19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

shumë mirë se burri i shkurtër e vëzhgonte plot kujdes, përpiqej të kuptonte

nga larg peshën, karakterin apo çdo lëvizje që do të tradhëtonte qëndrimin e

tij prej zotërie të pasur europian. Turku kishte përparësi se e shikonte

drejtpërdrejt pa larguar vështrimin asnjë çast, kurse ai duhet ta ndiqte vetëm

me sytë e mendjes pa kthyer kokën, pa bërë lëvizje të tepërta, që mund të

zhvlerësonin qëndrimin prej zotërie hijerëndë.

Zuri fill një luftë e pazakontë me armë të holla të padukshme për të tjerët,

mprehtësi, nerva, mençuri, arsyetime pa zë, që së toku mbanin nën përngritje

të skajshme dy burrat. Secili përpiqej të lexonte mendimet e përshfaqur

tërthorazi të tjetrit, përshtypjen që kishte lënë dhe mundësinë për t’u marrë

vesh mes tyre. Ndonse në rrethana dhe gjendje të pabarabartë, druheshin dhe

kishin frikë mos gabonin në përplasjen e afërme që e nuhasnin njëlloj.

Damad beu s’e kishte të vështirë ta thërriste ku të donte e si të donte siç e

kërkonte detyra dhe posti i lartë qeveritar, po i zgjuar e me përvojë shikonte

përtej këtij caku. Sikur të ishte agjent rus? Fërkimet e dy shteteve ishin

përkeqësuar dhe pritej luftë e përmasave të mëdha. Duhej ta zbërthente me

mjeshtëri pa u nxituar, që do të thoshte ngritje tjetër në detyrë, ndoshta

ministër i jashtëm. Po edhe nëse hafie prap duhet ta peshonte mirë punën, që

të mos binte në grackë. Sido që u përpoq nuk mundi t’u jepte rrugë

mendimeve të ngatërruara. Vendosi të sillej me kujdes derisa të nuhaste

misionin e vërtetë të këtij mysafiri të errët e sqimatar të hotelit elegant.

Nikolla përndjente se shkurtabiqi në krah të tij me pushtetin e madh që

zotëronte, zgjuarsinë e dukshme dhe qëndrimin e kujdesshëm mund t’i

shërbente më shumë se cilido misionit të tij në Stamboll. Sjellja përkundrejt

atij njeriu, përshtypja që do t’i linte kishin rëndësi vendimtare. Tendosur tej

mase me nofulla shtrënguar e dukje të qetë, priti për më shumë se një orë

përballë kundërshtarit dredharak dersa e mundi dhe arriti fitoren e parë. Beu

nuk duroi dot më gjatë, dërgoi Fatihun.

- Efendi, Damad beu dëshiron të takohet me ju nesër, nëse nuk kini ndonjë

kundërshtim.

- I thuaj beut se jam i nderuar të piqem me një njeri të mençur si zotëria e tij

kurdo që ai të dëshirojë, - u përgjigj me dashamirësi po ftohtë Nikolla.

Pronari i hotelit u kthye dhe i shtiri në vesh përgjigjen këshilltarit të Vezirit.

Pas një copë here beu u ngrit për të dalë. Në ikje e sipër përshëndeti me dorë

në zemër Nikollën që u ngrit në këmbë dhe e ktheu përfilljen me lëvizje të

lehtë të kokës.

Tërë atë natë nuk fjeti, por u përpëlit në krevatin e rehatshëm gjer ndaj të

gdhirë. Peshoi me imtësi bisedën e ardhme, çdo detaj të mundshëm përballë

grackave që do t’i ngrinte kundërshtari. Fundi i takimit duhet të ishte me

patjetër marrveshja me argumenta e mençuri, po sidomos me para, shumë

para që të blinte turkun e pushtetshëm e të zgjuar dhe ta vinte në shërbim të

çështjes së madhe. Suksesi apo dështimi tani qëndronin tek ky shkurtabiq, te

aftësitë e tij për ta bindur dhe joshur së toku.

349

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!