19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KOPI KYÇYKU

Dëshmi të qëndresës intelektuale

Në çdo diktaturë, veçanërisht në atë komuniste, intelektuali është i detyruar të

zgjedhë, - publikisht ose në intimitetin e vet shpëtimtar, - një nga alternativat

e mëposhtme:

a. të jetë aminollar i pushtetit, gjë që nënkupton jo vetëm heqjen dorë nga

profesionalizmi, por edhe pranimin pa një pa dy të kompromisit;

b. “tërheqjen” në sferat ezoterike të kulturës, gjë që, në mungesë të çdo

perspektive tjetër, mund të cilësohet si mënyra ideale e qëndresës pasive ndaj

të këqijave të regjimit;

c. qëndresën me dinjitet, të hapur dhe energjike, ndaj ideologjizimit të

kulturës dhe dëmtimit të skajshëm të marrëdhënieve ndërmjet pushtetit

politik dhe shoqërisë civile.

Megjithse tek ne, - për arsye të njohura, që kulmojnë me pamundësinë e plotë

për të shprehur apo shpallur në shtyp bindjet e kundërta me të regjimit, - nuk

ka pasur një letërsi të dukshme disidente si në ish-Bashkimin Sovjetik,

Poloni, Çeki, Sllovaki, Hungari dhe deridiku Rumani e Bullgari, - vende ku

liria e shtypit dhe e shprehjes nuk ishte aq e kufizuar, - mund të qëmtojmë

dhe të rindërtojmë disa momente, individuale, por edhe në grup, të qëndresës

shqiptare. Në historinë e disidencës sonë intelektuale janë të mirënjohur emra

si Trifon Xhagjika, Bilal Xhaferri, Agim Musta, Bedri Myftari, Visar Zhiti,

Vilson Blloshmi, Genc Leka, Uran Kostreci, Ylber Merdani, Petraq Kolevica,

Piro Kuqi, Zhaneta Ogranaja, Mihallaq Luarasi, Kujtim Spahivogli, Ali

Oseku, Anton Çefa, Ferik Ferra, Maks Velo e shumë të tjerë, të cilët hodhën

në letër, në telajo e në pentagram, ngjitën në skenë e në ekran vepra me

përmbajtje e nivel të lartë (lexo: nivel të lirë estetikisht) ideor e artistik. Pra,

edhe në kushtet e rënda të ndrydhjes së artit autentik prej vargonjve të

ideologjisë zyrtare, mjaft vlera shpirtërore të vërteta mbijetuan. Në këtë

drejtim ndikoi jo pak solidariteti mes krijuesve që, në rreth të ngushtë e kokë

më kokë, (gjithnjë duke rrezikuar kokën) shkëmbenin mendime rreth të

ardhmes së artit në një Shqipëri demokratike. Vetë qëndresa antitotalitariste e

kërkonte dhe e nënkuptonte një solidaritet të tillë. Argumenti i fuqishëm i

disidentëve ishte eliminimi i kompromiseve të çdo lloji, përfshi edhe

kompromisin moral. Njëkohësisht, ata vinin me avantazhin e një kulture të

tipit evropian. Në fillim, aparatçikët, kulturçikët, nuk i ranë dot hiles, por, me

kalimin e kohës, kur gjithçka zuri të shpërthente hapur, konflikti ndërmjet të

rinjve dhe atyre që kishin lidhur qysh herët pakt me djallin, u acarua.

Fillimisht cenzura e pa veten të papërgatitur dhe u befasua ngaqë krijimet e

demokratëve, përveç erudicionit e finesës, aluzionet e alegoritë therrëse

377

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!