19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

fishkëllim përfundoi me krisma përplasjesh, nga zhurma e të cilave femra e

shtrirë në kanape u ngrit trembshëm, duke flakur plafin që e kishte sipër.

-Ku-ku, çka u bë? – tha ajo derisa shikimin e çonte herë nga dritarja, herë nga

jastëku që Bali Tuzi e mbante në dorë.

Bali Tuzi e përplasi jastëkun dhe u gjend te dritarja, të shikonte se çfarë

kishte ndodhur dhe ndodhte atje. Edhe femra ofroi fytyrën te xhamat e

dritares dhe klithi me gjysmë zëri:

-Medet! – tha dhe vuri shuplakën e dorës mbi gojë, hapi sytë e trembur nga

ngjarja.

-E kam ditë, - tha Bali Tuzi, - kur bëjnë vozitje aq të shpejta kësaj rrugice të

vendbanimit pa tjetër ndodhin edhe ndeshjet... – Shih, shih... – tha habitshëm.

– I paskan mëshuar atij të gjori që pak më parë shëtiste andej-këndej...

Në asfalt kishte mbetur i shtrirë mashkulli që ishte i veshur me xhup. Drejt tij

vraponin qytetarë të gjendur rastësisht në trotuare, por edhe të tjerë që dilnin

nga korridoret hyrëse të pallatit. Ajo vazhdonte të mbante gojën me shuplakë.

Nuk bëzante, derisa shikimin nuk e hiqte nga trupi i mashkullit të shtrirë në

asfalt.

Ndokush kishte lajmëruar ndihmën e shpejtë. Autoambulanca me atë sirenën

e zakonshme iu afrua të shtririt, ndërkaq nga ajo dolën katër veta me veshje të

bardha, nxorën lesën nga pjesa e pasme e autoambulancës, tërhoqën

mashkullin për të cilin fare nuk dihej se a ishte lënduar, apo kishte vdekur

fare. E futën brenda autoambulancës dhe, duke lëshuar të njëjtën sirenë,

makina shumë shpejtë treti, humbi te kthesa e parë e rrugicës që shkonte

mbrapa pallatit, por sirena ende dëgjohej.

-E tmerrshme! – tha Bali Tuzi dhe e shikoi femrën e cila kishte qëndrim të

ndrojtur, nga pak të përvuajtur, sikur të fshehte shumë çka në vetvete.

-I gjori... – vazhdoi ai. – Po ti, cila ishe, moj, se më çmende? – reagoi në

mënyrë të pakontrolluar Bali Tuzi dhe me atë reagim sikur e trembi edhe më

shumë femrën e cila, me hapa të shpejtë, mori drejtimin kah dera e daljes.

-Prit pak, - e kapi për krahu Bali Tuzi dhe derisa e tërhoqi kah vetja, asaj

sikur iu lakua këmba dhe, në vend se të rrëzohej, u mbështet në kraharorin e

tij me pjesën e përparme të gjoksit të fryrë. – Kah ia ke mësy?

-Ju lutem, - më në fund femra foli, - më lejoni të dalë.

-Ku?

-E shihni se çfarë ndodhi atje në rrugë?

-Nuk është hera e parë, as do të jetë e fundit. A mos po të dhemb ty?

-Ndoshta...

Ajo u tërhoq nga dora e Bali Tuzit pa e përfunduar mendimin, kurse për Bali

Tuzin ajo “ndoshta” iu bë enigmë.

-Ulu, - i tha. – Pusho njëherë e mandej, kur ta ndjesh veten të pushuar, mund

të shkosh kah të duash dhe kur të duash. Kuptove?

Ajo nuk foli, veç u ul në të njëjtin vend të kanapesë, prapë me ato përpjekjet

për t’i mbuluar gjunjët.

388

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!