19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ka si tipar veçorizues kryesor lehtësimin e qarkullimit të informacioneve dhe

nuk janë të pakët ata që shohin tek ai një proces të mbisundimit të të dobtëve

nga ana e korporatave të rëndësishme të botës. Gjithsesi, globalizimi nuk ka

karakter homogjenizues; përkundrazi, çon në diferencime të hapësirës

globale.

Në librin e autores rumune Ekaterina Kokora me titull “Globalizim dhe

menaxhim” ndeshim grupfjalët Think global, act local. Vetëkuptohet prirja e

filialeve të kompanive të mëdha prodhuese për ta përdorur dhe për ta

eksportuar më tej në shkallë planetare fuqinë puntore të pranishme në vendin

pritës. Mund të themi se e njëjta ndodh edhe në rastin e kulturës, sidomos në

kinematografi - art i cili nuk kërkon meditime të thella dhe kohë të kulluar

psikologjike për të tejçuar kumtet dhe gjerdanët me simbole. Një shëmbull

domethënës është seria e filmave me Harry Potter-in, ku regjisorët, aktorët,

skenografët e kombësive dhe feve të ndryshme kanë bashkëpunuar për të

jetësuar një projekt që ka themeluar tashmë një armatë fansash të

përkushtuar, jo rrallë fanatikë, anembanë globit. Duhet thënë se në librin nga

buron seria e lartpërmendur shtjellohen disa veçori të globalizimit, si:

1. ka teknologjitë e veta - kompjuterizimin, komunikimin me satelit,

internetin;

2. ka modelin e vet demografik - përshpejtimin e ndjeshëm të zhvendosjes së

njerëzve të mjedisit rural;

3. ka strukturën e vet të pushtetit, në kuadër të të cilit sistemi i globalizimit

ndërtohet mbi tri baraspesha forcash - a. baraspesha tradicionale ndërmjet

shteteve kombëtare; b. baraspesha ndërmjet shteteve kombëtare dhe tregjeve

globale; c. baraspesha ndërmjet individit dhe shteteve kombëtare.

Globalizimi mund ta ruajë bashkekzistencën paqësore midis kulturave vetëm

në kontekstin e pikënisjes nga specifika e "industrive kulturore" për të

mbrojtur lirinë e informimit dhe për të shmangur përqëndrimin e kulturës

vetëm në duart e një elite. Gjithashtu shkencat shoqërore lipset “të studiojnë

identitetin e ri kulturor ashtu siç shfaqet në botën e çkolonizimit, e

globalizimit ekonomik”. Për rrjedhojë, "komercializimi i lirë" i kulturës

hëpërhë duket një veprim fisnik, përmes të cilit çdo qytetar i globit mund të

përfitojë nga qarkullimi i lirë i ideve, i fjalëve, i pamjeve, duke nxitur njëlloj

vendet e pasura e të varfra ta përhapin e ta bëjnë të njohur kulturën e tyre.

Nga ballafaqimi i opinioneve të ndryshme, pro dhe kundër, mund të dilet në

përfundimin se globalizimi krijon vetëdijen e larmisë, fuqizon demokracinë

dhe e bën individin të aftë të zgjedhë midis shumë variantesh të mundshme.

Gjithashtu, ky individ mund të vetëmbrohet kundër manipulimit, sepse ka

mundësi ta qëmtojë e ta zbulojë atë. Globalizimi ka rol të veçantë për të

shkurtuar dhe «asgjësuar» distancat dhe hapësirat që i ndajnë kulturat. Bota

po bëhet një vend i vetëm, ndërsa ne jemi të gjithë "fqinjë".

34

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!