19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Sean Thomas Dougherty: Përsa i përket çështjes së kulturës së vjetër, që

mund ta kesh trashëguar ose ditur, është një gjë krejt ndryshe, është një gjë që

ti e ndjen, e këndon, pra këtë kulturën e vjetër, por jo në dëm të të tjerëve. Me

këtë dua të them që ti si njeri reflekton, e njeh atë, ndërkohë ajo të shërben si

ushqim për mendimin tënd, ose për të menduar më tepër dhe shikon që

njerëzit kanë shkruar, kanë bërë bashkëbisedime, kanë komunikuar me njëritjetrin

në një mënyrë më të përmbledhur, por pikërisht për të krijuar një

marrëdhënie paqeje midis tyre. Të jesh poet, duhet të vlerësosh kulturat e

tjera. Dhe arti i vërtetë i kalon kufijtë midis kombësive apo nacionaliteteve.

Sepse arti pikërisht i heq kufijtë duke krijuar një komb të asnjë kombi. Kjo

sot është edhe cilësia e post-modernit që vlerëson alternativat e

multikulturave duke e kthyer këtë në një aspekt më të mirë të të jetuarit.

- Postmodernizimi, ky është thelbi... ?!

Sean Thomas Dougherty: Post-modernizmi ka shumë zëra dhe jep si të

thuash përshkrime alternative. Por, post-modernizëm për mua, nuk do të

thotë më shumë se krijim. Me këtë dua të them të krijosh me siguri atë që të

vjen prej një shtyse të fuqishme, pa menduar të ngjash me dikë, ose të

përpiqesh të përshtatesh me rrethanat, ose kulturën e përgjithshme. Krijimi

duhet të jetë brenda teje, pak më përpara ekzistencës tënde. Është si të thuash

diçka që vjen, jo që e kërkon. Vjen dhe ti e bën. Kaq mjafton, por duhet

sidomos të vijë. Nëse nuk vjen, mos shkruaj.

- A mund të themi se si post-modern, vetë ju tek tradita ju gjeni rrënjët, ose

misterin e krijimtarisë?

Sean Thomas Dougherty: Nuk është se poezia që shkruaj, ose modermja ime

përfshihet në atë që quhet tradicionale, por tradicionalja ka disa zëra, jehona

që vinë pa më pyetur shumë mua, pa i menduar gjatë dhe këto jehona, këto

zëra muzikorë që më vinë kështu, këto sidomos i bëj poezi. Nuk bëj diçka

ndryshe. E bëj poezinë ashtu siç ndodh. Në fakt për mua të bërit poezi është

më parë një dukuri që ndodh.

- Keni frikë, shqetësoheni sot nga ajo masë e madhe njerëzisht që janë

pothuajse pa ndjenja, thelbësisht materialist dhe nënvleftësojnë emocionet,

pra shtypin ato “që ndodhin”?

Sean Thomas Dougherty: Frikë nga kjo gjë... ?! Ah, në fakt unë nuk mendoj

se unë kam frikë nga ata njerëz, por kam frikë se këta njerëz nuk lëndojnë

vetëm veten e tyre duke vrapuar pas materiales, por lëndojnë edhe të tjerët.

359

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!