hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

PAX VIRGIL MAZILESCU (1942-1987) hanin në një tryezë të gjatë e të bollshme hanin në një tryezë të gjatë e të pasur ashtu siç është zakoni ndër anën tona lindore dhe mund të them se më pritën me një përshëndetje të turbullt si të mos më prisnin me një përshëndetje të turbullt hanin ç'të bënin por më vonë më mbështollën me një gazetë dhe të pavëmendshëm më humbën në det ç'të bënin patën ëndërruar katër ditë e katër netë ishuj me gra të bukura e gratë dihet janë si shpirti por më vonë më gjetën në barkun e peshkut çanin barqet e peshqve me radhë duke më kërkuar ç'të bënin ata miqtë 396

BIBLIOTHAECA HAEMUS Poezia e Ferik Ferrës në Bukuresht Më 21 maj 2009, Shoqëria Kulturore Shqiptare Haemus, në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve të Rumanisë, organizuan në selinë e kësaj të fundit promovimin e vëllimit poetik “Diell i vështirë”, në prani të autorit Ferik Ferra e të bashkëshortes së tij. Qysh më parë, mediat rumune njoftuan se poeti Ferik Ferra ka shkruar mbi dhjetë libra, që janë përkthyer edhe në gjuhët anglisht e italisht. Në ceremoninë e promovimit të vëllimit të Ferik Ferrës “Diell i vështirë”, përkthyer në rumanisht nga Kopi Kyçyku, morën pjesë poetë, prozatorë, gazetarë, artistë, përfaqësues të disa pakicave kombëtare, kryetari i Ligës Kulturore të Rumunëve të Kudondodhur, profesor doktor Viktor Kraçun, kryetari i Bashkësisë së Rumunëeve në SHBA, ing. Nicolae Popa, sidhe personalitete të tjera të jetës kulturore e shoqërore të Rumanisë. Ndodhej edhe ambasadori i jashtëzakonshëm e fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bukuresht, Dashnor Dervishi. Duke folur në emër të kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë dhe të Shoqërisë Kulturore Shqiptare Haemus, drejtori i Shtëpisë Botuese “Librarium Haemus”, shkrimtari Ardian-Christian Kyçyku, autor i parathënies së vëllimit “Diell i vështirë”, vuri në dukje vlerat e shumta e të mëdha të verbit potik të Ferik Ferrës, duke theksuar se “rrallëherë ndeshet sot një motërzim kaq i dhimbsur e kalorsiak i dy të folmeve të shqipes. Ato gjejnë në poezinë e Ferik Ferrës dy djepa të nyjëtuar si enët bashkërrënjore, si dy binjake që kanë të njëjtën përgjigjje ndaj çdo ngacmimi poetik, por flasin në vend të njëra-tjetrës, ose të dyja njëherazi, pa dëmtuar as kohën, as frymëmarrjen e as jetëgjatësinë e shoshoqes”. Në vazhdim, Ardian-Christian Kyçyku shtoi se “vargjet e Ferik Ferrës sjellin ndërmend një përqëndrim drite, diturie e paqeje që gjendet vetëm në venat e Eposit të Kreshnikëve dhe në poezinë e Alpeve, gërshetuar me lirizmin e përhershëm tiranas”. Poetët e prozatorët e njohur Vasile Andru, Paul Vinicius, Vasile Taracaeanu, Xheo Kalugaru, kritiku dhe eseisti Viktor Kraçun, studiuesi i shquar Julian Sorin e të tjerë, duke recituar poezi të plota të Ferik Ferrës ose fragmente të tyre, ilustruan idenë se kemi të bëjmë me një autor të nivelit evropian, i cili, përmes figurash të zgjedhura e të përdorura me talent të vetvetishëm, kumton mesazhe të rëndësishme e të përhershme me karakter human, mbarënjerëzor. Ata e krahasuan veprën e Ferrës me atë të Kavafisit e të poetëve të tjerë të mëdhenj të kontinentit tonë e më gjerë. Njëkohësisht vunë në dukje se vepra e Ferik Ferrës, duke qënë në vazhdën e traditës së paraardhësve të vet që kanë 397

PAX

VIRGIL MAZILESCU

(1942-1987)

hanin në një tryezë të gjatë e të bollshme

hanin në një tryezë të gjatë e të pasur

ashtu siç është

zakoni ndër anën tona lindore dhe

mund të them se më pritën me një përshëndetje të turbullt

si të mos më prisnin me një përshëndetje të turbullt

hanin

ç'të bënin

por më vonë më mbështollën me një gazetë

dhe të pavëmendshëm më humbën në det

ç'të bënin

patën ëndërruar katër ditë e katër netë

ishuj me gra të bukura

e gratë dihet janë si shpirti

por më vonë më gjetën në barkun e peshkut

çanin barqet e peshqve me radhë duke më kërkuar

ç'të bënin ata

miqtë

396

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!