19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ILIR SHYTA

Ne, nga jashtë, lexohemi brenda...

(Qasje në romanin “I huaji” të Alber Kamy)

Filozofia e romanit

Zhan Pol Sartri ka thënë për romanin “I huaji”se zoti Kamy na e bën

komentin e plotë të veprës së tij në librin “Miti i Sizifit”. Kjo është në të

vërtetë shprehje e raportit të njeriut filozof me artistin e fjalës, marrëdhëniet

mes të cilëve janë së tepërmi të ngushta. Çdo artist në marrëdhëniet kumtuese

me lexuesin është nga pak filozof, por Kamy përpiqet të jetë filozof që e

kumton të vërtetën dhe mesazhin përveçse me gjuhën e kategorive të qenies e

të mosqenies edhe me anë të modeleve jetësore, gjë që është në natyrën e

krijuesit. Në këtë pikë shëmbëlltyra e tij janë profesorët e filozofisë Zhan Pol

Sartër, Frederik Niçe e po të shtyheshim në histori do të gjenim shembujt e

profetëve, që oratorë e filozofë njëherazi me predikimet e tyre kanë

ndryshuar rrjedhën e fatit të shumë kombeve. Në këtë pikë Kamy nuk duket

të jetë tamam i tillë. Ai është pikëllues tek “I huaji”, i ashpër tek “Rënia” dhe

në filozofi ka bërë të vetat pikëpamjet e Sartrit.Ajo çka ai shpreh në esetë e

“Arsyetimit absurd” janë përsiatje mbi një botkuptim të veçantë (në një

këndvështrim të vetin) , që ai ka mbi shoqërinë e fatin njerëzor dhe që e

përcakton në modelet e koncepteve si filozofët e lartpërmendur. Megjithatë

Kamy është pikëllues dhe mjaft origjinal në të vërtetat që thotë.

“I huaji” që në titull duket sikur merr përsipër të trajtojë raportin e individit

me shoqërinë në disfavor të të parit dhe është nga ana tjetër një roman i madh

për njeriun absurd. Romani pati sukses të bujshëm më 1957, kohë që e çoi

drejt çmimit “Nobel” pasi më parë kishte “dështuar pothuajse krejt dhe ishte

kritikuar si çoroditës”. Arsyeja e suksesit do parë në marrëdhënien e

filozofisë së autorit me mendësinë e përgjithshme të anës tjetër të veprës

letrare, pra të lexuesit. Me sa duket njeriu i perëndimit i preokupuar në të

kuptuarit e ekzistencës së vet absurde gjeti tek Mersoi vetveten. Arsyeja e

vetëdijes së ekzistencës absurde në këtë fundshekull do kërkuar mbase në

vetë absurdin e qenies që në periudha paqeje (shih Sartrin) shfaq pamjen e tij

të vërtetë. Kjo nuk është risi për historinë e shoqërisë njerëzore pasi

ekzistenca njerëzore ka qenë absurde në të gjitha stadet pavarësisht se në disa

prej tyre njerëzit nuk kanë patur kohë të merreshin me të. Në këtë moment

gjendja krahasohet me spleenin perëndimor të shekullit të XIX, kohë kur u

shkruajt “Eugjen Onegini” një ndër personazhet absurdë të epokës.

Megjithatë mes “njeriut absurd të spleen-it dhe njeriut absurd të

ekzistencializimit” ka ndryshime. Të parët merren me kotësinë e jetës pasi

325

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!