hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

Damad beu i doli përpara ashtu si e kishte menduar gjatë prej shumë kohësh, pa e ditur se cili funksionar do të interesohej për të. Sidoqë parashikonte interesimin e shërbimit të fshehtë të shtetit ai nuk e njihte natyrën e beut, interesat dhe synimet e tij në dredhat e pushtetit. Biseda e pritshme do të zbulonte hollësira për të ndërtuar sjelljen e vështirë. E dinte se në postin e lartë të këshilltarit të shtetit për shërbimet sekrete nuk mund të qëndronte kushdo. Me shumë kujdes, fshehur pas dukjes indiferente prej ben ollaxhemi, mësoi nga kryesekretari i hotelit se Damad beu qe dhelpër e vjetër që kishte vënë përpara kandidatë të fuqishëm për të siguruar besimin e Vezirit. Kuptohej qartë se ishte një kundërshtar i egër, që do të ngrinte kurth pas kurthi për të zhbiruar Naçon dhe misionin e tij të brishtë. Përpunoi në mendje disa variante për ndeshjen e pritshme. Do të nxirte në tavolinën e lojës atë që i përshtatej më mirë natyrës së shkurtabiqit të fuqishëm. Pas faljes së mëngjesit nga të gjithë punonjësit e kryeministrisë, sipas rregullit të pa ndryshuar në shekuj, tek dera e pallatit të Vezirit u çfaq zotëria misterioz, që kishte çuditur edhe administratën qeveritare me sjelljen prej pasaniku të hijshëm. Fatih beu i pëshpëriti në vesh rojes se i priste Damad beu, dora vetë. Ai u priu me përkulje te oda e madhe e këshilltarit, pas një kontrolli të imtë nga të tjerë roje me feste të rënda në kokë. Nikolla hoqi kapelen dhe u paraqit sipas mënyrës së moderuar europiane: - Jam i lumtur zotëri të takohem me ju. - Bujrum efendi, mirëse erdhe, - u përgjigj Damad beu, - urdhëro ulu. Pas përshëndoshjeve të para, shërbyesi i beut solli kafe dhe ëmbëlsirë. - Ma bëj hallall sëkëlldinë efendi, po detyra ime kërkon të merrja vesh kush je dhe për ç’punë ke ardhur në Stamboll, - e nisi fjalën nëpunësi i lartë i shtetit. - Jam shqiptar, më quajnë Nikolla Naço. Kam ardhur për një punë me rëndësi që dëshiroj tua them vetëm ju në audiencë private nëse është e mundur. - Ah, qënke arrnaut, - qeshi beu në mëdyshje përzjerë me ironi, - mua më pëlqeni shumë ju se jeni trima dhe të besës. - Dashamirësia juaj ma lehtëson së tepërmi punën Damad bej. Ne kemi dëgjuar për mençurinë dhe shpirtin tuaj të madh, po fjalët që më thatë e tejkalojnë së tepërmi nderimin tonë. Beu dha urdhër të dilnin të tjerët dhe ta linin vetëm me zotin Naço të këmbenin ca fjalë kokë më kokë mes tyre. Pas një çasti në zyrën e madhe mbetën vetëm ata të dy. Nikollës i rrihte zemra si e zogut rënë në kurth, po nuk lëvizi nga qëndrimi prej zotërie hijerëndë, që kërkonte të bënte një marrveshje me interesa të ndërsjella, asgjë më tepër. Kishte ardhur më në fund shansi i madh, o sot o kurrë. Do të ishte i zoti ta bënte për vete këtë turk të djallëzur e dinak që e zhbironte me sytë e shpëlarë dhe nuk kuptohej se çfarë bluante në atë kokë pa asnjë fije floku? Nxori nga çanta prej meshini të zi një statujë kalorësi mbi kalë prej floriri njëzetekatër karat, që peshonte çerek oke dhe ia dhuroi beut, i cili po e 350

shikonte i mahnitur atë bukuri me vlerë sa një pasuri e tërë. E mori në duar, e përkëdheli dhe pa thënë asnjë fjalë e vendosi në dollap nën këmbët e tij poshtë një tavoline të ulët. Pastaj iu drejtua Nikollës, me sy të zbutur po dukje njëlloj të rëndë: - Urdhëro e folë, efendi. Nikolla, me fjalë të zgjedhura, i shpjegoi se bashkëkombasit e tij kanë qënë e do të jenë përjetësisht besnikë të Padishahut, nuk kërkojnë pavarësi si të tjerët përqark. Vendi i tij nuk mund të qëndronte jashtë perandorisë se do ta coptonin dhe gllabëronin fqinjët që mezi prisnin rastin. - Ne kërkojmë vetëm lejë të hapim shkollë në gjuhën tonë si gjithë të tjerët, - përfundoi Naçua ligjëratën e tij plot kujdes me qëndrim të ftohtë zotërinjsh, pa lënë asnjë shteg për prapamendim. - Iradenë e lëshon Sulltani, - u përgjigj këshilltari, - kjo punë nuk është në dorën time. - Në dorën tuaj është Damad bej se keni dy armë të fuqishme, mençurinë tuaj dhe paratë tona. Ne paguajmë mirë megjithë zemër. Beu u përkëdhel në sedër për lëvdatën po më shumë i bëri përshtypje çiltërsia e përshfaqur e arrnautit dhe florinjtë që premtonte. Vështroi me kujdes për një kohë të gjatë burrin sqimatar që nuk i lëvizte qerpiku i syrit dhe s’e tradhëtonte asnjë lëvizje sado e vogël. Tani që u bind se kush ishte ndihej i plotë, pa frikën e ndonjë rreziku të mundshëm. Uli sytë dhe u mendua. “ Demek dashkan shkollë në gjuhën e tyre, vetëm kaq thotë. Po kush e ha këtë? Kur të mësojnë e bëhen të ditur nuk do t’u vejë mendja të kërkojnë pavarsi? Jo mor efendi nuk është kaq e thjeshtë kjo punë. Po të qe kështu përse do të paguani? ” Ama shihte një mundësi të leverdisshme për t’u pasuruar. Ishte gjashtëdhjetë vjet, gjersa të hapnin shkollë këta e të mendonin për më tej duheshin edhe gjashtëdhjetë të tjera. Ku dihet ç’bën Allahu pas kaq kohe? Pastaj foli me zë: - Kërkesa juaj është me zarar të madh. Kush më siguron mua se pas kësaj nuk do t’u vejë mendja për të tjera ndërmarrje të rrezikshme, siç kemi dëgjuar të përflitet lart e poshtë? - Zoti Damad, ne jemi popull i vogël, kemi treguar me vepra besnikërinë tonë për një kohë të gjatë. Kështu do të jetë edhe më tej se nuk kemi asnjë të ardhme jashtë perandorisë. Nuk duhet t’u vini veshin thashethemeve që i përhapin armiqtë tanë. - Kur është kështu pse doni të paguani? - Për të lehtësuar punë që të mos zgjaten pa fund proçedurat. Ato para janë mbledhur nga një grup njerëzish të pasuruar falë hapësirave që kanë krijuar ligjet e përparuara të Padishahut. Në se nuk i merrni ju sigurisht do t’i marrë një tjetër. Kjo punë do të përmbyllet se nuk i sjell asnjë të keqe askujt, aq më tepër shtetit tuaj që është edhe yni, - hodhi fishekun e fundit me ton të ftohtë, pa ndonjë përfillje apo ngutje të posaçme. 351

shikonte i mahnitur atë bukuri me vlerë sa një pasuri e tërë. E mori në duar, e

përkëdheli dhe pa thënë asnjë fjalë e vendosi në dollap nën këmbët e tij

poshtë një tavoline të ulët. Pastaj iu drejtua Nikollës, me sy të zbutur po

dukje njëlloj të rëndë:

- Urdhëro e folë, efendi.

Nikolla, me fjalë të zgjedhura, i shpjegoi se bashkëkombasit e tij kanë qënë e

do të jenë përjetësisht besnikë të Padishahut, nuk kërkojnë pavarësi si të tjerët

përqark. Vendi i tij nuk mund të qëndronte jashtë perandorisë se do ta

coptonin dhe gllabëronin fqinjët që mezi prisnin rastin.

- Ne kërkojmë vetëm lejë të hapim shkollë në gjuhën tonë si gjithë të tjerët, -

përfundoi Naçua ligjëratën e tij plot kujdes me qëndrim të ftohtë zotërinjsh,

pa lënë asnjë shteg për prapamendim.

- Iradenë e lëshon Sulltani, - u përgjigj këshilltari, - kjo punë nuk është në

dorën time.

- Në dorën tuaj është Damad bej se keni dy armë të fuqishme, mençurinë tuaj

dhe paratë tona. Ne paguajmë mirë megjithë zemër.

Beu u përkëdhel në sedër për lëvdatën po më shumë i bëri përshtypje çiltërsia

e përshfaqur e arrnautit dhe florinjtë që premtonte. Vështroi me kujdes për

një kohë të gjatë burrin sqimatar që nuk i lëvizte qerpiku i syrit dhe s’e

tradhëtonte asnjë lëvizje sado e vogël. Tani që u bind se kush ishte ndihej i

plotë, pa frikën e ndonjë rreziku të mundshëm. Uli sytë dhe u mendua.

“ Demek dashkan shkollë në gjuhën e tyre, vetëm kaq thotë. Po kush e ha

këtë? Kur të mësojnë e bëhen të ditur nuk do t’u vejë mendja të kërkojnë

pavarsi? Jo mor efendi nuk është kaq e thjeshtë kjo punë. Po të qe kështu

përse do të paguani? ”

Ama shihte një mundësi të leverdisshme për t’u pasuruar. Ishte gjashtëdhjetë

vjet, gjersa të hapnin shkollë këta e të mendonin për më tej duheshin edhe

gjashtëdhjetë të tjera. Ku dihet ç’bën Allahu pas kaq kohe?

Pastaj foli me zë:

- Kërkesa juaj është me zarar të madh. Kush më siguron mua se pas kësaj nuk

do t’u vejë mendja për të tjera ndërmarrje të rrezikshme, siç kemi dëgjuar të

përflitet lart e poshtë?

- Zoti Damad, ne jemi popull i vogël, kemi treguar me vepra besnikërinë tonë

për një kohë të gjatë. Kështu do të jetë edhe më tej se nuk kemi asnjë të

ardhme jashtë perandorisë. Nuk duhet t’u vini veshin thashethemeve që i

përhapin armiqtë tanë.

- Kur është kështu pse doni të paguani?

- Për të lehtësuar punë që të mos zgjaten pa fund proçedurat. Ato para janë

mbledhur nga një grup njerëzish të pasuruar falë hapësirave që kanë krijuar

ligjet e përparuara të Padishahut. Në se nuk i merrni ju sigurisht do t’i marrë

një tjetër. Kjo punë do të përmbyllet se nuk i sjell asnjë të keqe askujt, aq më

tepër shtetit tuaj që është edhe yni, - hodhi fishekun e fundit me ton të ftohtë,

pa ndonjë përfillje apo ngutje të posaçme.

351

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!