19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

e saj me shumë shoqe të tjera të shkuara e me shumë të tjera që do të vinin.

Kisha kaq kohë që kisha bërë një lutje në Drejtorinë e Turizmit për të

shoqëruar grupe të huaja si përkthyes meqë kuptoja dhe flisja italisht. Duhej

të paraqitesha pikërisht atë ditë në orën 7, përpara hotelit kryesor të qytetit.

Ishte një nga ato ditë pranvere kur nganjëherë të ndodh të nuhasësh një aromë

e cila të shpije me shpejtësi diku në largësitë e të shkuarës. Ti përpiqesh të

kuptosh a kujtosh një çast të qartë, por më kot sepse e gjitha të shpëton e

vishet me një vello keqardhjeje të ëmbël.

Një funksionar më priti tek dera e hotelit dhe më shpjegoi se duhej të

shoqëroja për një javë një grup turistësh italianë nëpër qytetet kryesore të

vendit tim. Zemra filloi të më rrahë fortë dhe sa më shumë shqetësohesha aq

më tepër përpiqesha të dukesha i qetë, i ftohtë, i matur.

Pas pak u mblodhën të gjithë italianët (rreth 30 vetë) dhe hipën në një

autobus të madh e të bukur (nga ata që kur i shikoje nëpër rrugë të mbetej

koka pas një copë herë e në të njëjtën kohë sepse të dukej vetja si i kotë dhe

pa vlerë). Pas tyre hipa edhe unë, mora një mikrofon në dorë dhe fola:

- Mirëmëngjes të gjithëve. Jam ca i emocionuar sepse është hera e parë që

shoqëroj një grup të huajsh dhe që flas në këtë gjuhë. Më quajnë Adhurim

Lako dhe unë do jem shoqëruesi juaj për sa ditë do të qendroni këtu. Nisu – i

thashë shoferit dhe u ula në vendin tim. “Ja dhe kjo punë u bë” thashë me

vete dhe ndjeva një rrënqethje elektrike të ma përshkonte tërë trupin. Prej sa

kohësh e kisha ëndërruar atë çast!

- Mirëdita – tha një zë i ëmbël pas meje. Kthehem dhe shoh një vajzë me

quka, me sy të mëdhenj jeshilë me flokë të kuq që binin nga katër anët si

ujëvarë dhe unë që po mbytesha me shpejtësi në ca thellësi marramendëse -

më quajnë Andre.

- Nga cili qytet jeni – e pyes.

- Nga Milano.

Doja të përmbahesha, të tregohesha i mençur e i ditur, por më kot se

ndjehesha fare i pafuqishëm përballë asaj dallge përmbytëse.

- Me se merresh, – vazhdova unë duke u përpjekur të fitoja kohë.

- Studioj për arkitekturë.

Eshtë e kotë të them këtu tani se ç’shkulm më kishte përfshirë e më tërhiqte

zvarrë tutje, në lumin e ndjenjave. Koka më buçiste, zemra më rrihte me

tërbim. Deri në atë çast të jetës sime mund të konsiderohesha i virgjër edhe

pse kisha puthur me zor nja dy vajza. Ndërsa në shoqëri më mbanin si për më

të zotin në fushën e femrave.

E rregullova të ulem në krah të saj dhe fillova të flas e flas papushim sikur të

merrja pjesë në një konkurs të rëndësishëm botëror llafazanësh. Çfarë nuk i

thashë, të qëna e të paqëna. Sikur isha artist dhe të tjerët më kot shpresonin se

do të bëhesha një ditë yll i këtij vendi. Sikur më pëlqente filozofia dhe një

392

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!