hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

këshilltarit, e vuri në dijeni të nesërmen e arritjes së mysafirit të pasur po shumë të mbyllur e të fshehtë. - Dokumentat i ka të sakta, po s’më duket të jetë ashtu siç shtiret me tërë atë pasuri që e prish si pa gjë të keqe vend e pa vend, - i raportoi përgjegjësit të tij. - Ndiq me kujdes çdo lëvizje, veri pas një hafije dhe më njofto dy herë në ditë, në vakt të iqindisë dhe në mëngjes përpara faljes së sabahut, - urdhëroi Damad beu. Kështu që ditën e tretë, Nikolla u vu nën vëzhgim të rreptë në çdo hap që hidhte e kudo shkonte. Me bisht të syrit dalloi spiunin që e ndiqte nga larg. U gëzua për këtë lloj përndjekje me rëndësi që e priste, po nuk mendoi se do të fillonte kaq shpejt. Sa herë binte rasti nxirte portofolin, mbushur me florinj dhe i falte ndjekësit nga një monedhë për shërbime fare të parëndësishme, kur ai çelte derën ose i hapte udhë të kalonte përpara tij. Ishte fare i sigurt se të gjitha këto do të vinin atje ku duhej. Habitur nga raportimet e Fatih beut, këshilltari vendosi së fundi të njihej me këtë zotëri që nuk bënte asgjë të dyshimtë përveç harxhimit të parave. Rrahur me vaj e uthull në punë të këtij lloji, vendosi të vinte në restorant ta shihte nga afër dhe të hynte në bisedë. Ku dihet se nuk ishte spiun i paguar nga zëvendësi i tij, Turgut efendiu që e përndiente me hundë se kërkonte t’i zinte vendin? Përse ka zënë dhomën karshi zyrës sime? Damad beu nuk u vinte veshin gazetave, që pothuaj nuk i lexonte. - Kalemxhinjtë atë punë kanë, - thoshte, - me këtë zanat nxjerrin bukën e gojës. Kaluan pesë ditë nga ardhja e Nikollës, kur në restorant u vu re lëvizje e pazakontë e shërbyesve që rregullonin tavolinat, drejtonin mbulesat e rrudhosura dhe qëndronin tërë merak nëpër vendet e punës si rrallë herë ditët e qëndrimit të tij në hotel “ Sheriat ”. Pas pak hyri një burrë i shkurtër tullac me krahë shumë të gjatë për trupin e tij xhuxh, ndaj shpërpjestimi binte fort në sy. Prapa e ndiqnin një tufë burrash, mes të cilëve pronari i hotelit, i shqetësuar e përngritur nga vizita e nëpunësit të lartë të shtetit. Shumica e klientëve u ngritën në këmbë derisa burri i shkurtër zuri vend në tavolinën përgatitur enkas në krye të restorantit. Si u rehatua, Damad beu mjeshtër i zanatit të tij të gjatë, hodhi shikimin nëpër sallë dhe pikasi menjëherë të panjohurin që e solli aty. Nikolla ndiqte ritin e vet të përnatshëm. Thithte qetësisht puron dhe nuk ktheu kokën të shihte këshilltarin e lartë siç bënë shumë të tjerë. Pamja krenare, shija në veshje e sjellje dhe qëndrimi hijerëndë i bënë menjëherë përshtypje të veçantë beut. Autoritar e indiferent nuk përfillte të tjerët që i bënin lajka dhe përpiqeshin të tërhiqnin vëmendjen e tij. Dy burrat e mençur e dinakë ndjenin praninë e njëri - tjetrit ashtu si luani nuhat afrimin e kundërshtarit që ka hyrë në sinorin e tij edhe kur është disa qindra metra larg. Rrinin tërë sy e veshë në përgjim dhe pritje. Nikolla e dinte 348

shumë mirë se burri i shkurtër e vëzhgonte plot kujdes, përpiqej të kuptonte nga larg peshën, karakterin apo çdo lëvizje që do të tradhëtonte qëndrimin e tij prej zotërie të pasur europian. Turku kishte përparësi se e shikonte drejtpërdrejt pa larguar vështrimin asnjë çast, kurse ai duhet ta ndiqte vetëm me sytë e mendjes pa kthyer kokën, pa bërë lëvizje të tepërta, që mund të zhvlerësonin qëndrimin prej zotërie hijerëndë. Zuri fill një luftë e pazakontë me armë të holla të padukshme për të tjerët, mprehtësi, nerva, mençuri, arsyetime pa zë, që së toku mbanin nën përngritje të skajshme dy burrat. Secili përpiqej të lexonte mendimet e përshfaqur tërthorazi të tjetrit, përshtypjen që kishte lënë dhe mundësinë për t’u marrë vesh mes tyre. Ndonse në rrethana dhe gjendje të pabarabartë, druheshin dhe kishin frikë mos gabonin në përplasjen e afërme që e nuhasnin njëlloj. Damad beu s’e kishte të vështirë ta thërriste ku të donte e si të donte siç e kërkonte detyra dhe posti i lartë qeveritar, po i zgjuar e me përvojë shikonte përtej këtij caku. Sikur të ishte agjent rus? Fërkimet e dy shteteve ishin përkeqësuar dhe pritej luftë e përmasave të mëdha. Duhej ta zbërthente me mjeshtëri pa u nxituar, që do të thoshte ngritje tjetër në detyrë, ndoshta ministër i jashtëm. Po edhe nëse hafie prap duhet ta peshonte mirë punën, që të mos binte në grackë. Sido që u përpoq nuk mundi t’u jepte rrugë mendimeve të ngatërruara. Vendosi të sillej me kujdes derisa të nuhaste misionin e vërtetë të këtij mysafiri të errët e sqimatar të hotelit elegant. Nikolla përndjente se shkurtabiqi në krah të tij me pushtetin e madh që zotëronte, zgjuarsinë e dukshme dhe qëndrimin e kujdesshëm mund t’i shërbente më shumë se cilido misionit të tij në Stamboll. Sjellja përkundrejt atij njeriu, përshtypja që do t’i linte kishin rëndësi vendimtare. Tendosur tej mase me nofulla shtrënguar e dukje të qetë, priti për më shumë se një orë përballë kundërshtarit dredharak dersa e mundi dhe arriti fitoren e parë. Beu nuk duroi dot më gjatë, dërgoi Fatihun. - Efendi, Damad beu dëshiron të takohet me ju nesër, nëse nuk kini ndonjë kundërshtim. - I thuaj beut se jam i nderuar të piqem me një njeri të mençur si zotëria e tij kurdo që ai të dëshirojë, - u përgjigj me dashamirësi po ftohtë Nikolla. Pronari i hotelit u kthye dhe i shtiri në vesh përgjigjen këshilltarit të Vezirit. Pas një copë here beu u ngrit për të dalë. Në ikje e sipër përshëndeti me dorë në zemër Nikollën që u ngrit në këmbë dhe e ktheu përfilljen me lëvizje të lehtë të kokës. Tërë atë natë nuk fjeti, por u përpëlit në krevatin e rehatshëm gjer ndaj të gdhirë. Peshoi me imtësi bisedën e ardhme, çdo detaj të mundshëm përballë grackave që do t’i ngrinte kundërshtari. Fundi i takimit duhet të ishte me patjetër marrveshja me argumenta e mençuri, po sidomos me para, shumë para që të blinte turkun e pushtetshëm e të zgjuar dhe ta vinte në shërbim të çështjes së madhe. Suksesi apo dështimi tani qëndronin tek ky shkurtabiq, te aftësitë e tij për ta bindur dhe joshur së toku. 349

këshilltarit, e vuri në dijeni të nesërmen e arritjes së mysafirit të pasur po

shumë të mbyllur e të fshehtë.

- Dokumentat i ka të sakta, po s’më duket të jetë ashtu siç shtiret me tërë atë

pasuri që e prish si pa gjë të keqe vend e pa vend, - i raportoi përgjegjësit të

tij.

- Ndiq me kujdes çdo lëvizje, veri pas një hafije dhe më njofto dy herë në

ditë, në vakt të iqindisë dhe në mëngjes përpara faljes së sabahut, - urdhëroi

Damad beu.

Kështu që ditën e tretë, Nikolla u vu nën vëzhgim të rreptë në çdo hap që

hidhte e kudo shkonte. Me bisht të syrit dalloi spiunin që e ndiqte nga larg. U

gëzua për këtë lloj përndjekje me rëndësi që e priste, po nuk mendoi se do të

fillonte kaq shpejt. Sa herë binte rasti nxirte portofolin, mbushur me florinj

dhe i falte ndjekësit nga një monedhë për shërbime fare të parëndësishme, kur

ai çelte derën ose i hapte udhë të kalonte përpara tij. Ishte fare i sigurt se të

gjitha këto do të vinin atje ku duhej.

Habitur nga raportimet e Fatih beut, këshilltari vendosi së fundi të njihej me

këtë zotëri që nuk bënte asgjë të dyshimtë përveç harxhimit të parave. Rrahur

me vaj e uthull në punë të këtij lloji, vendosi të vinte në restorant ta shihte

nga afër dhe të hynte në bisedë. Ku dihet se nuk ishte spiun i paguar nga

zëvendësi i tij, Turgut efendiu që e përndiente me hundë se kërkonte t’i zinte

vendin? Përse ka zënë dhomën karshi zyrës sime? Damad beu nuk u vinte

veshin gazetave, që pothuaj nuk i lexonte.

- Kalemxhinjtë atë punë kanë, - thoshte, - me këtë zanat nxjerrin bukën e

gojës.

Kaluan pesë ditë nga ardhja e Nikollës, kur në restorant u vu re lëvizje e

pazakontë e shërbyesve që rregullonin tavolinat, drejtonin mbulesat e

rrudhosura dhe qëndronin tërë merak nëpër vendet e punës si rrallë herë ditët

e qëndrimit të tij në hotel “ Sheriat ”.

Pas pak hyri një burrë i shkurtër tullac me krahë shumë të gjatë për trupin e

tij xhuxh, ndaj shpërpjestimi binte fort në sy. Prapa e ndiqnin një tufë

burrash, mes të cilëve pronari i hotelit, i shqetësuar e përngritur nga vizita e

nëpunësit të lartë të shtetit. Shumica e klientëve u ngritën në këmbë derisa

burri i shkurtër zuri vend në tavolinën përgatitur enkas në krye të restorantit.

Si u rehatua, Damad beu mjeshtër i zanatit të tij të gjatë, hodhi shikimin

nëpër sallë dhe pikasi menjëherë të panjohurin që e solli aty.

Nikolla ndiqte ritin e vet të përnatshëm. Thithte qetësisht puron dhe nuk

ktheu kokën të shihte këshilltarin e lartë siç bënë shumë të tjerë. Pamja

krenare, shija në veshje e sjellje dhe qëndrimi hijerëndë i bënë menjëherë

përshtypje të veçantë beut. Autoritar e indiferent nuk përfillte të tjerët që i

bënin lajka dhe përpiqeshin të tërhiqnin vëmendjen e tij.

Dy burrat e mençur e dinakë ndjenin praninë e njëri - tjetrit ashtu si luani

nuhat afrimin e kundërshtarit që ka hyrë në sinorin e tij edhe kur është disa

qindra metra larg. Rrinin tërë sy e veshë në përgjim dhe pritje. Nikolla e dinte

348

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!