hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Fjalët e Naços e çarmatosën përfundimisht turkun. Pse t’i shpëtonte nga duart një pasuri e tërë për hiçmosgjë? Çdo ta gjente shtetin për një shkollë idiote në atë cep të humbur të perandorisë? Veziri i madh e dëgjonte fjalën e tij si asnjë tjetër, i besonte logjikës së shëndoshë që e kishte nxjerrë shpesh herë faqebardhë nëpër dava të ngatërruara. Pastaj Sulltani nuk ishte në ditët më të mira. Pushteti i tij kish marrë tatëpjetën. Klanet brenda Portës, mosmarrveshjet për reforma dhe mundësinë e shmangies ose jo të luftës me Rusinë zinin kohën më të madhe të përkushtimit të tij. Nuk ishtë punë e vështirë të bindej për të firmosur një irade të tillë pa ndonjë rëndësi në rrëmujën e problemeve të mëdha me të cilat po ndeshej Turqia me fuqitë në rritje të Europës e sidomos Carin rus. Po Damad beu me përvojë të gjatë në vorbulllën e ngatërruar të goditjeve, përplasjeve dhe dështimeve në misione të tilla, u përkiste atyre që shohin edhe qimen në tra. Ata që nuk e donin, po e përfillnin nga halli, mund ta fusnin përçapjen e tij në të tjera hulli të luftës së vazhduar për pushtet, do ta shikonin çështjen në kënde të errëta, ta zmadhonin rrezikun dhe të shpifnin për qëllimet e kësaj ndërmarrjeje të dyshimtë. Në qarqet e larta të shtetit dhe ushtrisë kishte jo pak arnautë, të cilët nuk kishin kërkuar ndonjëherë mësimin e gjuhës amtare në trojet e tyre. Përse ngrihet një pasanik i panjohur dhe vjen në Stamboll për një punë të tillë? Çfarë marrdhënie kishte ky zotëri i panjohur me ofiqarët arnautë të perandorisë? Nikolla përpiqej të kuptonte përsiatjet e fshehta të tjetrit, po ishte e pamundur të lexonte shprehjen e pandryshuar të beut me karakter të fortë. Nuk ishte nga ata që shfaqnin ndjenjat. Maska e fytyrës nuk lejonte askënd të hynte në të fshehtat e mendjes së tij. Me të njëjtën pamje të jashtme, pa u shfaqur asnjëherë të vetme ç’mendonte dhe ç’ishte në të vërtetë, kishte çuar në litar njerëz të pafajshëm kur ia donte puna apo kishte shtruar udhën për gradime në raste të tjera. Jo, nuk qe e mundur ta kuptoje këtë njeri - maskë. Naçua, mjeshtër i marrveshjeve, e pa se duhej sulmuar me guxim, të mos e linte turkun të merrte frymë e të tirte pa fund pengesa pas pengesash, ndaj theu heshtjen e rëndë: - Damad bej, e shoh se u zure ngushtë. Bëj më të mirën që mendon, por në lojë janë njëzetepesë mijë napolina flori. Ju ose dikush tjetër do t’i marrë në dorë në çastin kur të dorëzohet iradeja që nuk i bën dëm kurrkujt. Fshehtësia e kësaj pune është e siguruar se do të bëhet një shkëmbim i thjeshtë vetëm mes dy burrave. Dëshiroj të jemi unë dhe ti. Përfundimi i marrveshjes mua më rrit peshën në sytë e miqve të mi, asgjë më shumë. Ndoshta këtë fat do ta ketë një tjetër në se nuk arrijmë të kuptohemi të dy. Goditja e drejtpërdrejtë ngjante me kërcënim për tërheqje, që në mënyrën e shpalosur dukej se arrnauti nuk e kishte vështirë ta bënte. Damad beu u thye dhe Nikolla kurajoz i mençur, po edhe me atë damarin e sertë të vendit të tij arriti fitoren e dytë pas asaj të restorantit. 352

- Do të shoh ç’mund të bëj efendi. Tri ditë si sot do të marrësh xhevapin, po nëse del fjala nuk do ta shohësh më as vendin dhe as ata miqtë e tu. Nikolla qeshi me trembjen e dukshme të beut më shumë se kërcënimi i tij. - Unë jam tregtar, Damad bej dhe tregtia ka një rregull të fortë e të përjetshëm në gjithë botën: “ Ai që bën kërkesën kurrë nuk tradhëton, tjetri nuk dihet ”. Qeshi edhe beu. U ngrit zgjati dorën dhe përgëzoi si rrallë herë: - Qënke i zgjuar efendi dhe mua më pëlqen të merrem vesh me burra të tillë. Nikolla u ngrit nderoi me një përkulje të lehtë pa ndërruar atë shprehjen e papërcaktuar si përherë, pastaj i tha beut gërmuqur në zyrën e tij të madhe vetëm dy fjalë: - Faleminderit zotëri. Doli shoqëruar nga Gjergj dhe hyzmeqarët e zyrës së këshilltarit. Ditën e caktuar Nikolla korri fitoren e tretë përfundimtare mbi Damad beun, mori në dorë dekretin perandorak të Sulltanit, që u jepte lejë të hapnin shkollë në gjuhën e tyre. Jashtë zakonit dhe natyrës së tij e puthi tri herë me gjithë zemër iradenë e lidhur me fjongo mëndafshi ngjyrë manushaqe, e vendosi në çantën e lëkurës dhe u nis me sy të përlotur e shpirtin mbushur plot. Në Bukuresht gjeti të mbledhur miqtë e tij, ardhur nga të gjitha anët e botës që e pritën me nderime mbretërore. Një vit më vonë, në pranverën e motit 1887, nisi udhë e para shkollë shqipe. Netët pa ty *** EDUART SULOLLARI Fëshfërin era e lamtumirës (Foşneşte vântul lui Rămas-bun) Trokon kali i dhimbjes së muzgut Ndërsa gëzimi im i praget prehrit të kësaj nate Me zemrën prej guri. Shoh të thyhet vazoja e ëndrrave Plasaritur nga malli i portave kyçur me pritje. Ujëvarës së kujtimeve fluturojnë nositët Me sytë mbushur gjithë trishtim. 353

- Do të shoh ç’mund të bëj efendi. Tri ditë si sot do të marrësh xhevapin, po

nëse del fjala nuk do ta shohësh më as vendin dhe as ata miqtë e tu.

Nikolla qeshi me trembjen e dukshme të beut më shumë se kërcënimi i tij.

- Unë jam tregtar, Damad bej dhe tregtia ka një rregull të fortë e të

përjetshëm në gjithë botën: “ Ai që bën kërkesën kurrë nuk tradhëton, tjetri

nuk dihet ”.

Qeshi edhe beu. U ngrit zgjati dorën dhe përgëzoi si rrallë herë:

- Qënke i zgjuar efendi dhe mua më pëlqen të merrem vesh me burra të tillë.

Nikolla u ngrit nderoi me një përkulje të lehtë pa ndërruar atë shprehjen e

papërcaktuar si përherë, pastaj i tha beut gërmuqur në zyrën e tij të madhe

vetëm dy fjalë:

- Faleminderit zotëri.

Doli shoqëruar nga Gjergj dhe hyzmeqarët e zyrës së këshilltarit.

Ditën e caktuar Nikolla korri fitoren e tretë përfundimtare mbi Damad beun,

mori në dorë dekretin perandorak të Sulltanit, që u jepte lejë të hapnin shkollë

në gjuhën e tyre. Jashtë zakonit dhe natyrës së tij e puthi tri herë me gjithë

zemër iradenë e lidhur me fjongo mëndafshi ngjyrë manushaqe, e vendosi në

çantën e lëkurës dhe u nis me sy të përlotur e shpirtin mbushur plot.

Në Bukuresht gjeti të mbledhur miqtë e tij, ardhur nga të gjitha anët e botës

që e pritën me nderime mbretërore.

Një vit më vonë, në pranverën e motit 1887, nisi udhë e para shkollë shqipe.

Netët pa ty

EDUART SULOLLARI

Fëshfërin era e lamtumirës

(Foşneşte vântul lui Rămas-bun)

Trokon kali i dhimbjes së muzgut

Ndërsa gëzimi im i praget prehrit të kësaj nate

Me zemrën prej guri.

Shoh të thyhet vazoja e ëndrrave

Plasaritur nga malli i portave kyçur me pritje.

Ujëvarës së kujtimeve fluturojnë nositët

Me sytë mbushur gjithë trishtim.

353

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!