hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

e saj me shumë shoqe të tjera të shkuara e me shumë të tjera që do të vinin. Kisha kaq kohë që kisha bërë një lutje në Drejtorinë e Turizmit për të shoqëruar grupe të huaja si përkthyes meqë kuptoja dhe flisja italisht. Duhej të paraqitesha pikërisht atë ditë në orën 7, përpara hotelit kryesor të qytetit. Ishte një nga ato ditë pranvere kur nganjëherë të ndodh të nuhasësh një aromë e cila të shpije me shpejtësi diku në largësitë e të shkuarës. Ti përpiqesh të kuptosh a kujtosh një çast të qartë, por më kot sepse e gjitha të shpëton e vishet me një vello keqardhjeje të ëmbël. Një funksionar më priti tek dera e hotelit dhe më shpjegoi se duhej të shoqëroja për një javë një grup turistësh italianë nëpër qytetet kryesore të vendit tim. Zemra filloi të më rrahë fortë dhe sa më shumë shqetësohesha aq më tepër përpiqesha të dukesha i qetë, i ftohtë, i matur. Pas pak u mblodhën të gjithë italianët (rreth 30 vetë) dhe hipën në një autobus të madh e të bukur (nga ata që kur i shikoje nëpër rrugë të mbetej koka pas një copë herë e në të njëjtën kohë sepse të dukej vetja si i kotë dhe pa vlerë). Pas tyre hipa edhe unë, mora një mikrofon në dorë dhe fola: - Mirëmëngjes të gjithëve. Jam ca i emocionuar sepse është hera e parë që shoqëroj një grup të huajsh dhe që flas në këtë gjuhë. Më quajnë Adhurim Lako dhe unë do jem shoqëruesi juaj për sa ditë do të qendroni këtu. Nisu – i thashë shoferit dhe u ula në vendin tim. “Ja dhe kjo punë u bë” thashë me vete dhe ndjeva një rrënqethje elektrike të ma përshkonte tërë trupin. Prej sa kohësh e kisha ëndërruar atë çast! - Mirëdita – tha një zë i ëmbël pas meje. Kthehem dhe shoh një vajzë me quka, me sy të mëdhenj jeshilë me flokë të kuq që binin nga katër anët si ujëvarë dhe unë që po mbytesha me shpejtësi në ca thellësi marramendëse - më quajnë Andre. - Nga cili qytet jeni – e pyes. - Nga Milano. Doja të përmbahesha, të tregohesha i mençur e i ditur, por më kot se ndjehesha fare i pafuqishëm përballë asaj dallge përmbytëse. - Me se merresh, – vazhdova unë duke u përpjekur të fitoja kohë. - Studioj për arkitekturë. Eshtë e kotë të them këtu tani se ç’shkulm më kishte përfshirë e më tërhiqte zvarrë tutje, në lumin e ndjenjave. Koka më buçiste, zemra më rrihte me tërbim. Deri në atë çast të jetës sime mund të konsiderohesha i virgjër edhe pse kisha puthur me zor nja dy vajza. Ndërsa në shoqëri më mbanin si për më të zotin në fushën e femrave. E rregullova të ulem në krah të saj dhe fillova të flas e flas papushim sikur të merrja pjesë në një konkurs të rëndësishëm botëror llafazanësh. Çfarë nuk i thashë, të qëna e të paqëna. Sikur isha artist dhe të tjerët më kot shpresonin se do të bëhesha një ditë yll i këtij vendi. Sikur më pëlqente filozofia dhe një 392

ditë do të nxirrja një teori timen për gjithçka që ndodhte në këtë botë. Se si kisha kaluar një fëmijëri të qetë, ku besoja në të katër anët, se si fillova të mësoj pak nga pak pabesinë, gënjeshtrën, dredhinë, tradhëtinë. Ajo dëgjonte dhe qeshte. Kurrë nuk kam parë një njeri të qeshte aq shumë. Pastaj i erdhi radha asaj. Shoqëruar me të qeshura kuqëronjëse më tha se atë ditë ajo mbushte 22 vjeç, se i pëlqente të pinte, se prindërit i qenë ndarë shumë vite më parë dhe për pasojë fëmijëria nuk pati qenë dhe aq e lehtë, se i pëlqente të këndonte, se ishte besnike, po njerëzit në përgjithësi nuk e meritonin. Unë e dëgjoja dhe e qeshura e saj e pandërprerë nuk e di pse më shtynte drejt ca vendeve të ëmbla, të panjohura (po të kisha këto mend që kam sot me siguri do kisha thënë me vete; ç’më gjeti me këtë torollake!) e kështu pak nga pak kaloi gjithë dita e Perëndisë, duke folur vetëm me të, sikur të mos ekzistonte asnjeri tjetër në botë. Të tjerët më shihnin pak të habitur e të pakënaqur nga qendrimi im, po mua aq më bënte. Unë nuk shihja veçse përplasje dritash e ngjyrash të rrufeshme, nuk dëgjoja veçse tingujt e qeshjes saj. Me sa duket kjo duhej të qe dashuria! Shkuam në një restorant për të ngrënë drekë. Ajo piu dhe qeshi, qeshi dhe piu gota pa fund me verë. Bëmë shëtitje me një anije të vogël. Ajo, me të qeshura u xhvesh dhe u krodh në ujrat blu. Dhe unë pas saj me gjithë rroba. E ç’më duhej mua se ç’mendonin të tjerët! Morëm pjesë në një dasmë shqiptare, ngritëm dolli, kërcyem si të harbuar dhe kështu erdhi darka. U kthyem në qytet. Të gjithë po shkonin nëpër dhomat e tyre, në hotel. Po unë si t’ja bëja, nga t’ia mbaja? Vallë më erdhi vdekja?! - Unë po shkoj përpara – më pëshpëriti ajo – ti eja më vonë. Pas pak u ngjita, si vjedhës i rregjur, në katin e saj, hapa derën e dhomës saj, dridhshëm, pa trokitur dhe pastaj, oh pastaj… Unë gjithë jetën i kam patur qejf barcaletat dhe kam ditur shumë nga to. Ajo vdiste për barcaleta. Nuk pushova për orë të tëra së treguari dhe ajo nuk pushoi për orë të tëra së qeshuri. Loznim si të vegjël mbi qilim, mbi shtrat. U kapërthyem dhe u ndërfutëm tek njëri tjetri, si të mëdhenjtë, mbi qilim, mbi shtrat. Kishte çaste kur gati më merrej fryma nga lumturia si p.sh. kur e shihja nga banja, të shtrirë mbi çarçafët e bardhë, mbuluar me flokët e kuq. Në ato çaste ajo qe gjithçka për mua; nëna, babai, motra, vëllai, miqtë, qyteti, universi. Tek bënim dashuri për të disatën herë vura re një kokërr të madhe, të zezë, aty ku mbaron kofsha. - Po kjo ç’është? - Hiç, hiç, nishan është, po unë kam frikë ta operoj – dhe ia këputi një të qeshure nga ato që fillojnë e nuk mbarojnë kurrë. U largova pa zbardhur mirë, me frikën se mos më shihte njeri. Pas disa orësh më thirrën në një zyrë ku më bënë me mijëra pyetje. Desh përfundova në 393

ditë do të nxirrja një teori timen për gjithçka që ndodhte në këtë botë. Se si

kisha kaluar një fëmijëri të qetë, ku besoja në të katër anët, se si fillova të

mësoj pak nga pak pabesinë, gënjeshtrën, dredhinë, tradhëtinë. Ajo dëgjonte

dhe qeshte. Kurrë nuk kam parë një njeri të qeshte aq shumë. Pastaj i erdhi

radha asaj. Shoqëruar me të qeshura kuqëronjëse më tha se atë ditë ajo

mbushte 22 vjeç, se i pëlqente të pinte, se prindërit i qenë ndarë shumë vite

më parë dhe për pasojë fëmijëria nuk pati qenë dhe aq e lehtë, se i pëlqente të

këndonte, se ishte besnike, po njerëzit në përgjithësi nuk e meritonin. Unë e

dëgjoja dhe e qeshura e saj e pandërprerë nuk e di pse më shtynte drejt ca

vendeve të ëmbla, të panjohura (po të kisha këto mend që kam sot me siguri

do kisha thënë me vete; ç’më gjeti me këtë torollake!) e kështu pak nga pak

kaloi gjithë dita e Perëndisë, duke folur vetëm me të, sikur të mos ekzistonte

asnjeri tjetër në botë. Të tjerët më shihnin pak të habitur e të pakënaqur nga

qendrimi im, po mua aq më bënte. Unë nuk shihja veçse përplasje dritash e

ngjyrash të rrufeshme, nuk dëgjoja veçse tingujt e qeshjes saj. Me sa duket

kjo duhej të qe dashuria! Shkuam në një restorant për të ngrënë drekë. Ajo

piu dhe qeshi, qeshi dhe piu gota pa fund me verë. Bëmë shëtitje me një anije

të vogël. Ajo, me të qeshura u xhvesh dhe u krodh në ujrat blu. Dhe unë pas

saj me gjithë rroba. E ç’më duhej mua se ç’mendonin të tjerët! Morëm pjesë

në një dasmë shqiptare, ngritëm dolli, kërcyem si të harbuar dhe kështu erdhi

darka. U kthyem në qytet. Të gjithë po shkonin nëpër dhomat e tyre, në hotel.

Po unë si t’ja bëja, nga t’ia mbaja? Vallë më erdhi vdekja?!

- Unë po shkoj përpara – më pëshpëriti ajo – ti eja më vonë.

Pas pak u ngjita, si vjedhës i rregjur, në katin e saj, hapa derën e dhomës saj,

dridhshëm, pa trokitur dhe pastaj, oh pastaj…

Unë gjithë jetën i kam patur qejf barcaletat dhe kam ditur shumë nga to. Ajo

vdiste për barcaleta. Nuk pushova për orë të tëra së treguari dhe ajo nuk

pushoi për orë të tëra së qeshuri. Loznim si të vegjël mbi qilim, mbi shtrat. U

kapërthyem dhe u ndërfutëm tek njëri tjetri, si të mëdhenjtë, mbi qilim, mbi

shtrat. Kishte çaste kur gati më merrej fryma nga lumturia si p.sh. kur e

shihja nga banja, të shtrirë mbi çarçafët e bardhë, mbuluar me flokët e kuq.

Në ato çaste ajo qe gjithçka për mua; nëna, babai, motra, vëllai, miqtë, qyteti,

universi.

Tek bënim dashuri për të disatën herë vura re një kokërr të madhe, të zezë,

aty ku mbaron kofsha.

- Po kjo ç’është?

- Hiç, hiç, nishan është, po unë kam frikë ta operoj – dhe ia këputi një të

qeshure nga ato që fillojnë e nuk mbarojnë kurrë.

U largova pa zbardhur mirë, me frikën se mos më shihte njeri. Pas disa orësh

më thirrën në një zyrë ku më bënë me mijëra pyetje. Desh përfundova në

393

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!