hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

antitotalitariste i përçonin me një gjuhë të stërholluar e me nëntekste të mençur, të pakuptueshëm lehtë nga koka të mykura prej dogmash. Ndërkaq numuri i “rojeve” vigjilente u shtua me shpejtësi. Këta kalemxhinj servilë mezi prisnin të përgatisnin me “përkushtim parimor” raporte që i dërgonin në dy adresa: në Komitetin Qëndror të PPSh dhe në Sigurimin e Shtetit. “Gjah” i parapëlqyer për këto “ameba” pa shtyllë kurrizore, u bënë në radhë të parë dorëshkrimet që krijuesit përparimtarë çonin në gazeta, revista dhe në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Në çdo fjalë dhe mes rreshtave, inkuizitorët zorrëkuq përpiqeshin të gjenin qimen në vezë dhe ta paraqitnin të bardhën të zezë. Kulmin e nivelit intelektual-ideor e të burrërisë disidenca shqiptare e shënoi me dërgimin e Letrave të hapura në udhëheqjen më të lartë të partisë-shtet, përfshi personin numur 1 të saj. Me këtë akt të pashëmbullt në atë periudhë të errët, intelektualë të shquar, që ndodheshin ende jashtë burgut, si shkrimtari e dramaturgu Kasëm Trebeshina, apo pedagogu i letërsisë Qani Çollaku, vëlla heroi, sidhe të tjerë, që ishin në pranga tashmë, si Fadil Kokomani e Vangjel Lezho, krahas denoncimit të diktaturës, guxonin t’i thoshin “ndal” edhe heshtjes ndaj krimeve të llahtarshme të regjimit. Në një kohë kur shumëkush, i mposhtur nga trysnitë e egra, kish arritur në përfundimin se nuk mund t’i bihej murit me kokë, Letrat e disidentëve të lartpërmendur, që ishin tekste thelbësore të filozofisë morale, rrëzonin murin e “sigurimzuar”, duke “ftuar” për dialog vetë kryeshkaktarin e të gjitha të këqijave që përjetonte prej vitesh një popull i tërë. Nuk ishte fjala, pra, për dialogje që zhvilloheshin kokë më kokë, në fshehtësi të plotë, midis miqsh, sa më larg veshit e syrit të “armës më të dashur të partisë”, por me zë të lartë, frymëzuar nga nevoja sokratike për të vërtetën, pas pamundësisë për të zgjidhur problemet me institucionet e tejpolitizuara të të gjitha shkallëve. Letrat e disidentëve përmbanin qëndrime kritike për gjendjen e mjeruar ekonomiko-sociale dhe sidomos për mungesën e të drejtave më elementare të njeriut. Kjo, në një kohë kur intelektualët e vendeve të tjera eurolindore dërgonin pa pengesë në Perëndim materiale me përmbajtje antikomuniste, të cilat botoheshin, ose transmetoheshin të plota nga radiot “Zëri i Amerikës”, “BBC” dhe “Evropa e Lirë”. Duke marrë rrezikun në sy dhe duke shpërfillur pasojat edhe më të rënda që do të shoqëronin këtë mënyrë komunikimi katarsiste, disidentët shqiptarë dëshmonin një etikë të re qytetare dhe një shpirt të pavarur, të paindoktrinuar e të panjollosur nga ideologjia komuniste. Në Letrat e disidentëve jepeshin gjykime të pjekura rreth përmbysjes së shkallës së vlerave nga regjimi totalitarist dhe, përmes një ironie të hollë, fshikulloheshin mjaft dukuri negative, që e kishin zanafillën në politikën miope dhe vetizoluese të partisështet. Të konceptuara si një formë incipiente e një dialogu a debati publik të mundshëm, Letrat në fjalë përfaqësojnë analiza të mprehta, të sakta, të gjalla 378

e të dokumentuara të kalbësisë së regjimit diktatorial, duke formuluar edhe ide të qarta dhe bindëse për rrugëdaljen nga kriza gjithëpërfshirëse dhe frymëzënëse. Letrat programatike të disidentëve shqiptarë, të këtyre njerëzve normalë që fati i zi i bëri të jetonin nën një regjim ano(r)mal, përbëjnë një aktakuzë pa të dytë ndaj komunizmit, i cili konsiderohet “marrëzia më e madhe e sajuar nga njerëzit kundër njerëzve”. Nga frika se idetë e thella të Letrave mund të përhapeshin me shpejtësi në mbarë vendin duke pasur pasoja fatale për regjimin, ato nuk u kthyen kurrë në dialog. Në vend të përgjigjeve që duhej të jepte, diktatura i cilësoi akte vetëdënimi dhe i fundosi edhe më thellë në terr autorët e tyre. Por, nga ajo që ke frikë, nuk shpëton dot. Regjimi totalitar u përmbys, ndërsa fryma e Letrave ndjehet ngado sot në botën shqiptare, bashkë me mirënjohjen ndaj autorëve të tyre që ishin zgjedhur, si duket, ta mposhtnin totalitarizmin dy herë me radhë, para dhe pas daljes së kombit nga skëterra. 379

e të dokumentuara të kalbësisë së regjimit diktatorial, duke formuluar edhe

ide të qarta dhe bindëse për rrugëdaljen nga kriza gjithëpërfshirëse dhe

frymëzënëse. Letrat programatike të disidentëve shqiptarë, të këtyre njerëzve

normalë që fati i zi i bëri të jetonin nën një regjim ano(r)mal, përbëjnë një

aktakuzë pa të dytë ndaj komunizmit, i cili konsiderohet “marrëzia më e

madhe e sajuar nga njerëzit kundër njerëzve”.

Nga frika se idetë e thella të Letrave mund të përhapeshin me shpejtësi në

mbarë vendin duke pasur pasoja fatale për regjimin, ato nuk u kthyen kurrë

në dialog. Në vend të përgjigjeve që duhej të jepte, diktatura i cilësoi akte

vetëdënimi dhe i fundosi edhe më thellë në terr autorët e tyre.

Por, nga ajo që ke frikë, nuk shpëton dot. Regjimi totalitar u përmbys, ndërsa

fryma e Letrave ndjehet ngado sot në botën shqiptare, bashkë me mirënjohjen

ndaj autorëve të tyre që ishin zgjedhur, si duket, ta mposhtnin totalitarizmin

dy herë me radhë, para dhe pas daljes së kombit nga skëterra.

379

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!