hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

kanë “shteruar fushën e së mundshmes” siç thotë Pindari, pra thënë vulgarisht s’kanë ç’ta bëjë pasurinë e trashëguar. Të dytët ndryshojnë nga të parët se arrijnë në vetëdijen e absurdit të ekzistencës pasi u duhet të përpiqen fort çdo ditë, që t’i shpëtojnë ankthit të konkurrencës pa të cilin s’mund të kuptohet shoqëria e sotme. Ndërkohë shoqëria njerëzore nuk ishte e vetëdijshme për absurdin e ekzistencës së saj në të gjitha stadet, ndaj dhe në këto raste ajo nuk i pranon këto teza. Kjo shpjegon edhe dështimin e romanit në fillim dhe suksesin e bujshëm më pas. Më 1942 preokupimi kryesor i njerëzimit qe lufta e përbotëshme dhe shoqëria nuk kishte kohë për meditime. Martin Iden për t’i dhënë fund jetës së tij u hodh në ujë, por aty për disa çaste e mbërtheu instinkti i shpëtimit, i cili ish aq i fortë sa e bëri të harrojë arsyet që e detyruan të vepronte në atë mënyrë. E njëjta gjë ndodh edhe me shoqërinë njerëzore e cila në pragje katastrofash ka si preokupim kryesor shpëtimin. Në këtë rast zëri i njeriut të mençur, meditimi i të cilit ka rrokur absurdin e gjithçkaje është i papranueshëm ndërsa mendjet e mëdha profetike përsërisin vazhdimisht atë që mendojnë se kanë zbuluar. Në vitet ’50 njeriu i perëndimit “po shteronte fushën e së mundshmes” standarti i jetës qe ngritur mjaft dhe preokupimi i secilit ishte t’ia kalonte shokut ndërsa mungonte preokupimi i përgjithshëm. Dihet që shoqëria në tërësi ka nevojë të ketë preokupimin e saj, e kur ky mungon ajo i drejtohet mendjes, e mendja të çon tek absurdi. Njeriu i perëndimit po bëhej i vetëdijshëm për absurdin e vetes. Në këtë kohë bërtasin Sartër e Kamy dhe shoqëria gjen tek ata profetët e absurdit. Personazhi absurd Personazhi kryesor te “I huaji” është Merso, një njeri absurd. Ai është personazh kryesor në kuptimin se fati i tij na ndjek nga fillimi romanit e deri ditën e gjyqit, por nëse kemi parasysh filozofinë e autorit dhe gjithë strukturën e veprës në tërësi, atëherë bëhet e qartë se personazhi kryesor i romanit mund të ish quajtur fare mirë edhe Emanuel, Raimond, Marie..., por mund të ishin edhe gjykatësi, hetuesi, avokati... Merso nuk është gjë tjetër veçse një fragment absurd i një realiteti po aq absurd. Kjo s’do të thotë që të gjithë personazhet e veprës janë të njëjtë apo të ngjashëm, përkundrazi të gjithë personazhet e romanit mund të ndahen në dy grupe, ku në të parin kemi vetë Mersoin e në të dytin gjithë të tjerët që janë po aq absurdë sa ai, por që ndryshojnë nga përveçësia se sa janë të vetëdijshëm ata për këtë gjë... Personazhet e grupit të dytë përbëjnë botën absurde ndaj të cilit Mersoi është i huaj. Për ndërtimin e personazhit të tij Kamy nuk duhet të jetë mbështetur edhe aq në metodat klasike të tipizimit. Ai nuk ka marrë një figurë të caktuar dhe nëse ka patur një të tillë, ai nuk na jep për të asnjë veçori konkretizuese individuale. Merso është pothuaj i 326

zhveshur nga karakteristika të tilla si origjina, profesioni, pasionet, hobbi... edhe nëse jepet diçka nga këto është e parëndësishme. Padyshim që për realizimin e kësaj figure Kamy nuk ka përdorur metodën e skemave të Zolait (aq e përhapur në letërsinë bashkohore). Ndërkaq për të ardhur deri në portretin e brendshëm të Mersoit, Kamy proçedon me anë të arsyetimit filozofik sipas të cilit brenda çdo njeriu është absurdi (secili nga ne ka brenda vetes njeriun absurd). Ndërkaq në sistemin filozofik ekzistencialist të Kamysë absurdi është qenia, gjithçka tjetër që jepet, fatet njerëzore, mendimet, historia janë jo qenie... Njerëzit absurdë nuk kanë të njëjtën fytyrë e nuk ecin mes ngjarjesh absolutisht të njëjta (të ngjashme). Secili nga shkrimtarët ekzistencialistë merr mbi vete misionin e parashtrimit të një fytyre të caktuar të njeriut absurd. Kështu vetë Kamy jep në çdo vepër nga një fytyrë të re njerëzore. Tek “Rënia” avokati parisian Klamans (personazh absurd ky) është në të njëjtën kohë njeriu absurd dhe filozofi i absurdit. Ai është njeriu absurd në jetën e tij private, në mënyrën ku e gjen kënaqësinë e tij, në hobbin e tij, në bisedën e tij, në shoqërinë e tij... Ai është i ndryshëm nga Merso përsa i përket vetëdijes filozofike të absurdit, të vetë ekzistencës.Vetrrëfimi i tij, paraqitja e shkallëzuar e shembujve dhe ngjarjeve që marrin përsipër të përgjithësojnë thelbin e ekzistencës, të universit dhe sidomos fabula që përmblidhet me qëndrimin në bar, vajtjen në shtëpi, kalimin nga gjallëria në gjumë, nga jeta në hiç, pra të gjitha këto e bëjnë Klamansin një konvencion, domethënia e të cilit është në besimin e Kamysë se bota e absurdit shkon drejt “rënies”. Në fakt këto përgjithësime s’gjenden tek Mersoi, i cili s’është gjë tjetër veçse një pamje e realitetit absurd. Merso ndryshon nga personazhet e tjerë të Kafkës e Sartrit por nisur nga këta të dy siç edhe e thamë më lart më së shumti afron me këtë të fundit (krahasuar me Gregor Zamzën apo babain e pamëshirshëm te “Metamorfoza”) Merso mbart një kuptim tjetër. Kjo për idenë se ajo që i intereson Kafkës në përgjithësi është raporti i individit me shtetin mes të cilëve është absurdi i një kontradite të papajtueshme. Me fjalë të tjera nëse Kafkës i intereson tragjizmi i fatit absurd, Kamysë i intereson absurdi i fatit të rëndomtë. Sartri nga ana tjetër është më afër Kamysë. Të dyve u intereson ajo që është më e rëndësishme, më e qenësishme te çdo njeri, absurdi. Megjithatë ata janë të ndryshëm në atë që Sartrit i intereson.Tek ata jepet absurditeti i lirisë e në raste të tjera absurditeti i rrjedhës së fatit përshembëll tek “Muri” i Sartrit, ndërsa Kamysë i intereson absurdi i ekzistencës njerëzore në përgjithësi. Lizi tek “Lavirja e denjë për respekt” e Pol Hilber tek “Herostrati” në sajë të gjykimit vendosin të bëjnë diçka të bindur për drejtësinë e veprimit dhe në momentin e fundit ekzistojnë të ngatërruar në mendime e arsyetime të pafund që lexuesi i merr me mend. Brenda tyre pra është absurdi, ai i cili mpin dhe u shton vendosmërinë. 327

kanë “shteruar fushën e së mundshmes” siç thotë Pindari, pra thënë vulgarisht

s’kanë ç’ta bëjë pasurinë e trashëguar.

Të dytët ndryshojnë nga të parët se arrijnë në vetëdijen e absurdit të

ekzistencës pasi u duhet të përpiqen fort çdo ditë, që t’i shpëtojnë ankthit të

konkurrencës pa të cilin s’mund të kuptohet shoqëria e sotme. Ndërkohë

shoqëria njerëzore nuk ishte e vetëdijshme për absurdin e ekzistencës së saj

në të gjitha stadet, ndaj dhe në këto raste ajo nuk i pranon këto teza. Kjo

shpjegon edhe dështimin e romanit në fillim dhe suksesin e bujshëm më pas.

Më 1942 preokupimi kryesor i njerëzimit qe lufta e përbotëshme dhe

shoqëria nuk kishte kohë për meditime. Martin Iden për t’i dhënë fund jetës

së tij u hodh në ujë, por aty për disa çaste e mbërtheu instinkti i shpëtimit, i

cili ish aq i fortë sa e bëri të harrojë arsyet që e detyruan të vepronte në atë

mënyrë. E njëjta gjë ndodh edhe me shoqërinë njerëzore e cila në pragje

katastrofash ka si preokupim kryesor shpëtimin. Në këtë rast zëri i njeriut të

mençur, meditimi i të cilit ka rrokur absurdin e gjithçkaje është i

papranueshëm ndërsa mendjet e mëdha profetike përsërisin vazhdimisht atë

që mendojnë se kanë zbuluar.

Në vitet ’50 njeriu i perëndimit “po shteronte fushën e së mundshmes”

standarti i jetës qe ngritur mjaft dhe preokupimi i secilit ishte t’ia kalonte

shokut ndërsa mungonte preokupimi i përgjithshëm. Dihet që shoqëria në

tërësi ka nevojë të ketë preokupimin e saj, e kur ky mungon ajo i drejtohet

mendjes, e mendja të çon tek absurdi.

Njeriu i perëndimit po bëhej i vetëdijshëm për absurdin e vetes. Në këtë kohë

bërtasin Sartër e Kamy dhe shoqëria gjen tek ata profetët e absurdit.

Personazhi absurd

Personazhi kryesor te “I huaji” është Merso, një njeri absurd. Ai është

personazh kryesor në kuptimin se fati i tij na ndjek nga fillimi romanit e deri

ditën e gjyqit, por nëse kemi parasysh filozofinë e autorit dhe gjithë

strukturën e veprës në tërësi, atëherë bëhet e qartë se personazhi kryesor i

romanit mund të ish quajtur fare mirë edhe Emanuel, Raimond, Marie..., por

mund të ishin edhe gjykatësi, hetuesi, avokati...

Merso nuk është gjë tjetër veçse një fragment absurd i një realiteti po aq

absurd. Kjo s’do të thotë që të gjithë personazhet e veprës janë të njëjtë apo të

ngjashëm, përkundrazi të gjithë personazhet e romanit mund të ndahen në dy

grupe, ku në të parin kemi vetë Mersoin e në të dytin gjithë të tjerët që janë

po aq absurdë sa ai, por që ndryshojnë nga përveçësia se sa janë të

vetëdijshëm ata për këtë gjë... Personazhet e grupit të dytë përbëjnë botën

absurde ndaj të cilit Mersoi është i huaj. Për ndërtimin e personazhit të tij

Kamy nuk duhet të jetë mbështetur edhe aq në metodat klasike të tipizimit.

Ai nuk ka marrë një figurë të caktuar dhe nëse ka patur një të tillë, ai nuk na

jep për të asnjë veçori konkretizuese individuale. Merso është pothuaj i

326

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!