hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Që prapa gardhit Përmbi gardhin e Parajsës së humbur të poshtëruarit thonë lutjen me zë të lartë që nuk honepset nga Providenca: Na rivllazëro, o Zot, neve të çvllazëruarit që kemi kafshuar në zemër si mollën e sherrit... TRAIAN T. COŞOVEI (1954) Mjeshtrat e durimit Ah, fëmijëria ime i ka parë mjeshtrat e durimit duke ngrohur duart në flakën e vajzës me shkrepse dhe vetminë më të pacipë si e shkruante emrin në mure me një thikë në trajtë peshku. Dikush duhet të vijë në zemrën e gurit - thosha. Dikush duhet ta lustrojë gjakun si armën dhe dikush me një gërshërë argjendi ta qethë gardhin e gjallë të dashurisë. Vetëm shënja në xham, amerika të zbuluara në bëlbëzimin e dëborës - vetëm dridhja e gishtave mbi shkëlqimin verbues të dëborës. Shurupi i vdekjes sate ngulte në dritare hekura prej dhëmbësh gorille dhe dikush që duhej të vinte të lexonte në gjelbërimin e gjethes diçka për të qënë, në qafën e gjirafës - dikush që duhej të më dëgjonte në qetësinë më shurdhuese. Ndofta pikërisht ti, që thurr shalle për të varfrit, ndofta trupat e të dashuruarve që thurrin një frazë; ndofta brilantina me të cilën marrëzia e shtron flokun, ndofta ti, që dëgjon pincën e erës 38

që shkul nga çatitë vetulla e zëra,- ti, që më rrëfen mbi tavolinë syzet e të verbrit të madh të pulave; ti, që më pret nga letra e gazetës puthje të ëmbla në një botë të çuditshme. Pleqëritë e një djaloshi të urtë Edhe unë dikur kam qënë një djalosh i prapë. Kam filmuar, kam pirë, kam qëlluar në xhame prej gjaku me zemra të sfilitura, prej guri. Kam mbajtur nëpër gojë kofshët e vajzave të lagjes - U kam ngritur hallka pëllumbave, hallka të rënda prej hekuri fjalëve dhe bukurive, Kam pasur paturpësinë të dëgjoj gjer në fund rrëfimin e një mijë e një jetëve. Pronaren plakë jo unë e shtyva nëpër shkallë. Në pasqyrën e ashensorit jo unë shkrova një fjalë tepër të vockël. Mund të kisha pasur një zemër të madhe. Mund të kisha pasur një gjak xhuxh. Me grushta kam nxjerrë vetëm grumbuj monedhash në telefonat publikë. E kam lyer trupin me zëra, frymëmarrje, buzëqeshje të dyshimta të ardhura nga net dhe mjegull, nga humnera, nga gremina... Kam qënë fëmijë i prapë. Gishtat e mi kanë prekur diçka të paqartë, ndërmjet sëpatës dhe xhelatit, flokët e mi të verdhë kanë ëndërruar edhe flutura e piramida - të thithin parfume nga Trinidadi, kurora dhe gjerdane. Duart i kam djegur në mirazhin e viseve të nxehta. Duke bredhur nëpër botë, kam qënë fëmijë i keq dhe leshverdhë i shpresës për të qënë, i dëshpërimit që pata qënë. I harruar nga të gjithë, në papafingon e një buzëqeshjeje mësova përmendësh rrëfenjën e një mijë e një netëve. 39 (Shqipërime nga Kopi Kyçyku)

Që prapa gardhit

Përmbi gardhin e Parajsës së humbur

të poshtëruarit thonë lutjen me zë të lartë

që nuk honepset nga Providenca:

Na rivllazëro, o Zot, neve

të çvllazëruarit

që kemi kafshuar në zemër

si mollën

e sherrit...

TRAIAN T. COŞOVEI

(1954)

Mjeshtrat e durimit

Ah, fëmijëria ime i ka parë mjeshtrat e durimit

duke ngrohur duart në flakën e vajzës me shkrepse

dhe vetminë më të pacipë

si e shkruante emrin në mure

me një thikë në trajtë peshku.

Dikush duhet të vijë në zemrën e gurit - thosha.

Dikush duhet ta lustrojë gjakun si armën

dhe dikush me një gërshërë argjendi

ta qethë gardhin e gjallë të dashurisë.

Vetëm shënja në xham, amerika të zbuluara në

bëlbëzimin e dëborës - vetëm dridhja e gishtave mbi

shkëlqimin verbues të dëborës.

Shurupi i vdekjes sate ngulte në dritare hekura prej dhëmbësh gorille

dhe dikush që duhej të vinte

të lexonte në gjelbërimin e gjethes diçka për të qënë,

në qafën e gjirafës - dikush që duhej të më dëgjonte

në qetësinë më shurdhuese.

Ndofta pikërisht ti, që thurr shalle për të varfrit,

ndofta trupat e të dashuruarve që thurrin një frazë;

ndofta brilantina me të cilën marrëzia e shtron flokun,

ndofta ti, që dëgjon pincën e erës

38

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!