19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ndërsa nga ana tjetër kam mësuar se duhet ta jetosh jetën, por ta jetosh jetën

me të tjerët, jo vetëm. Ndërkohë që ata njerëz që jetojnë vetëm për atë që

është materiale, është simbolizimi më i keq i kapitalizmit, sepse për ta njeriu,

ose personi kthehet në një produkt, jo në qëllim njerëzor.

- Ju besoni tek Krijuesi. Më ka bërë përshtypje poezia juaj, Darvini erdhi i

paftuar në dasëm. Aty kam zbuluar shumë nga konceptet që përbëjnë edhe

diskursin tuaj poetik, ndërkohë që zbulohen edhe disa nga konceptet tuaja

mbi filozofinë e jetës humane. Do të ishim kurioz që ju vetë të na i rrëfenit.

Sean Thomas Dougherty: Për mua poezitë në shumicën e rasteve janë

momentet e ditës. Dhe poema për mua vë në dyshim ideologjitë abstrakte,

sepse ideologjia e vërtetë e poezisë është ajo që rrëfen për ndjenjat e të gjithë

njerëzve. Vetë jeta humane ka nevojë për materialen por nuk është materiale,

ajo ndërtohet më së shumti mbi ndjesitë. Dhe brenda kësaj hapësire

jomateriale, frymore, për të zbuluar energjinë që ajo ka, ka dhe teknika të

ndryshme letrare që i lejojnë poetët të flasin, apo të shprehen rreth kësaj. Dhe

asnjëra prej tyre nuk mund të thuash që është më e lartë se tjetra, sepse

njerëzit janë të ndryshëm dhe të shumëllojtë dhe të komplikuar. Kështu që

shkolla të ndryshme poetike si realizmi, ose simbolizmi, mund të përdoren

dhe të shprehim mendimet e tyre në kohë të ndryshme. Njerëzit, që si të

thuash i referohen veëm një mënyre të shkruari, humbasin aftësinë e tyre për

t’u shprehur, sepse gjatë ditës ne jemi njerëz të shumfishtë: Jemi dashnorë,

ose të dashuruar, jemi mësues, jemi prindër, jemi gazetarë, etj, etj. Në raste të

caktuara jeta është sa surrealiste dhe magjike, apo absurde, p.sh si Darvini që

vjen dhe hyn në një mbrëmje, në një diskutim mbi misterin e krijimit të

njeriut, por nga ana tjetër jeta ka nevojë edhe për këtë realizëm dhe ndaj çdo

ditë është e ndryshme dhe kjo është poezia, është ajo që jeton midis, si ndjesi

që nuk humbet. Poezia më duket sikur përkon më shumë me të vertetën tonë.

- Dolët pikërisht në pragun e një pyetjeje që unë e kisha përgatitur me mend

pak më parë për ju. Lumturia është një mister për të gjithë njerëzit, për ju si

poet çfarë është lumturia?

Sean Thomas Dougherty: Lumturia për mua është e thjeshtë. Janë njerëzit që

dua. Është e dashura ime LIZA, emrin e të cilës të lutem shkruaje më

shkronja kapitale dhe fëmijët e mi që janë Gabrieli dhe vajza Amara Rumi.

Kam një vajzë shtatëmuajshe që e kam sjellë me vete. Ndjej një lumturi

shumë të madhe kur mbaj në krahë vajzën time dhe djali qesh dhe ne jemi të

gjithë bashkë. Në këto momente të bukura asgjë tjetër s’ka rëndësi për mua

pastaj. Unë jam njeri shumë i thjeshtë, ndoshta është kjo që të çon tek më

360

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!