19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Figura e Mersoit gjithpoaq bëhet e qartë në raport me realitetin ku gjendet.

Kjo botë me të cilën ka të bëjë ky Merso absurd është kaq absurde sa dhe ai.

Këtu duhet kërkuar shkaku përse Merso ish aq i huaj në këtë botë. Ndërkaq

mendoj se këtë të vërtetë e përforcon edhe ideja e pamundësisë së shoqërisë

për t’i kuptuar këta individë, “mallkim” që mandej i çon ata drejt fundit të

tyre. Ky njeri absurd është pjesë organike e këtij universi absurd e megjithatë

këto dy botë absurde në kundërvënie të papajtueshme e përjashtojnë njëra

tjetrën.

Për çdo njeri, tjetri është i huaj. Pra jo vetëm Merso, por edhe bota që e

rrethon atë është absurde. Absurdë janë morali, normat ajo çka ne presim nga

sjellja e tjetrit... Gjithçka. Kur i vdes e ëma, të cilën e ka dashur shumë

padyshim është i lodhur dhe i kapitur, nuk ka forca të dëshpërohet, gjë për të

cilën do ta akuzojnë më vonë si njeri me shpirt të keq. Njerëzit që e bëjnë

këtë janë gjyqtarë për të cilët kjo është një nga çështjet e shumta. Në mënyrë

po aq absurde ata e lidhin mosdëshpërimin për vdekjen e nënës me vrasjen e

një arabi. Shpërfillja e Mersoit ndaj realitetit shpesh të bën të qeshësh.

Kur Maria i kërkon martesë ai përgjigjet se kjo s’ka kurrfarë rëndësie. Eshtë

shoku i tij Rajmondi që e akuzon atë si njeri pa ambicje kur ai nuk e kupton

se përse duhet të ketë ambicje. Merso, të njëjtën ndjenjë absurdi ka edhe para

gjyqtarëve, avokatit dhe priftit që janë në roman po aq absurdë, por ata nuk e

dinë se janë të tillë dhe ky është ndryshimi mes tij e atyre.

Merso jeton me vetëdijen e absurdit gjë që i jep lumturinë. Të tjerët nuk e

kanë këtë vetëdije megjithëse janë po aq absurdë. Pikërisht këtu fillon edhe

konflikti si pasojë e të cilit Merso bëhet i huaj për botën. Megjithëse nuk e

dinë, këta njerëz janë absurdë. Absurde është jetesa e nënës në azil, absurde

janë marrëdhëniet e Rajmond Sintes me gratë, grindja me arabët, ambicjet për

biznes..., absurdë janë avokati, hetuesi, gjykatësi, prifti ... me veprimet,

arsyetimet e tyre. Njëherazi më absurdi dhe më interesanti në këtë botë është

plaku Salamano. Fati i tij është prekës. I vetmi mik i plakut është qeni i tij që

mbetet gjëja më e çmuar edhe pse nxehet dhe e rreh atë çdo ditë. Ndërsa kur

qeni humb plakun e vajton atë si fëmijë. Me një fjalë raporti mes kësaj bote

absurde të pavetëdijëshme dhe individit absurd të vetëdijshëm përbën bazën e

strukturës së romanit.

Struktura e romanit

Nuk mund të themi se Merso është tërësisht i vetëdijshëm për absurdin e

ekzistencës së vet. Ai është i vetëdijshëm deri në atë masë sa ta kuptojë

kotësinë e të vepruarit dhe nuk shkon më tej se kënaqësia e mosveprimit.

Mirëpo bota e pavetëdijshme është aktive. Këtu lind edhe kontradikta

(konflikti) dhe individi i pavetëdijshëm bëhet i huaj. Këto janë dy anë të

ndryshme që përbëjnë strukturën kuptimore, pra janë dy shtresat e ingranimit

mbi të cilat ngrihet një shtresë e tretë, ajo e optimizmit, e besimit që ka vetë

329

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!