19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Aso kohe Bali Tuzi ishte student, ishte në kohën më të hareshme dhe bënte

jetë të shfrenuar, duke rend pas dëfrimeve. I kishin pas thënë se në atë hyrje,

ku banonte edhe ai, ishte një banesë të cilën banonin katër femra, të ardhura

kush e di prej nga, por që pranonin meshkujt brenda dhe bënin tregti përmes

kënaqësive të tyre... Njëra prej tyre, derisa Baliu me afshin rinor kishte

kërkuar ta pranonte në përqafim, ia kishte pas falur atë shprehjen “ik, lumja

dada... shiko mos po të derdhet fasulja...” Ishte ai momenti kur Baliu, jo

vetëm që ia kishte bërë me kokë drejt hyrjes në korridor, por edhe e kishte

zgjatur dorën ta tërhiqte andej, sepse i kishin thënë se ndaj femrave të tilla

duhej të kishte sjellje arrogante shkaku i lekëve që do t’ia jepte. Mirëpo ajo,

lëre që nuk e kishte lënë ta prekte me dorë, por edhe e kishte shty duke i

thënë “Ik, lumja dada... shiko mos po të derdhet fasulja...!” Kjo shprehje e saj

i ishte bërë pikë në zemër, sepse nuk e kuptonte; fare nuk arrinte t’ia mësonte

domethënien, ndërkaq shokët atë shprehje të saj e përdornin të bënin shaka,

duke i thënë se “me fasule ajo kudër ta ka identifikuar atë sendin...”

“Mirë bëra që nuk fola me të”, mendoi, mandej u ul pranë kompjuterit.

Postën e kishte të zbrazur, asnjë mesazh nuk kishte arritur. Pa arritur ende të

shënjonte adresën e një miku, me qëndrim në Amsterdam, nga i cili shumë

shpesh i vinin të shkruarat në formën e letrave dhe të mendimeve me të cilat

ai preokupohej, e që e kishte ndërmend t’i shkruante mbi idenë e vetmisë të

cilën e kishte pranuar për shumë arsye, iu mbush ekrani me referenca

spontane, nga ato më banalet të shfaqura përmes figurave lakuriqe, deri te

reklamat për makinat luks. Nga këto të hedhura në ekran sikur i lëndohej

vetmia të cilën e kishte zgjedhur dhe për shkak të saj ishte larguar nga shtëpia

ku e kishte gruan dhe fëmijët. Me marrëveshje paraprake kishte arritur të bind

gruan se i duhej ajo jetë e vetmuar, se në bashkësi nuk kishte mundësi të

koncentrohej, të qëndronte me orë të tëra pa lëvizur nga karrigia duke u

marrë me ndonjë ide. Në bashkësi ndodhte që, në momentet që ai i quante më

interesante, në momente frymëzimi, t’i prishej rendi i meditimit dhe punës.

Largimin nga shtëpia dhe vendosjen në atë banesë, e çmonte si shpëtim dhe e

mbante shpresa se në aso kushte vetmie do të arrinte të krijonte vepra, duke i

shfrytëzuar edhe mendimet e të tjerëve që do t’i vinin nga këmbimet e

mesazheve përmes internetit.

Iu qas shenjës në ekran, të emëruar me “hapi i parë”, në të cilin, sikur

gjuajtjet e patateve në thes, i hidhte mendimet të strukur në ndonjë fjali ose

në ndonjë periudhë, ashtu të pa sistemuara, por që i hynin në punë, qoftë

përmes pasurimit të monologut të ndonjë protagonisti, apo për shtruarjen e

ndonjë teme me gjerësi. Krahasimin e mendimeve me patatet Bali Tuzi e

kishte bërë me qëllim, duke pasur për bazë se patatet e hidhura në thes janë të

pa vlerë po qe se nuk do të qëroheshin, të griheshin dhe të ziheshin. Prandaj

edhe mendimet në formën e fjalive ose të periudhave, mbase si patatet,

njëherë duhet të grumbullohen, pastaj të qërohen e grihen, domethënë të

analizohen e sistemohen në tekste tërësore.

383

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!