19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

urg (sepse në atë kohë në vendin tim, të shkoje me një të huaj quhej

agjenturë) po falë disa të njohurve shpëtova mirë.

Që nga ajo ditë ka rrjedhur shumë kohë dhe unë kam njohur e bërë dashuri

me plot femra të tjera; të bukura e të shëmtuara, të reja e të vjetra, të mençura

e budallaqe, të pasura e të varfëra, të ndershme e të pandershme (kështu më

duket se bëjnë të gjithë). Një ditë, andej nga fundi i mesit të burrërrisë, u

largova nga vendi im dhe shkova për të jetuar në Itali. Pas shumë peripecish,

fillova punë si magazinier në një ndërmarrje që prodhonte kremra.

Çuditërisht vura re se njerëzit qenë njëlloj; po aq të vegjël, po aq të kotë.

Punonin nga mëngjesi deri në darkë (pa më të voglën kënaqësi), me të vetmin

ndryshim nga skllevërit e dikurshëm që hanin më mirë e banonin në banesa

më të mira.

- Si e kalove fundjavën? – pyeta një ditë shefin e magazinës.

- Hiç – më tha – pordha nja dy-tri herë në korridorin e shtëpisë dhe kaq!

- Po ti ? – pyeta një tjetër.

- Ah, unë ia kalova shumë mirë, dola nga klubi i fshatit, mora për qejfin tim

një kafe të gjatë dhe lexova gazetat e ditës. Një tjetër më tha se kishte shëtitur

me gruan nëpër dyqanet e qytetit aty pranë. Mendova për një çast jetën e

këtyre djemve tashmë të plakur, që prej vitesh bënin të njëjtën gjë dhe që po e

njëjta gjë i priste për shumë vite të tjera me radhë derisa të përfundonin të

hedhur në ndonjë shtëpi pushimi për pleq dhe të them të drejtën trupin ma

përshkuan drithma tmerri dhe neverije. Pastaj u qetësova kur e kuptova se

unë isha ndryshe, pastaj u shqetësova kur e kuptova se isha njëlloj me ta dhe

më priste e njëjta histori dhe i njëjti fat, pastaj u qetësova kur e kuptova se

pak a shumë kështu kishte qenë e po kështu do të vazhdonte të ishte në jetë të

jetëve.

Një ditë po haja drekë, në një lokal aty pranë punës. Pranë banakut rrinte në

këmbë e pinte verë një grua e madhe në moshë, por e mbajtur mirë. Pas pak

erdhi e u ul në tavolinën time me dy gota verë në dorë.

- Unë jam Mara. Të kam vënë re që vjen për ditë dhe ha drekë këtu. E sheh

atë vilën e verdhë? Atje banoj unë, vetëm. Tek ajo fabrika ku punon ti kam

punuar edhe unë, po ka katërmbëdhjetë vjet që kam dalë në pension. Hajt

gëzuar, sot kam ditëlindjen. Nuk e di pse më pëlqen ti si tip. Ku banon?

I thashë se ku banoja, i thashë se isha i huaj, i thashë se jeta nganjëherë duket

e vështirë dhe e zymtë, por varet se nga ç’kënd e sheh. Ia thashë të gjitha këto

e ca të tjera si këto se pse,… nuk e di…, nganjëherë ke dëshirë t’i thuash fjalë

ngushëlluese një të ngjashmi tënd të braktisur e sidomos të lojtur nga mendtë.

- E di ç’ke ti? Përse nuk kthehesh ndonjëherë nga unë kur del puna, të pimë

ndonjë gotë verë e të luajmë një dorë me letra? Hë, si thua? A vjen sot?

“E po kjo pikë e zezë” thashë me vete “s’m’u ndanë këto të shkalluarat mua!”

394

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!