19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Sapo u shfaq në ars ammandi, një tufë punonjësish erdhën t’i urojnë

mirëseardhjen dhe t’i bëjnë mysafirit të nderuar shërbimet e hotelit elegant. E

lutën të ulej në divanin veshur me lëkurë krokodili të mblidhte veten nga

udha e gjatë nëpër detin e trazuar.

Pas një copë here u duk pronari i hotelit, një turk i shkurtër me mustaqe të

hijshme. Veshja e tij ishte një përzierje e modës turke me atë europiane. Jelek

dhe xhaketë me papion që në mes e lart, zotëria e tij mbante shallvare tipike

turke, zbukuruar me xhufka të kuqe dhe dukej një biçimsëz që s’kuptohej

lehtë në ishte i mençur shumë apo një birbo që trashëgonte kushedi nga kush

pasuri të madhe me të cilën kishte ndërtuar apo blerë atë hotel të bukur si

dritë. Ajo që dihej me siguri ishte vendqendrimi shumë i zgjedhur ku

drejtoheshin për të pushuar ajka e pasanikëve më të mëdhenj të botës që u

binte puna të vinin në Stamboll. Prej disa vitesh aty bujtnin mbretër,

kryeministra dhe të tjerë burra shteti pas ose para takimeve me personalitetet

më të larta të perandorisë.

- Bujrum efendi, jemi të lumtur që zgjodhët hotelin “ Sheriat ”, më i miri i

tërë Stambollit.

- Faleminderit! - u përgjigj ftohtë i huaji. - Dua dy dhoma, njëra nga ana e

detit në katin e tretë, ndërsa tjetrën për hyzmeqarin tim.

- Po jap urdhër t’i bëjnë gati, - foli turku i shkathët, - ju bëj rixha të pini nga

një sapllak sherbet ose po të doni uiski apo birrë.

- Nga një kupë sherbet, - ia ktheu tjetri me shprehje të papërcaktuar.

Pronari nuk e mori vesh në i kishte pëlqyer apo jo hoteli këtij efendiu

hijerëndë. Nuk i tha asnjë fjalë të mirë siç bënin pothuaj gjithë të tjerët që e

kishin sajdisur.

Pas largimit të pronarit, u afrua kryesekretari me defter në dorë.

- Efendi ma bëj kabull një sëkëlldi të vogël, emrin tuaj e të hyzmeqarit.

Zotëria nxori nga xhepi i xhaketës allafrënga pasaportën. Tjetri e mori në

duar dhe lexoi me zë:

- Nikolla Naço, kombësi shqiptare, shtetësi egjiptiane, banues në Bukuresht,

Rumani.

Shërbyesi i lartë i hotelit nuk po kuptonte asgjë. S’kishte parë ndonjëherë

pasaportë të tillë, ndaj mbeti në mëdyshje.

- Më fal efendi, si ta shkruaj në kartë adresën tënde.

- Shkruaj se jam shqiptar, arnaut, - buzëqeshi me qesëndi Nikolla.

Sekretari bëri si i tha, u largua mbrapsht me përkulje dhe njoftoi të tjerët për

këtë zotëri fort të çuditshëm e të pakuptuar. Në turmën e madhe të shërbyesve

zunë fill hamendje që nuk kishin të mbaruar në trajta të çuditshme, përthyer

sipas mendësisë të gjithsecilit.

- Princ arrnaut, mik i Vezirit me pasuri të madhe në Egjipt e Rumani. Shikoni

si e ka të shkruar pasaporta e tij.

- Porositi dhomën më të mirë, atë përballë sarajeve të Vezirit, - e mbështeti

idenë e folësit një kamarier.

345

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!