hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

DY FJALË ÇAJNË DHENË O TĂIETURĂ CA ÎN PIATRĂ RUSZARD KAPUSCINSKI (1932-2009) Zoti sheh dhe hesht Zoti sheh dhe hesht na lejon të mendojmë në vend të tij të flasim në emër të tij ja ç’është pasiviteti një trajtë e mundshme e përfytyrimit tonë mund Ta vendosësh në një re mjekrën mund T’ia vizatosh tëmthat e thinjur ballin e trishtuar vështrimin e errëtuar Por mund të jetë edhe një burrë i fuqishëm nga ata që mbeten përjetë të rinj i palodhur, s’e ze vendi plot ide gati të shtjellojë gjer në skaj të imponojë motërzime të ndryshme të ekzistencës të luajë më të përgjakshmet loja dhe të na fusë në të gjitha këto Derisa të lodhur të shterur nga udhëtimi bërë mbi lëkurën e rrudhur të tokës shterpë me zërin përhumbur në korridoret e krisur të fytit më në fund klithim. 376

KOPI KYÇYKU Dëshmi të qëndresës intelektuale Në çdo diktaturë, veçanërisht në atë komuniste, intelektuali është i detyruar të zgjedhë, - publikisht ose në intimitetin e vet shpëtimtar, - një nga alternativat e mëposhtme: a. të jetë aminollar i pushtetit, gjë që nënkupton jo vetëm heqjen dorë nga profesionalizmi, por edhe pranimin pa një pa dy të kompromisit; b. “tërheqjen” në sferat ezoterike të kulturës, gjë që, në mungesë të çdo perspektive tjetër, mund të cilësohet si mënyra ideale e qëndresës pasive ndaj të këqijave të regjimit; c. qëndresën me dinjitet, të hapur dhe energjike, ndaj ideologjizimit të kulturës dhe dëmtimit të skajshëm të marrëdhënieve ndërmjet pushtetit politik dhe shoqërisë civile. Megjithse tek ne, - për arsye të njohura, që kulmojnë me pamundësinë e plotë për të shprehur apo shpallur në shtyp bindjet e kundërta me të regjimit, - nuk ka pasur një letërsi të dukshme disidente si në ish-Bashkimin Sovjetik, Poloni, Çeki, Sllovaki, Hungari dhe deridiku Rumani e Bullgari, - vende ku liria e shtypit dhe e shprehjes nuk ishte aq e kufizuar, - mund të qëmtojmë dhe të rindërtojmë disa momente, individuale, por edhe në grup, të qëndresës shqiptare. Në historinë e disidencës sonë intelektuale janë të mirënjohur emra si Trifon Xhagjika, Bilal Xhaferri, Agim Musta, Bedri Myftari, Visar Zhiti, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Uran Kostreci, Ylber Merdani, Petraq Kolevica, Piro Kuqi, Zhaneta Ogranaja, Mihallaq Luarasi, Kujtim Spahivogli, Ali Oseku, Anton Çefa, Ferik Ferra, Maks Velo e shumë të tjerë, të cilët hodhën në letër, në telajo e në pentagram, ngjitën në skenë e në ekran vepra me përmbajtje e nivel të lartë (lexo: nivel të lirë estetikisht) ideor e artistik. Pra, edhe në kushtet e rënda të ndrydhjes së artit autentik prej vargonjve të ideologjisë zyrtare, mjaft vlera shpirtërore të vërteta mbijetuan. Në këtë drejtim ndikoi jo pak solidariteti mes krijuesve që, në rreth të ngushtë e kokë më kokë, (gjithnjë duke rrezikuar kokën) shkëmbenin mendime rreth të ardhmes së artit në një Shqipëri demokratike. Vetë qëndresa antitotalitariste e kërkonte dhe e nënkuptonte një solidaritet të tillë. Argumenti i fuqishëm i disidentëve ishte eliminimi i kompromiseve të çdo lloji, përfshi edhe kompromisin moral. Njëkohësisht, ata vinin me avantazhin e një kulture të tipit evropian. Në fillim, aparatçikët, kulturçikët, nuk i ranë dot hiles, por, me kalimin e kohës, kur gjithçka zuri të shpërthente hapur, konflikti ndërmjet të rinjve dhe atyre që kishin lidhur qysh herët pakt me djallin, u acarua. Fillimisht cenzura e pa veten të papërgatitur dhe u befasua ngaqë krijimet e demokratëve, përveç erudicionit e finesës, aluzionet e alegoritë therrëse 377

DY FJALË ÇAJNË DHENË

O TĂIETURĂ CA ÎN PIATRĂ

RUSZARD KAPUSCINSKI

(1932-2009)

Zoti sheh dhe hesht

Zoti sheh dhe hesht

na lejon të mendojmë në vend të tij

të flasim në emër të tij

ja ç’është pasiviteti

një trajtë e mundshme e përfytyrimit tonë

mund Ta vendosësh në një re

mjekrën mund T’ia vizatosh

tëmthat e thinjur

ballin e trishtuar

vështrimin e errëtuar

Por mund të jetë edhe një burrë i fuqishëm

nga ata që mbeten përjetë të rinj

i palodhur, s’e ze vendi

plot ide

gati të shtjellojë gjer në skaj

të imponojë motërzime të ndryshme të ekzistencës

të luajë më të përgjakshmet loja

dhe të na fusë në të gjitha këto

Derisa të lodhur

të shterur nga udhëtimi

bërë mbi lëkurën e rrudhur të tokës shterpë

me zërin përhumbur në korridoret e krisur

të fytit

më në fund

klithim.

376

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!