hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Bali Tuzi e kishte vendosur të qëndronte në atë pozitë, skaj dritares, duke mbajtur cepin e perdes të tërhequr dhe shikimin përtej, mbase për ta kuptuar realitetin mbi atë person dhe ishte i bindur se, pa ndonjë vonesë të tepruar, do t’i afrohej ndokush që e njeh dhe do ta shoqërojë atë tutje. Porse, për dy orë rresht, asgjë nuk ndodhi. As erdhi ndokush që t’i bënte shoqëri, as luajti nga ajo pozitë ajo femër me flokë gështenje, që thashë: të lëshuara shpinës, dhe me një si pardesy të hedhur krahëve. Gjatë atyre dy orëve Bali Tuzit iu shfaq dhembja e këmbëve, andaj u mbështetë dhe shikoi orën: ishte gjashtëmbëdhjetë pa pesë minuta. “Au!” bëri zëshëm. U shkëput nga dritarja dhe iu afrua tavolinës së punës mbi të cilën ishte kompjuteri. E vuri në veprim. Zakonisht në mesditë e fuste në veprim lidhjen elektronike, çelte dritaren e mesazheve; kontaktonte me njerëz të caktuar, me adresa të përhershme, me individë me të cilët mbante lidhje, informohej për shumë çka dhe këmbenin mendime rreth artit, dhe jo vetëm rreth artit. Kjo mënyrë komunikimi i pëlqente së tepërmi, sepse kjo formë afrie ndihmonte që, ajo vetmi e tij, të mos ishte me kuptim të plotë. Përmes kësaj forme komunikimi, merrte mesazhe nga më të ndryshmet, njihej me pikëpamje interesante filozofike. Si zakonisht, edhe kësaj radhe, e kishte ndërmend që, me të hyrë në banesë, të aktivizonte lidhjet, por i harruar te dritarja, e kishte harruar kompjuterin të cilin pak më parë e kishte vënë në veprim. Iu afrua. E shikoi ekranin, pastaj iu qas simbolit për internet. E aktivizoi që të përfitonte lidhjen dhe, prapë, vajti te dritarja të shikonte në rrugë, por ajo nuk ishte më në atë vendin e mëparshëm, nuk ishte e mbështetur për trungun e asaj mështekne. Sikur ta kishte lëshuar toka. Largimi nga i vend ia shtoi misterin dhe e nxiti Bali Tuzin të bëhej edhe më kureshtar për të. U pendua pse nuk i foli sa ishte në rrugë, mandej, në vend të qëndrimit para xhamit të dritares mendoi se do të ishte shumë më mirë të zbriste shkallët, të dilte në trotuar, t’i afrohej dhe të fliste me të, sado që nuk kishte ndonjë ide se çfarë do të fliste, apo vetëm do ta pyeste se kush ishte dhe prej nga vinte në atë lagje të tij, dhe a mos i duhej farë ndihme. Por e kundërshtoi mendimin, duke menduar se do të përballej me përgjigjen në formën e pyetjeve: “çka po të intereson ty?”, ose “a nuk ke tjetër punë?”, apo “mbërtheu!” ose “ik, lumja dada... shiko mos po të derdhet fasulja...” Këtë shprehje të fundit ia kishte pas thënë, në një rast të moshës së hershme të tij, një biondine e cila qëndronte e mbështetur për muri afër hyrjes në korridorin e një ndërtese. Ndryshe, Bali Tuzi ishte krejtësisht i një natyre tjetër. Pavarësisht çka i sillej në kokë, në realitet ishte njeri i vetvetes dhe për vetveten. Nuk i interesonte askush, madje as femra si gjini, si krijesë biologjike. Krejt çka kishte menduar se si do të ofrohej, e çfarë do t’i fliste asaj, s’ishte veç një ëndërrim në vetvete. E largët ishte ajo kohë kur, duke u bërë viktimë e simpatisë, kalonte me ditë e net të tëra duke planifikuar një përshëndetje të vetme që do t’ia bënte ndonjërës. 382

Aso kohe Bali Tuzi ishte student, ishte në kohën më të hareshme dhe bënte jetë të shfrenuar, duke rend pas dëfrimeve. I kishin pas thënë se në atë hyrje, ku banonte edhe ai, ishte një banesë të cilën banonin katër femra, të ardhura kush e di prej nga, por që pranonin meshkujt brenda dhe bënin tregti përmes kënaqësive të tyre... Njëra prej tyre, derisa Baliu me afshin rinor kishte kërkuar ta pranonte në përqafim, ia kishte pas falur atë shprehjen “ik, lumja dada... shiko mos po të derdhet fasulja...” Ishte ai momenti kur Baliu, jo vetëm që ia kishte bërë me kokë drejt hyrjes në korridor, por edhe e kishte zgjatur dorën ta tërhiqte andej, sepse i kishin thënë se ndaj femrave të tilla duhej të kishte sjellje arrogante shkaku i lekëve që do t’ia jepte. Mirëpo ajo, lëre që nuk e kishte lënë ta prekte me dorë, por edhe e kishte shty duke i thënë “Ik, lumja dada... shiko mos po të derdhet fasulja...!” Kjo shprehje e saj i ishte bërë pikë në zemër, sepse nuk e kuptonte; fare nuk arrinte t’ia mësonte domethënien, ndërkaq shokët atë shprehje të saj e përdornin të bënin shaka, duke i thënë se “me fasule ajo kudër ta ka identifikuar atë sendin...” “Mirë bëra që nuk fola me të”, mendoi, mandej u ul pranë kompjuterit. Postën e kishte të zbrazur, asnjë mesazh nuk kishte arritur. Pa arritur ende të shënjonte adresën e një miku, me qëndrim në Amsterdam, nga i cili shumë shpesh i vinin të shkruarat në formën e letrave dhe të mendimeve me të cilat ai preokupohej, e që e kishte ndërmend t’i shkruante mbi idenë e vetmisë të cilën e kishte pranuar për shumë arsye, iu mbush ekrani me referenca spontane, nga ato më banalet të shfaqura përmes figurave lakuriqe, deri te reklamat për makinat luks. Nga këto të hedhura në ekran sikur i lëndohej vetmia të cilën e kishte zgjedhur dhe për shkak të saj ishte larguar nga shtëpia ku e kishte gruan dhe fëmijët. Me marrëveshje paraprake kishte arritur të bind gruan se i duhej ajo jetë e vetmuar, se në bashkësi nuk kishte mundësi të koncentrohej, të qëndronte me orë të tëra pa lëvizur nga karrigia duke u marrë me ndonjë ide. Në bashkësi ndodhte që, në momentet që ai i quante më interesante, në momente frymëzimi, t’i prishej rendi i meditimit dhe punës. Largimin nga shtëpia dhe vendosjen në atë banesë, e çmonte si shpëtim dhe e mbante shpresa se në aso kushte vetmie do të arrinte të krijonte vepra, duke i shfrytëzuar edhe mendimet e të tjerëve që do t’i vinin nga këmbimet e mesazheve përmes internetit. Iu qas shenjës në ekran, të emëruar me “hapi i parë”, në të cilin, sikur gjuajtjet e patateve në thes, i hidhte mendimet të strukur në ndonjë fjali ose në ndonjë periudhë, ashtu të pa sistemuara, por që i hynin në punë, qoftë përmes pasurimit të monologut të ndonjë protagonisti, apo për shtruarjen e ndonjë teme me gjerësi. Krahasimin e mendimeve me patatet Bali Tuzi e kishte bërë me qëllim, duke pasur për bazë se patatet e hidhura në thes janë të pa vlerë po qe se nuk do të qëroheshin, të griheshin dhe të ziheshin. Prandaj edhe mendimet në formën e fjalive ose të periudhave, mbase si patatet, njëherë duhet të grumbullohen, pastaj të qërohen e grihen, domethënë të analizohen e sistemohen në tekste tërësore. 383

Bali Tuzi e kishte vendosur të qëndronte në atë pozitë, skaj dritares, duke

mbajtur cepin e perdes të tërhequr dhe shikimin përtej, mbase për ta kuptuar

realitetin mbi atë person dhe ishte i bindur se, pa ndonjë vonesë të tepruar, do

t’i afrohej ndokush që e njeh dhe do ta shoqërojë atë tutje. Porse, për dy orë

rresht, asgjë nuk ndodhi. As erdhi ndokush që t’i bënte shoqëri, as luajti nga

ajo pozitë ajo femër me flokë gështenje, që thashë: të lëshuara shpinës, dhe

me një si pardesy të hedhur krahëve.

Gjatë atyre dy orëve Bali Tuzit iu shfaq dhembja e këmbëve, andaj u

mbështetë dhe shikoi orën: ishte gjashtëmbëdhjetë pa pesë minuta. “Au!” bëri

zëshëm. U shkëput nga dritarja dhe iu afrua tavolinës së punës mbi të cilën

ishte kompjuteri. E vuri në veprim. Zakonisht në mesditë e fuste në veprim

lidhjen elektronike, çelte dritaren e mesazheve; kontaktonte me njerëz të

caktuar, me adresa të përhershme, me individë me të cilët mbante lidhje,

informohej për shumë çka dhe këmbenin mendime rreth artit, dhe jo vetëm

rreth artit. Kjo mënyrë komunikimi i pëlqente së tepërmi, sepse kjo formë

afrie ndihmonte që, ajo vetmi e tij, të mos ishte me kuptim të plotë. Përmes

kësaj forme komunikimi, merrte mesazhe nga më të ndryshmet, njihej me

pikëpamje interesante filozofike. Si zakonisht, edhe kësaj radhe, e kishte

ndërmend që, me të hyrë në banesë, të aktivizonte lidhjet, por i harruar te

dritarja, e kishte harruar kompjuterin të cilin pak më parë e kishte vënë në

veprim. Iu afrua. E shikoi ekranin, pastaj iu qas simbolit për internet. E

aktivizoi që të përfitonte lidhjen dhe, prapë, vajti te dritarja të shikonte në

rrugë, por ajo nuk ishte më në atë vendin e mëparshëm, nuk ishte e

mbështetur për trungun e asaj mështekne. Sikur ta kishte lëshuar toka.

Largimi nga i vend ia shtoi misterin dhe e nxiti Bali Tuzin të bëhej edhe më

kureshtar për të. U pendua pse nuk i foli sa ishte në rrugë, mandej, në vend të

qëndrimit para xhamit të dritares mendoi se do të ishte shumë më mirë të

zbriste shkallët, të dilte në trotuar, t’i afrohej dhe të fliste me të, sado që nuk

kishte ndonjë ide se çfarë do të fliste, apo vetëm do ta pyeste se kush ishte

dhe prej nga vinte në atë lagje të tij, dhe a mos i duhej farë ndihme. Por e

kundërshtoi mendimin, duke menduar se do të përballej me përgjigjen në

formën e pyetjeve: “çka po të intereson ty?”, ose “a nuk ke tjetër punë?”, apo

“mbërtheu!” ose “ik, lumja dada... shiko mos po të derdhet fasulja...” Këtë

shprehje të fundit ia kishte pas thënë, në një rast të moshës së hershme të tij,

një biondine e cila qëndronte e mbështetur për muri afër hyrjes në korridorin

e një ndërtese. Ndryshe, Bali Tuzi ishte krejtësisht i një natyre tjetër.

Pavarësisht çka i sillej në kokë, në realitet ishte njeri i vetvetes dhe për

vetveten. Nuk i interesonte askush, madje as femra si gjini, si krijesë

biologjike. Krejt çka kishte menduar se si do të ofrohej, e çfarë do t’i fliste

asaj, s’ishte veç një ëndërrim në vetvete. E largët ishte ajo kohë kur, duke u

bërë viktimë e simpatisë, kalonte me ditë e net të tëra duke planifikuar një

përshëndetje të vetme që do t’ia bënte ndonjërës.

382

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!