësinë e shoshoqes”. Në vazhdim, Ardian-Christian

Kyçyku shtoi se “vargjet e Ferik Ferrës sjellin ndërmend një përqëndrim

drite, diturie e paqeje që gjendet vetëm në venat e Eposit të Kreshnikëve dhe

në poezinë e Alpeve, gërshetuar me lirizmin e përhershëm tiranas”.

Poetët e prozatorët e njohur Vasile Andru, Paul Vinicius, Vasile Taracaeanu,

Xheo Kalugaru, kritiku dhe eseisti Viktor Kraçun, studiuesi i shquar Julian

Sorin e të tjerë, duke recituar poezi të plota të Ferik Ferrës ose fragmente të

tyre, ilustruan idenë se kemi të bëjmë me një autor të nivelit evropian, i cili,

përmes figurash të zgjedhura e të përdorura me talent të vetvetishëm, kumton

mesazhe të rëndësishme e të përhershme me karakter human, mbarënjerëzor.

Ata e krahasuan veprën e Ferrës me atë të Kavafisit e të poetëve të tjerë të

mëdhenj të kontinentit tonë e më gjerë. Njëkohësisht vunë në dukje se vepra

e Ferik Ferrës, duke qënë në vazhdën e traditës së paraardhësve të vet që kanë

397

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!