hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

TË FTUAR / INVITAŢI ISTREF HAXHILLARI Dekreti perandorak (tregim) Stërmadh pa fund e pa cak, i zhurmshëm e i pluhurt, Stambolli ngjante me një kafshë të shformuar parahistorike që merrte frymë me tërë qenien, përshfaqur habitshëm kohëve të vona. Tutje përmbi Bosfor avujt e detit formonin shtëllunga të bardha, tymnajë që të merrte sytë e turbullonte shikimin. Në dy anët e detit shtrihej Qoshk Jëlldëzi, qytet i turqve, një përzierje pafund ngrehinash të shumëllojta prej druri përreth xhamive madhështore. Rrugët e spërdredhura në faqe kodrash të gjelbëruara lagur nga oqeani i pamatë të çonin në Portën e Lartë, brenda së cilës qendronte stema kuranike e Kalifatit dhe manteli i Profetit. Zërat e fuqishëm të ylemave çanin qiellin e murrmë të qytetit madhështor dhe thërrisnin njerëzit për në Der Seadet. Përkundruall zhurmonte Gallata, lagja e të krishterëve dhe selia e ambasadave të huaja, me ndërtesa të larta mermeri sipas arkitekturës së Perëndimit. Në ngushticën e Harkut të Artë, përmes Urës së Gallatës takohej Lindja me Perëndimin, dy botë krejtësisht të ndryshme shumë larg njëra - tjetrës në ekonomi, kulturë, mënyrën e të menduarit e jetesës. Nga çdo cep i Gallatës vështrimi ndehej përmbi Dardanele, bukuroshen e hijeshme të Lindjes, portën shekullore të perandorive. Në pragun e përbaltur të saj përgjatë honeve të shekujve ishte fosilizuar historia. Gjaku i të gjithë popujve të botës kishte skuqur kohën e thinjur të Dardaneleve. Nëpër rrugët e zhveshura tërë pluhur dhe të tjerat me kalldrëm, barisnin lloj - lloj njerëzish nga çdo rracë e ngjyrë, turq, arabë, çifutë, grekë, shqiptarë, sirianë, armenë me të gjitha veshjet që njeriu mund të mbulojë trupin, ngjizur moteve të përlargët. Nga tirqet me xhufka dhe peshtemallët e mëdhenj me lule gjithfarësh, te kostumet europiane me papion, nga jelekët e shkurtër dhe pëlhurat e trasha aziatike që i mbulonin femrat kokë e këmbë, në fustanet gjoksehapura të gufuara, prej festeve të rënda turke në kapelet e hijshme, nga këmbët e zbathura dhe opingat me lëkurë kau te këpucët llustrafina ardhur nga Parisi dhe Vjena. Turma pafund nuk mbaronte kurrë tërë ditën e perëndisë gjer afër mesnatës kur firohej ca dhe mbeteshin të pastrehët, lypsarët e shumtë pa një vend ku të futnin kokën dhe pijanecët me pamje të përçudnuar që nuk mbanin mend shtëpinë dhe në përgjumje mërmërisnin: - Padishah çok jasha! 342

Nuk kishte njeri mbi faqe të dheut të mos ëndërronte ardhjen në Stamboll, shtëpinë e Padishahut Sulltan dhe Kalif, mëkëmbës i Allahut mbi tokë. Aty gjallonin pranëvendosur kundërshi të skajshme, e vjetra me të renë dhe absurdi me të vërtetën. Pranë sarajeve shekullore të mëdha e të vjetra buisnin shtëpi europiane me ndërtimet e përthyera sipas stilit barok të Rilindjes. Afër haneve të shëmtuar me dritare e dyer ngrënë nga koha kishin mbirë hotelet e hijshme me ballkone të gjera e dritare zbukuruar nga perde damasku. Pranë e pranë udhëtonin qerret tërhequr nga buaj të zinj me brirët e mëdhenj të spërdredhur dhe llandonët e kohës ku qenë mbrehur kuaj këmbëshpejtë stolisur me zbukurime shumëngjyrëshe. Në këtë cep të pazakontë të dheut takohej mesjeta e vjetër me kohët moderne. Të zinte syri kudo dyqane të vegjël çikërrimash, artizanë që shtynin me këmbë rrotat e poçerisë, kovaçë që prodhonin enë kuzhine, ndërsa pak më tutje në skelën e Harkut të Artë hidhnin spirancat vaporët e rinj me avull. Llandonët e hijshëm kalonin rrugës kryesore përpara trekëmbëshit, ku çdo ditë qëndronin varur kufomat e të dënuarve me vdekje mbuluar nga këmishat e gjata prej pëlhure lini. Qendër e myslimanizmit botëror dhe kulturës së lashtë islame, Stambolli qe zefillja e krishtërimit ortodoks të globit. Në krah të Xhamisë Blu, ndërtesë e rrallë me bukuri mahnitëse, vepër e mendjes së një arkitekti gjenial, ngrihej madhështore Patriarkana e Stambollit që drejtonte grigjën e ortodoksëve mbi faqe të dheut. Ngritur në një vend mahnitës me bukuri të pashoqe, udhëkryqin e dy kontinenteve më të populluara, kryeqendër e perandorisë më të madhe e më jetëgjatë të botës, Stambolli ishte qyteti më i çuditshëm që kishte ndërtuar ndonjëherë dora e njeriut në shekujt e shkuar. Mendje të ndritura nga e gjithë bota kishin derdhur energji e djersë pa kursim për t’i dhënë emrin tundues e marramendës që zotëronte. Arti i lindjes, letërsia, ndërtimet, teknologjia lulëzonin me tërë forcën ndjesore dhe përshfaqje mbresëlënëse. Harbie, shkolla e luftës, ishte me emër jo vetëm përqark perandorisë turke, po gjer tutje në perëndimin e zhvilluar. Dukej sikur Stambolli qëndronte jashtë fushatave të luftës së pashallarëve turq anekënd perandorisë së pamatë, po era e betajave përsillej pa pushuar në qiellin e tij. Gjeneralët më të famshëm të Sulltanit ishin me origjinë të përzier nga Europa, Azia e Arabia. Në tërë hapësirat turke të pamata e përtej saj emër dhe famë rrezëllitëse bëje vetëm në Stamboll. Një ditë të kthjellët maji të motit 1886, në portin “ Harku i Artë ” i njohur prej udhëtarëve të Stambollit, u ankorua anija luksoze egjiptiane “ Faraon ”, nisur para dy javësh nga Aleksandria. Në kuvertë një grup zotërinjsh nga përtej oqeanit vinin të vizitonin qytetin e madh apo të lidhnin marrveshje tregtare. Stambolli përngjiste me një lubi të madhe gojëhapur natë e ditë. Midis tyre binte në sy një burrë i gjatë e i pashëm, që tërhiqte më së shumti vështrimet e kureshtarve. Me ballë të lartë, sy kafe zhbirues, mustaqe të 343

Nuk kishte njeri mbi faqe të dheut të mos ëndërronte ardhjen në Stamboll,

shtëpinë e Padishahut Sulltan dhe Kalif, mëkëmbës i Allahut mbi tokë. Aty

gjallonin pranëvendosur kundërshi të skajshme, e vjetra me të renë dhe

absurdi me të vërtetën. Pranë sarajeve shekullore të mëdha e të vjetra buisnin

shtëpi europiane me ndërtimet e përthyera sipas stilit barok të Rilindjes. Afër

haneve të shëmtuar me dritare e dyer ngrënë nga koha kishin mbirë hotelet e

hijshme me ballkone të gjera e dritare zbukuruar nga perde damasku. Pranë e

pranë udhëtonin qerret tërhequr nga buaj të zinj me brirët e mëdhenj të

spërdredhur dhe llandonët e kohës ku qenë mbrehur kuaj këmbëshpejtë

stolisur me zbukurime shumëngjyrëshe.

Në këtë cep të pazakontë të dheut takohej mesjeta e vjetër me kohët moderne.

Të zinte syri kudo dyqane të vegjël çikërrimash, artizanë që shtynin me

këmbë rrotat e poçerisë, kovaçë që prodhonin enë kuzhine, ndërsa pak më

tutje në skelën e Harkut të Artë hidhnin spirancat vaporët e rinj me avull.

Llandonët e hijshëm kalonin rrugës kryesore përpara trekëmbëshit, ku çdo

ditë qëndronin varur kufomat e të dënuarve me vdekje mbuluar nga këmishat

e gjata prej pëlhure lini.

Qendër e myslimanizmit botëror dhe kulturës së lashtë islame, Stambolli qe

zefillja e krishtërimit ortodoks të globit. Në krah të Xhamisë Blu, ndërtesë e

rrallë me bukuri mahnitëse, vepër e mendjes së një arkitekti gjenial, ngrihej

madhështore Patriarkana e Stambollit që drejtonte grigjën e ortodoksëve mbi

faqe të dheut.

Ngritur në një vend mahnitës me bukuri të pashoqe, udhëkryqin e dy

kontinenteve më të populluara, kryeqendër e perandorisë më të madhe e më

jetëgjatë të botës, Stambolli ishte qyteti më i çuditshëm që kishte ndërtuar

ndonjëherë dora e njeriut në shekujt e shkuar. Mendje të ndritura nga e gjithë

bota kishin derdhur energji e djersë pa kursim për t’i dhënë emrin tundues e

marramendës që zotëronte. Arti i lindjes, letërsia, ndërtimet, teknologjia

lulëzonin me tërë forcën ndjesore dhe përshfaqje mbresëlënëse. Harbie,

shkolla e luftës, ishte me emër jo vetëm përqark perandorisë turke, po gjer

tutje në perëndimin e zhvilluar.

Dukej sikur Stambolli qëndronte jashtë fushatave të luftës së pashallarëve

turq anekënd perandorisë së pamatë, po era e betajave përsillej pa pushuar në

qiellin e tij. Gjeneralët më të famshëm të Sulltanit ishin me origjinë të përzier

nga Europa, Azia e Arabia. Në tërë hapësirat turke të pamata e përtej saj emër

dhe famë rrezëllitëse bëje vetëm në Stamboll.

Një ditë të kthjellët maji të motit 1886, në portin “ Harku i Artë ” i njohur

prej udhëtarëve të Stambollit, u ankorua anija luksoze egjiptiane “ Faraon ”,

nisur para dy javësh nga Aleksandria. Në kuvertë një grup zotërinjsh nga

përtej oqeanit vinin të vizitonin qytetin e madh apo të lidhnin marrveshje

tregtare. Stambolli përngjiste me një lubi të madhe gojëhapur natë e ditë.

Midis tyre binte në sy një burrë i gjatë e i pashëm, që tërhiqte më së shumti

vështrimet e kureshtarve. Me ballë të lartë, sy kafe zhbirues, mustaqe të

343

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!