hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

këmbën përmbi këmbë. Shikimi i mbet si i ngrirë në portretin e asaj femre e cila, me nguti, merrte kafshatat e bukës dhe i gëlltiste thua se pa i përtypur. Për pak qaste e fshini krejt çka kishte në pjatë dhe dukej se mbet e uritur, meqë shikimin e gjuajti andej kah frigoriferi. -Nuk ka më! – i tha Bali Tuzi, duke marrë me mend se do të kërkonte ende bukë. – Aq pat, aq të dhashë. Ajo buzëqeshi në mënyrë artificiale, apo më mirë të thuhet sikur në mënyrë të pavetëdijshme. Një qeshje e thatë. Shpejt e shpejt tërhoqi buzët e buzëqeshjes, me dëshirë që të dukej më serioze, e gatshme të thoshte edhe ajo ndonjë fjalë. -Ani që nuk ka... – tha dhe uli shikimin drejt dyshemesë. E pa një letër të bërë duq. Zgjati dorën, e mori dhe nisi ta shtrijë dhe ta palos me pedanteri. -U ngina! – i tha triumfalisht, derisa këndet e letrës i bashkonte të formonte një si hajmali. -Prapë blejë. Furra nuk është larg... – ia ktheu Bali Tuzi. -Ani! – u pajtua ajo. -Nuk më the cila ishe ti? Ajo vetëm e shikoi, pa i treguar se kush ishte. Kapi cepin e fundit me përpjekje që t’i mbulonte gjunjët, dhe këtë gjest e bëri kur hetoi shikimin e ngultë të Bali Tuzit drejt atyre gjunjëve. -Ke të ftohtë? -Kisha të ftohtë! -Tash do të ngrohesh, - i tha duke u ngritur nga ajo karrige. Mbështeti pjesën e mbrapsë të kanapesë dhe nga andej nxori një plaf. Iu afrua . Ia hodhi mbi gjunjë. -Mbuloji gjunjët, do nxehesh tash! Prapë heshtje. -Ho mo, nuk më the se cila ishe? – vazhdoi interesimin dhe, pa insistuar fort të mësonte se cila ishte, ia afrua t’ia ndreqte plafin. – Mbështillu mirë, se ende ke të ftohtë. Mbështetu në kanape, ose shtriu mirë e pusho, mandej kur të pushosh flasim. A mos dëshiron një gotë ujë? Ajo pohoi vetëm me shikim dhe me lëvizje koke. -A dëshiron të frigoriferit, apo të kroit? – tha dhe menjëherë u përgjigj vetë: - Jo moj, çfarë frigoriferi, ti edhe pa ujë ke të ftohtë! Lëshoi rubinetin dhe mbushi një gotë. Ia ofroi, kurse ajo, njësoj si edhe kur e mori bukën, me nguti e rrëmbeu gotën dhe me dy harpa e piu. -E mora me mend se ke etje, mbështetu tashti. Pusho! Bali Tuzi u mbështet te dritarja duke shikuar përtej xhamave në rrugë e trotuare. Shikonte njerëzit tek kalonin andej, veturat që sa kapërcenin me shpejtësi, po aq edhe me ngadalë. Shikonte një mashkull, paksa në moshë, i cili shëtiste trotuarit, dhe sa shkonte në fund të trotuarit, kthehej prapë. Kishte të veshur një xhup shushuritësi, me kapulanë, por që s’e kishte të kthyer mbi 386

kokë. I rrinte pas shpine, si pjesë anxhiku, të mbushur me gjësende. Duart i mbante të futur në xhepa, ndërkaq kërrusja e tij bënte me dije se kishte të ftohtë. Ai tip njeriu Bali Tuzit i dukej interesant, madje edhe i dyshimtë dhe atë dyshim ai e shprehte duke kthyer kokën herë me një anë, herë në anën tjetër; duke shikuar herë në një hyrje, herë në tjetrën. Sikur kërkonte ndokënd, o ndonjë adresë. Bali Tuzi tërhoqi shikimin nga përtej xhami, nga trotuari, dhe u kthye nga kanapeja. E pa trupin e saj skrupull, me këmbë të mbledhura, me gjunjë të mbështetur barkut dhe, ashtu e mbështjellë, dukej si thes i mbushur me kashtë. “E gjora!”, mendoi dhe zuri vend ndanë tavolinës, përpara kompjuterit. Hapi faqen 56 të librit që ishte duke e lexuar, të librit “Shi në një legjendë” të cilën ia kishte dhënë një shkrimtar amator. Përnjëherë iu kujtua se atij libri më mirë do t’i shkonte titulli “Borë në një legjendë”, shkaku i tematikës që shtjellonte dhe borës që zinte hapësirë në shumicën e pjesës së rrëfimit. Fillimisht ai titull që e kishte libri i kishte pëlqyer, andaj kishte vendosur ta lexonte, ta thoshte mendimin me shkrim për të dhe të kontaktonte me shkrimtarin... Në faqen 56 kishte arritur para, gati, një muaji dhe kurrsesi nuk mundej të shkonte më tutje, sepse pikërisht kur provonte të vazhdonte leximin, i ndodhte ndonjë ngjarje dhe detyrohej të ndërpriste. Edhe kësaj radhe, ani pse seriozisht mendonte të vazhdonte leximin, si pa vetëdije i shkoi shikimi kah kanapeja dhe, kur e pa atë femër ashtu skrupull, ndjeu dhembje për të, ani pse asgjë prej gjëje s’dinte nga biografia e saj. Ai gjumë i menjëhershëm që i erdhi dhe e mori në botën e ëndrrave, i dha shkas të mendonte se ajo femër ishte shumë e lodhur, e rraskapitur tej mase. Kush e di se prej nga vinte, çfarë hallesh kishte. Tani që e shihte të fjetur dhe i nxitur nga mendimet mbi fatin e saj, Bali Tuzi mezi priste të zgjohej ajo dhe t’i rrëfente gjerë e gjatë. E çlodhur, mendonte ai, do të ketë vullnet të flasë e të tregojë prej nga vinte, kush ishte dhe në cilën rrugë do të vazhdonte... Rrugën e saj të vazhdimit Bali Tuzi e mendonte seriozisht. Ishte i bindur se ajo vetë do të dalë nga banesa e tij dhe do ta vazhdojë atë rrugë në drejtimin e dëshiruar, dhe nuk do të kishte nevojë t’i tregonte asaj se kush ishte, çfarë pune bënte, pse ishte larguar nga shtëpia, nga gruaja e fëmijët dhe pse e dëshironte vetminë. Në rast se ajo nuk do të largohej, Bali Tuzi do të detyrohej t’i thoshte se e pengonte prania e saj, por ajo vazhdonte gjumin me një frymëmarrje të zorshme, mbase për shkak se qafën e kishte zënë keqas, të mbështetur në krahun e bërë bërryl, në mungesë të një jastëku të mirë. Bali Tuzi, derisa e shikonte, duke harruar krejtësisht faqet e librit që i kishte të hapur, u bind se do të bënte mirë sikur t’ia vente një jastëk nën kokë. U ngrit, eci në drejtim të dollapit ku i kishte rrobat, duke i tërhequr këmbët si në maja të gishtërinjve që të mos e zgjonte. Nga ai dollap tërhoqi një jastëk dhe ia afroi, por u shtang kur, nga jashtë, dëgjoi fishkëllimë të rrotave të automobilit mbi asfalt e që ajo 387

këmbën përmbi këmbë. Shikimi i mbet si i ngrirë në portretin e asaj femre e

cila, me nguti, merrte kafshatat e bukës dhe i gëlltiste thua se pa i përtypur.

Për pak qaste e fshini krejt çka kishte në pjatë dhe dukej se mbet e uritur,

meqë shikimin e gjuajti andej kah frigoriferi.

-Nuk ka më! – i tha Bali Tuzi, duke marrë me mend se do të kërkonte ende

bukë. – Aq pat, aq të dhashë.

Ajo buzëqeshi në mënyrë artificiale, apo më mirë të thuhet sikur në mënyrë të

pavetëdijshme. Një qeshje e thatë. Shpejt e shpejt tërhoqi buzët e

buzëqeshjes, me dëshirë që të dukej më serioze, e gatshme të thoshte edhe ajo

ndonjë fjalë.

-Ani që nuk ka... – tha dhe uli shikimin drejt dyshemesë.

E pa një letër të bërë duq. Zgjati dorën, e mori dhe nisi ta shtrijë dhe ta palos

me pedanteri.

-U ngina! – i tha triumfalisht, derisa këndet e letrës i bashkonte të formonte

një si hajmali.

-Prapë blejë. Furra nuk është larg... – ia ktheu Bali Tuzi.

-Ani! – u pajtua ajo.

-Nuk më the cila ishe ti?

Ajo vetëm e shikoi, pa i treguar se kush ishte. Kapi cepin e fundit me

përpjekje që t’i mbulonte gjunjët, dhe këtë gjest e bëri kur hetoi shikimin e

ngultë të Bali Tuzit drejt atyre gjunjëve.

-Ke të ftohtë?

-Kisha të ftohtë!

-Tash do të ngrohesh, - i tha duke u ngritur nga ajo karrige. Mbështeti pjesën

e mbrapsë të kanapesë dhe nga andej nxori një plaf. Iu afrua . Ia hodhi mbi

gjunjë.

-Mbuloji gjunjët, do nxehesh tash!

Prapë heshtje.

-Ho mo, nuk më the se cila ishe? – vazhdoi interesimin dhe, pa insistuar fort

të mësonte se cila ishte, ia afrua t’ia ndreqte plafin. – Mbështillu mirë, se

ende ke të ftohtë. Mbështetu në kanape, ose shtriu mirë e pusho, mandej kur

të pushosh flasim. A mos dëshiron një gotë ujë?

Ajo pohoi vetëm me shikim dhe me lëvizje koke.

-A dëshiron të frigoriferit, apo të kroit? – tha dhe menjëherë u përgjigj vetë: -

Jo moj, çfarë frigoriferi, ti edhe pa ujë ke të ftohtë!

Lëshoi rubinetin dhe mbushi një gotë. Ia ofroi, kurse ajo, njësoj si edhe kur e

mori bukën, me nguti e rrëmbeu gotën dhe me dy harpa e piu.

-E mora me mend se ke etje, mbështetu tashti. Pusho!

Bali Tuzi u mbështet te dritarja duke shikuar përtej xhamave në rrugë e

trotuare. Shikonte njerëzit tek kalonin andej, veturat që sa kapërcenin me

shpejtësi, po aq edhe me ngadalë. Shikonte një mashkull, paksa në moshë, i

cili shëtiste trotuarit, dhe sa shkonte në fund të trotuarit, kthehej prapë. Kishte

të veshur një xhup shushuritësi, me kapulanë, por që s’e kishte të kthyer mbi

386

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!