19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

mëpastajme, zotëria i panjohur habiti jo vetëm nëpunësit e hotelit po edhe

klientët e tij, të gjithë me emër pari e Stambollit. Shumë syresh u munduan të

lidhnin miqësi me mysafirin e çuditshëm, po ai qëndronte ftohtë ndonëse i

sajdiste me fjalë të zgjedhura dhe sjellje të holla.

Shumë shpejt arnauti hijerëndë u bë i njohur në rrethet më të larta të

Stambollit. Nuk ishte parë ndonjëherë zotëri i kamur të shpërndante para pa

hesap e pa kursim për cilindo që i shërbente pavarsisht nga përmasat e

shërbimit.

Hamendjet nuk shternin dhe si qenie të gjalla depërtonin në shtëpitë e para të

qytetit të madh nga klientët e sërës së lartë, pastaj në trajtë hallkash zinxhiri

stërgjatë mbërthyen vëmendjen e një numri pafund njerëzish. Si gjithnjë në të

tilla raste, çudia merrte pamje legjende, të dyshimtë e të pabesueshme, aq më

tepër në një qytet si Stambolli që ishte vetë çudi e pakuptuar.

Thuhej se kishte mundur të nxirte me mjete të holla, të panjohura deri

atëhere, thesarin e madh të Bermundës, një det ari dhe xhevahire groposur

për qindra vjet nga anijet që binin në grackën e trekëndëshit ujor të oqeanit

më të madh të botës. Pasurinë e kishte grumbulluar në një vend të fshehtë të

Arnautistanit me roje besnike. Në Stamboll kishte ardhur të prishte një pjesëz

të vogël të pasurisë së pafundme. Ca të tjerë, nga rrethet e dijetarve të

Stambollit, thoshin se ishte alkimisti i parë në botë që kishte arritur të kthente

metalet në ar e gurë të shtrenjtë. Ndërveprimin kimik e dinte vetëm ai, e

mbante të fshehtë po kishte lënë me shkrim që pas vdekjes të nxirej nga

besnikët zbulimi shkencor më i madh i të gjitha kohëve.

Vëmendja e njerëzve të qytetit në të gjitha hallkat sipas radhës e sërës u

mbërthye si me magji përdrejt këtij njeriu të veçantë që nuk ishte as mbret, as

kryeministër as princ e as kont po përmbi të gjithë këta së toku. Gazetat në

fillim me kujdes e frikë shkruanin lajmin në kollonat e fundit, ata paragrafët e

vegjël për bëmat e shumta të përditshme të Stambollit, po dalngadalë filloi të

zinte vende më të dukshme derisa hyri në faqet e para fill pas lajmeve

qeveritare. Titujt sa vinte e më shumë i bënin jehonë këtij vizitori të pa parë e

dëgjuar ndonjëherë kohët e shkuara. Askush nuk besonte të ishte arrnaut siç u

paraqit në hotel “ Sheriat ”. Këtë e quanin dredhi të mençur për të mos rënë

në sy e bezdisje nga të tjerët.

Vezirit të madh ia dha lajmin ndihmësi i tij për shërbimet e fshehta të shtetit,

Damad beu. Rreth të gjashtëdhjetave, Damadi i rrafinuar e dinak kishte zënë

postin e lartë me mundime të mëdha pas një lufte të gjatë brrylash, falë

aftësive personale dhe dredhive thurur me kujdes. Në luftën për pushtet

kishte vënë poshtë lakmitarë në zë, ca me të mirë, po të tjerët përmes

mënyrash të holla. Parardhësi i tij përfundoi në litar për tradhti të lartë, me

dëshmitarë e dokumenta të pakundërshtueshme, përgatitur mjeshtërisht nga

Damad beu. Të gjithë ia kishin frikën këtij nëpunësi të lartë, me sy zhbirues

dhe autoritet të madh. Fatih beu, agjent i përzgjedhur ndër të parët prej

347

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!