19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Fjalët e Naços e çarmatosën përfundimisht turkun. Pse t’i shpëtonte nga duart

një pasuri e tërë për hiçmosgjë? Çdo ta gjente shtetin për një shkollë idiote në

atë cep të humbur të perandorisë? Veziri i madh e dëgjonte fjalën e tij si asnjë

tjetër, i besonte logjikës së shëndoshë që e kishte nxjerrë shpesh herë

faqebardhë nëpër dava të ngatërruara. Pastaj Sulltani nuk ishte në ditët më të

mira. Pushteti i tij kish marrë tatëpjetën. Klanet brenda Portës,

mosmarrveshjet për reforma dhe mundësinë e shmangies ose jo të luftës me

Rusinë zinin kohën më të madhe të përkushtimit të tij. Nuk ishtë punë e

vështirë të bindej për të firmosur një irade të tillë pa ndonjë rëndësi në

rrëmujën e problemeve të mëdha me të cilat po ndeshej Turqia me fuqitë në

rritje të Europës e sidomos Carin rus.

Po Damad beu me përvojë të gjatë në vorbulllën e ngatërruar të goditjeve,

përplasjeve dhe dështimeve në misione të tilla, u përkiste atyre që shohin

edhe qimen në tra. Ata që nuk e donin, po e përfillnin nga halli, mund ta

fusnin përçapjen e tij në të tjera hulli të luftës së vazhduar për pushtet, do ta

shikonin çështjen në kënde të errëta, ta zmadhonin rrezikun dhe të shpifnin

për qëllimet e kësaj ndërmarrjeje të dyshimtë. Në qarqet e larta të shtetit dhe

ushtrisë kishte jo pak arnautë, të cilët nuk kishin kërkuar ndonjëherë mësimin

e gjuhës amtare në trojet e tyre. Përse ngrihet një pasanik i panjohur dhe vjen

në Stamboll për një punë të tillë? Çfarë marrdhënie kishte ky zotëri i

panjohur me ofiqarët arnautë të perandorisë?

Nikolla përpiqej të kuptonte përsiatjet e fshehta të tjetrit, po ishte e pamundur

të lexonte shprehjen e pandryshuar të beut me karakter të fortë. Nuk ishte nga

ata që shfaqnin ndjenjat. Maska e fytyrës nuk lejonte askënd të hynte në të

fshehtat e mendjes së tij. Me të njëjtën pamje të jashtme, pa u shfaqur

asnjëherë të vetme ç’mendonte dhe ç’ishte në të vërtetë, kishte çuar në litar

njerëz të pafajshëm kur ia donte puna apo kishte shtruar udhën për gradime

në raste të tjera. Jo, nuk qe e mundur ta kuptoje këtë njeri - maskë.

Naçua, mjeshtër i marrveshjeve, e pa se duhej sulmuar me guxim, të mos e

linte turkun të merrte frymë e të tirte pa fund pengesa pas pengesash, ndaj

theu heshtjen e rëndë:

- Damad bej, e shoh se u zure ngushtë. Bëj më të mirën që mendon, por në

lojë janë njëzetepesë mijë napolina flori. Ju ose dikush tjetër do t’i marrë në

dorë në çastin kur të dorëzohet iradeja që nuk i bën dëm kurrkujt. Fshehtësia

e kësaj pune është e siguruar se do të bëhet një shkëmbim i thjeshtë vetëm

mes dy burrave. Dëshiroj të jemi unë dhe ti. Përfundimi i marrveshjes mua

më rrit peshën në sytë e miqve të mi, asgjë më shumë. Ndoshta këtë fat do ta

ketë një tjetër në se nuk arrijmë të kuptohemi të dy.

Goditja e drejtpërdrejtë ngjante me kërcënim për tërheqje, që në mënyrën e

shpalosur dukej se arrnauti nuk e kishte vështirë ta bënte. Damad beu u thye

dhe Nikolla kurajoz i mençur, po edhe me atë damarin e sertë të vendit të tij

arriti fitoren e dytë pas asaj të restorantit.

352

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!