19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Kur dola nga puna më priste tek dera e shtëpisë së saj (një derë hekuri

gjigante, si derë kështjelle). Se nga dolën nja gjashtë a shtatë qenër të

mëdhenj si gomerë, të zinj e mu vërsulën të më shqyenin copa-copa. Ajo se

ç’u tha e ata erdhën e u bënë si qingja të butë, më lëpinin nga të katër anët.

Përshkuam barin e bukur, të jeshiltë të oborrit të pafund e u futëm në shtëpi.

Në një dhomë sa për pesë a gjashtë dhoma ishte shtruar e bërë gati një tryezë

gjigande me një mori pjatash, tasash, gotash, lugësh e pirunjsh.

“Më qiu nënën”, thashë me vete, “më duket se s’do dal më nga kjo shtëpi!”

Pastaj mbushi pjatat me mishra, sallaturina e ku di unë, pastaj gotat me verë.

Ndezi qirinjtë mbi disa mbajtëse argjendi shekullore, vuri një muzikë në

sfond dhe u ul përballë meje. Hëngrëm, pimë, kërcyem dhe pasi rrëzoi të tëra

ç’qenë mbi tavolinë përtokë, u ngjit mbi të e filloi të bënte ca lëvizje të

pakuputueshme si ato që bëjnë toreadorët për të ndjellur demin e për ta vrarë

më pas. Epo edhe unë prej mishi e gjaku isha! Nuk prita po kërceva mbi

tavolinë e fillova të bëj lëvizje të ngjashme me të. Pasi u zhvesh e më

zhveshi, ashtu ritualisht, filloi të më puthë e përkëdhelë skaj më skaj. Kur

durimi im prej mashkulli (i sakatuar tashmë) sosi dhe po përpiqesha gjoja ta

bindja se s’kishim nga t’ia mbanin, duhej ta bënim atë punë, ajo klithi “prit!”.

Se nga nxori dy peshqirë të mëdhenj të lagur. Njërin ma lidhi në kokë e

tjetrin në bel. “Që të mos prishesh shpejt” shushëriu mbi ofshamat e mia

gulçuese.

Papritur, pas disa minutash, për tmerrin tim shoh atë tek piçka dhe veten tek

bolet lyer në gjak.

- Ç’është këtu? Çfarë ndodhi, – brita unë lemerisht i zbehur, (pa kuptuar në

më kishin plasur koqet apo në i kisha marrë virgjërinë kësaj plake të

paplakur) duke pritur një përgjigjeje të pazakontë.

- Hiç mo, hiç, kam një nishan këtu (dhe tregoi fundin e kofshës), po unë kam

frikë ta operoj – dhe ia këputi një të qeshure nga ato që fillojnë e nuk

mbarojnë kurrë.

Dhe unë si guak që rri mbi gjunjë, lakuriq, lidhur me peshqirë, pa ditur ç’të

bëj me këtë të njohur e të panjohur, e pa shpresën për të kuptuar se ç’do të

thotë fjala “kohë”.

395

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!