19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

zhveshur nga karakteristika të tilla si origjina, profesioni, pasionet, hobbi...

edhe nëse jepet diçka nga këto është e parëndësishme. Padyshim që për

realizimin e kësaj figure Kamy nuk ka përdorur metodën e skemave të Zolait

(aq e përhapur në letërsinë bashkohore).

Ndërkaq për të ardhur deri në portretin e brendshëm të Mersoit, Kamy

proçedon me anë të arsyetimit filozofik sipas të cilit brenda çdo njeriu është

absurdi (secili nga ne ka brenda vetes njeriun absurd).

Ndërkaq në sistemin filozofik ekzistencialist të Kamysë absurdi është qenia,

gjithçka tjetër që jepet, fatet njerëzore, mendimet, historia janë jo qenie...

Njerëzit absurdë nuk kanë të njëjtën fytyrë e nuk ecin mes ngjarjesh

absolutisht të njëjta (të ngjashme).

Secili nga shkrimtarët ekzistencialistë merr mbi vete misionin e parashtrimit

të një fytyre të caktuar të njeriut absurd. Kështu vetë Kamy jep në çdo vepër

nga një fytyrë të re njerëzore. Tek “Rënia” avokati parisian Klamans

(personazh absurd ky) është në të njëjtën kohë njeriu absurd dhe filozofi i

absurdit. Ai është njeriu absurd në jetën e tij private, në mënyrën ku e gjen

kënaqësinë e tij, në hobbin e tij, në bisedën e tij, në shoqërinë e tij...

Ai është i ndryshëm nga Merso përsa i përket vetëdijes filozofike të absurdit,

të vetë ekzistencës.Vetrrëfimi i tij, paraqitja e shkallëzuar e shembujve dhe

ngjarjeve që marrin përsipër të përgjithësojnë thelbin e ekzistencës, të

universit dhe sidomos fabula që përmblidhet me qëndrimin në bar, vajtjen në

shtëpi, kalimin nga gjallëria në gjumë, nga jeta në hiç, pra të gjitha këto e

bëjnë Klamansin një konvencion, domethënia e të cilit është në besimin e

Kamysë se bota e absurdit shkon drejt “rënies”. Në fakt këto përgjithësime

s’gjenden tek Mersoi, i cili s’është gjë tjetër veçse një pamje e realitetit

absurd. Merso ndryshon nga personazhet e tjerë të Kafkës e Sartrit por nisur

nga këta të dy siç edhe e thamë më lart më së shumti afron me këtë të fundit

(krahasuar me Gregor Zamzën apo babain e pamëshirshëm te

“Metamorfoza”) Merso mbart një kuptim tjetër. Kjo për idenë se ajo që i

intereson Kafkës në përgjithësi është raporti i individit me shtetin mes të

cilëve është absurdi i një kontradite të papajtueshme. Me fjalë të tjera nëse

Kafkës i intereson tragjizmi i fatit absurd, Kamysë i intereson absurdi i fatit

të rëndomtë. Sartri nga ana tjetër është më afër Kamysë. Të dyve u intereson

ajo që është më e rëndësishme, më e qenësishme te çdo njeri, absurdi.

Megjithatë ata janë të ndryshëm në atë që Sartrit i intereson.Tek ata jepet

absurditeti i lirisë e në raste të tjera absurditeti i rrjedhës së fatit përshembëll

tek “Muri” i Sartrit, ndërsa Kamysë i intereson absurdi i ekzistencës

njerëzore në përgjithësi. Lizi tek “Lavirja e denjë për respekt” e Pol Hilber

tek “Herostrati” në sajë të gjykimit vendosin të bëjnë diçka të bindur për

drejtësinë e veprimit dhe në momentin e fundit ekzistojnë të ngatërruar në

mendime e arsyetime të pafund që lexuesi i merr me mend. Brenda tyre pra

është absurdi, ai i cili mpin dhe u shton vendosmërinë.

327

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!