19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Damad beu i doli përpara ashtu si e kishte menduar gjatë prej shumë kohësh,

pa e ditur se cili funksionar do të interesohej për të. Sidoqë parashikonte

interesimin e shërbimit të fshehtë të shtetit ai nuk e njihte natyrën e beut,

interesat dhe synimet e tij në dredhat e pushtetit. Biseda e pritshme do të

zbulonte hollësira për të ndërtuar sjelljen e vështirë. E dinte se në postin e

lartë të këshilltarit të shtetit për shërbimet sekrete nuk mund të qëndronte

kushdo. Me shumë kujdes, fshehur pas dukjes indiferente prej ben ollaxhemi,

mësoi nga kryesekretari i hotelit se Damad beu qe dhelpër e vjetër që kishte

vënë përpara kandidatë të fuqishëm për të siguruar besimin e Vezirit.

Kuptohej qartë se ishte një kundërshtar i egër, që do të ngrinte kurth pas

kurthi për të zhbiruar Naçon dhe misionin e tij të brishtë. Përpunoi në mendje

disa variante për ndeshjen e pritshme. Do të nxirte në tavolinën e lojës atë që

i përshtatej më mirë natyrës së shkurtabiqit të fuqishëm.

Pas faljes së mëngjesit nga të gjithë punonjësit e kryeministrisë, sipas

rregullit të pa ndryshuar në shekuj, tek dera e pallatit të Vezirit u çfaq zotëria

misterioz, që kishte çuditur edhe administratën qeveritare me sjelljen prej

pasaniku të hijshëm. Fatih beu i pëshpëriti në vesh rojes se i priste Damad

beu, dora vetë. Ai u priu me përkulje te oda e madhe e këshilltarit, pas një

kontrolli të imtë nga të tjerë roje me feste të rënda në kokë.

Nikolla hoqi kapelen dhe u paraqit sipas mënyrës së moderuar europiane:

- Jam i lumtur zotëri të takohem me ju.

- Bujrum efendi, mirëse erdhe, - u përgjigj Damad beu, - urdhëro ulu.

Pas përshëndoshjeve të para, shërbyesi i beut solli kafe dhe ëmbëlsirë.

- Ma bëj hallall sëkëlldinë efendi, po detyra ime kërkon të merrja vesh kush

je dhe për ç’punë ke ardhur në Stamboll, - e nisi fjalën nëpunësi i lartë i

shtetit.

- Jam shqiptar, më quajnë Nikolla Naço. Kam ardhur për një punë me rëndësi

që dëshiroj tua them vetëm ju në audiencë private nëse është e mundur.

- Ah, qënke arrnaut, - qeshi beu në mëdyshje përzjerë me ironi, - mua më

pëlqeni shumë ju se jeni trima dhe të besës.

- Dashamirësia juaj ma lehtëson së tepërmi punën Damad bej. Ne kemi

dëgjuar për mençurinë dhe shpirtin tuaj të madh, po fjalët që më thatë e

tejkalojnë së tepërmi nderimin tonë.

Beu dha urdhër të dilnin të tjerët dhe ta linin vetëm me zotin Naço të

këmbenin ca fjalë kokë më kokë mes tyre.

Pas një çasti në zyrën e madhe mbetën vetëm ata të dy. Nikollës i rrihte

zemra si e zogut rënë në kurth, po nuk lëvizi nga qëndrimi prej zotërie

hijerëndë, që kërkonte të bënte një marrveshje me interesa të ndërsjella, asgjë

më tepër. Kishte ardhur më në fund shansi i madh, o sot o kurrë. Do të ishte i

zoti ta bënte për vete këtë turk të djallëzur e dinak që e zhbironte me sytë e

shpëlarë dhe nuk kuptohej se çfarë bluante në atë kokë pa asnjë fije floku?

Nxori nga çanta prej meshini të zi një statujë kalorësi mbi kalë prej floriri

njëzetekatër karat, që peshonte çerek oke dhe ia dhuroi beut, i cili po e

350

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!