hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

fishkëllim përfundoi me krisma përplasjesh, nga zhurma e të cilave femra e shtrirë në kanape u ngrit trembshëm, duke flakur plafin që e kishte sipër. -Ku-ku, çka u bë? – tha ajo derisa shikimin e çonte herë nga dritarja, herë nga jastëku që Bali Tuzi e mbante në dorë. Bali Tuzi e përplasi jastëkun dhe u gjend te dritarja, të shikonte se çfarë kishte ndodhur dhe ndodhte atje. Edhe femra ofroi fytyrën te xhamat e dritares dhe klithi me gjysmë zëri: -Medet! – tha dhe vuri shuplakën e dorës mbi gojë, hapi sytë e trembur nga ngjarja. -E kam ditë, - tha Bali Tuzi, - kur bëjnë vozitje aq të shpejta kësaj rrugice të vendbanimit pa tjetër ndodhin edhe ndeshjet... – Shih, shih... – tha habitshëm. – I paskan mëshuar atij të gjori që pak më parë shëtiste andej-këndej... Në asfalt kishte mbetur i shtrirë mashkulli që ishte i veshur me xhup. Drejt tij vraponin qytetarë të gjendur rastësisht në trotuare, por edhe të tjerë që dilnin nga korridoret hyrëse të pallatit. Ajo vazhdonte të mbante gojën me shuplakë. Nuk bëzante, derisa shikimin nuk e hiqte nga trupi i mashkullit të shtrirë në asfalt. Ndokush kishte lajmëruar ndihmën e shpejtë. Autoambulanca me atë sirenën e zakonshme iu afrua të shtririt, ndërkaq nga ajo dolën katër veta me veshje të bardha, nxorën lesën nga pjesa e pasme e autoambulancës, tërhoqën mashkullin për të cilin fare nuk dihej se a ishte lënduar, apo kishte vdekur fare. E futën brenda autoambulancës dhe, duke lëshuar të njëjtën sirenë, makina shumë shpejtë treti, humbi te kthesa e parë e rrugicës që shkonte mbrapa pallatit, por sirena ende dëgjohej. -E tmerrshme! – tha Bali Tuzi dhe e shikoi femrën e cila kishte qëndrim të ndrojtur, nga pak të përvuajtur, sikur të fshehte shumë çka në vetvete. -I gjori... – vazhdoi ai. – Po ti, cila ishe, moj, se më çmende? – reagoi në mënyrë të pakontrolluar Bali Tuzi dhe me atë reagim sikur e trembi edhe më shumë femrën e cila, me hapa të shpejtë, mori drejtimin kah dera e daljes. -Prit pak, - e kapi për krahu Bali Tuzi dhe derisa e tërhoqi kah vetja, asaj sikur iu lakua këmba dhe, në vend se të rrëzohej, u mbështet në kraharorin e tij me pjesën e përparme të gjoksit të fryrë. – Kah ia ke mësy? -Ju lutem, - më në fund femra foli, - më lejoni të dalë. -Ku? -E shihni se çfarë ndodhi atje në rrugë? -Nuk është hera e parë, as do të jetë e fundit. A mos po të dhemb ty? -Ndoshta... Ajo u tërhoq nga dora e Bali Tuzit pa e përfunduar mendimin, kurse për Bali Tuzin ajo “ndoshta” iu bë enigmë. -Ulu, - i tha. – Pusho njëherë e mandej, kur ta ndjesh veten të pushuar, mund të shkosh kah të duash dhe kur të duash. Kuptove? Ajo nuk foli, veç u ul në të njëjtin vend të kanapesë, prapë me ato përpjekjet për t’i mbuluar gjunjët. 388

Bali Tuzi duke i ndenjur pranë dhe duke e shikuar sikur macja prenë, nga pozita e të qëndruarit në këmbë, ia lëshoi dorën mbi flokët e shprishura. -Rri e qetë, pa frikë. Mund të rrish këtu sa të duash, do të kesh bukë e fjetje. Tashti dal dhe blej bukë. Mos ke merak. Ama, moj, më thuaj si e pate emrin? -Tringa. -Tringa? -Po. Nëse nuk ju pëlqen, mundeni të mos më thërrisni me këtë emër... -Unë i pranoj emrat ashtu sikur m’i thonë... Ajo ia nguli sytë të kuptonte se a fliste për shaka, apo të vërtetën. Me muaj të tëra nuk kishte hasur në ndonjë të tillë. Deri me atë ditë kishte përjetuar të zinjtë e ullirit. Tashti që hasi, siç mendonte, në vullnetin e një njeriu të mirë, do të mund t’i tregonte se cila ishte, prej nga vinte, çfarë mendonte të bënte, si e çmonte jetën në ikje, se ajo vërtetë në ikje ishte, por e kishte vështirë t’u rrëfehej të tjerëve se ia kishte druajtjen biografisë së vet të cilën as e kishte ndërmend t’ia rrëfente ndokujt gjer në fund. Kishte hall nga ajo biografi përmbajtja e së cilës ishte sajuar si nëpër thera, ose si me arna të qepura në mënyrë të çrregullt, me arna të huazuara nëpër ditë të lënduara nga të tjerët. Portreti i vet i ngjante në një statuje të lënë në mëshirën e shiut, borës, breshrit dhe erërave; statuje që i përballet pluhurit, baltës dhe shurrës së qenve. Derisa e kishte mendjen te statuja, e mendonte veten të ngrirë në natyrë, tek pret qenin që ngrit njërën këmbë dhe... Po ky njeri që i qëndronte para sysh, që ia përkëdhelte flokët? Nuk kishte haber për të. I kishte trokitur në derë nga zori, derisa i ikte shikimit të mashkullit ndaj të cilit vazhdon të ketë mllef, andaj i ikën si era. Sapo ia ndjenë hukamën, sikur shndërrohet në leckë rruge që bartet nga era, duke mos ditur adresë të saktë se ku do të strehohej. Prandaj edhe trokitja në atë derë të asaj dhome ku gjendej e strukur mbi kanape duke mbuluar gjunjët cullake, s’ishte veç një kërkesë mëshire, për strehim të përkohshëm. Ishte tronditja ajo që e kishte nxitur të trokiste në dyer, në adresa të pa njohura, pa i vajtur mendja se do të ndodhte kjo që i ndodhi: në derë t’i dilte mashkulli, fytyrën e të cilit kurrë më parë nuk e kishte parë. Kishte shpresuar të haste në ndonjë familje, ku do të ishte zonja e shtëpisë me fëmijët e bashkëshortin, se do t’i dilte përpara një tip i tillë burri, me jetë vetmitari, këtë nuk e kishte menduar... Nuk i kishte ndodhur të gjendej me ndonjë mashkull vetëm në dhomë dhe të flinte e qetë. Durimi i Bali Tuzit i jepte shpresë për kapërcim të gjitha atyre të këqijave që i kishin ndodhur, për ikjet e vazhdueshme që i kishte pasur pikërisht nga ai mashkull që tani kush e di se në çfarë gjendje ishte në spital, për të cilin burri vetmitar as dinte gjë, as kishte kënd ta pyeste, kurse i dëshirohej të dilte deri në fund të shkallëve të pallatit, t’u bashkohej të tjerëve në trotuar dhe të mësonte se çfarë kishte ndodhur dhe kujt i kishte ndodhur ajo e keqe. Dhe kur i tha asaj se do të dilte të blinte bukë, në të vërtetë mendjen e kishte te ai i 389

Bali Tuzi duke i ndenjur pranë dhe duke e shikuar sikur macja prenë, nga

pozita e të qëndruarit në këmbë, ia lëshoi dorën mbi flokët e shprishura.

-Rri e qetë, pa frikë. Mund të rrish këtu sa të duash, do të kesh bukë e fjetje.

Tashti dal dhe blej bukë. Mos ke merak. Ama, moj, më thuaj si e pate emrin?

-Tringa.

-Tringa?

-Po. Nëse nuk ju pëlqen, mundeni të mos më thërrisni me këtë emër...

-Unë i pranoj emrat ashtu sikur m’i thonë...

Ajo ia nguli sytë të kuptonte se a fliste për shaka, apo të vërtetën.

Me muaj të tëra nuk kishte hasur në ndonjë të tillë. Deri me atë ditë kishte

përjetuar të zinjtë e ullirit. Tashti që hasi, siç mendonte, në vullnetin e një

njeriu të mirë, do të mund t’i tregonte se cila ishte, prej nga vinte, çfarë

mendonte të bënte, si e çmonte jetën në ikje, se ajo vërtetë në ikje ishte, por e

kishte vështirë t’u rrëfehej të tjerëve se ia kishte druajtjen biografisë së vet të

cilën as e kishte ndërmend t’ia rrëfente ndokujt gjer në fund. Kishte hall nga

ajo biografi përmbajtja e së cilës ishte sajuar si nëpër thera, ose si me arna të

qepura në mënyrë të çrregullt, me arna të huazuara nëpër ditë të lënduara nga

të tjerët. Portreti i vet i ngjante në një statuje të lënë në mëshirën e shiut,

borës, breshrit dhe erërave; statuje që i përballet pluhurit, baltës dhe shurrës

së qenve. Derisa e kishte mendjen te statuja, e mendonte veten të ngrirë në

natyrë, tek pret qenin që ngrit njërën këmbë dhe...

Po ky njeri që i qëndronte para sysh, që ia përkëdhelte flokët? Nuk kishte

haber për të. I kishte trokitur në derë nga zori, derisa i ikte shikimit të

mashkullit ndaj të cilit vazhdon të ketë mllef, andaj i ikën si era. Sapo ia

ndjenë hukamën, sikur shndërrohet në leckë rruge që bartet nga era, duke

mos ditur adresë të saktë se ku do të strehohej. Prandaj edhe trokitja në atë

derë të asaj dhome ku gjendej e strukur mbi kanape duke mbuluar gjunjët

cullake, s’ishte veç një kërkesë mëshire, për strehim të përkohshëm. Ishte

tronditja ajo që e kishte nxitur të trokiste në dyer, në adresa të pa njohura, pa i

vajtur mendja se do të ndodhte kjo që i ndodhi: në derë t’i dilte mashkulli,

fytyrën e të cilit kurrë më parë nuk e kishte parë.

Kishte shpresuar të haste në ndonjë familje, ku do të ishte zonja e shtëpisë me

fëmijët e bashkëshortin, se do t’i dilte përpara një tip i tillë burri, me jetë

vetmitari, këtë nuk e kishte menduar... Nuk i kishte ndodhur të gjendej me

ndonjë mashkull vetëm në dhomë dhe të flinte e qetë.

Durimi i Bali Tuzit i jepte shpresë për kapërcim të gjitha atyre të këqijave që

i kishin ndodhur, për ikjet e vazhdueshme që i kishte pasur pikërisht nga ai

mashkull që tani kush e di se në çfarë gjendje ishte në spital, për të cilin burri

vetmitar as dinte gjë, as kishte kënd ta pyeste, kurse i dëshirohej të dilte deri

në fund të shkallëve të pallatit, t’u bashkohej të tjerëve në trotuar dhe të

mësonte se çfarë kishte ndodhur dhe kujt i kishte ndodhur ajo e keqe. Dhe

kur i tha asaj se do të dilte të blinte bukë, në të vërtetë mendjen e kishte te ai i

389

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!