19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

kërkonte mëshirë, ndërkaq duart i mbante të mbështetura njërën mbi tjetrën

dhe të lëshuara kah pjesa e fundme e barkut, njësoj sikur i mbante edhe kur

gjendej në trotuar, e mbështetur në trungun e mështeknës. Përballja me

shikime, në heshtje, do të zgjaste edhe më sikur, rastësisht, të mos kalonte

korridorit një nga banuesit i cili i përshëndetë pa e marrë vesh se kush ishin,

meqë për të parën herë i shihte para derës së hapur, të asaj banese ku, siç

kishte dëgjuar, kishte ardhur të banonte një i pagojë. Kështu e quanin Bali

Tuzin, sepse prej se ishte vendosur aty, as kishte trokitur ndonjëherë në

ndonjë derë të fqinjëve, as ishte përshëndetur me ndonjë të rastit të takuar në

korridor. Paraqitja e tij si banues i ri i atij pallati ishte më shumë se enigmë

dhe nxitje për të tjerët që të formonin rrëfime shtesë mbi të.

Kalimi i rastësishëm i fqinjit nëpër korridor, përshëndetja e tij veç sa për të

përshëndetur, bëri që te dy, si në korr t’ia kthejnë përshëndetjen me

“mirëdita” dhe s’dihej, tani, a e përshëndetën kalimtarin e rastit, apo ajo

përshëndetje i ishte drejtuar njëri-tjetrit. Nga shprehja në fytyrat e të dyve

ngjante se, këtë përshëndetje, e kishin pranuar për vete dhe, në vazhdim, Bali

Tuzi ia zgjati dorën ta përshëndeste. Ajo prishi rehatinë e duarve që ishin të

vëna njëra mbi tjetrën, të mbështetura kah fundi i barkut, dhe ia rrëmbeu

shuplakën e shtrirë të Bali Tuzit i cili ia përthekoi me shtrëngim ata gishta të

ftohur.

-Deri në këtë kat askush nuk ma çeli derën, - tha. – Më falni që po ju bezdis,

por kam uri...

Edhe më ia shtrëngoi gishtat.

-Hyn! – i tha, duke e tërhequr me dorën e përshëndetjes, kurse me dorën

tjetër të shtrirë ia tregoi derën e dhomës ku do të hynte.

Brenda ishte rrëmujë. Pjesë të ndryshme rrobash të shpërndara, libra mbi

kanape e mbi tavolinë, gjithashtu të shpërndarë në mënyrë të çrregullt.

Kompjuteri i hapur që lëshonte një zhurmë monotone të cilën zhurmë, për

çudi, Bali Tuzi sikur e hetonte për të parën herë. I tha:

-Ai dreq ftohësi si duket i është prishë.

Ajo nuk merrte vesh nga këto fjalë, njësoj që s’merrte vesh se si mund të

ishte gjithë ajo rrëmujë sendesh të shpërndara në atë dhomë e sidomos ai

grumbull enësh të palara që zënin koritën e kuzhinës. Grumbulli i enëve i ra

në sy kur Bali Tuzi rrotullonte ato të gjente ndonjë të larë ku do të vente një

copë buke, të cilën e mbante të mbështjellë me një qese najloni. Pasi e siguroi

një të tillë ene, që ia merrte mendja se ishte e larë, iu drejtua frigoriferit. E

çeli derën dhe nga një enë plastike nxori një copë djathi, e vuri mbi pjatë dhe,

atë pjatë, ia afroi asaj.

-Hë, nuk ia ke gjetur vetit një vend për ulje? – i tha. – Ulu në kanape.

Ajo hoqi pardesynë, mori pjatën, u ulë. Atë pjatë e lëshoi mbi gjunjë që i

dukeshin të skuqur. Derisa ishte ashtu e ulur, me këmbë të mbledhura e të

kthyera pak si me një anë, fundi i shkurtë nuk arrinte t’ia mbulonte. Përball

saj, në karrigen që e tërhoqi nga ana e tavolinës, u ul Bali Tuzi duke mbajtur

385

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!