hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

era, sandale që flasin, sandale që duan ti tregojnë të gjithëve për të zotin e tyre, sandale njerëzore që nëna i shkul nga pema per ti puthur djersën e të birit, sandale që peposhët i varin nëpër pemë për të mbjellë frikën e të tjerëve ndaj fatit të atij që ngre krye, sandale që binin në fshat dhe thashethemet e rastit, për Gavrilin e vrarë te Mali me Guva, apo Gavrilin e pavrarë që do e binin në fshat të fliste. Një makinë e rëndë propagande që thyente eshtra të vdekurish, zemra nënash, shpirtra fshatarësh të rënuar nga tufëzimi, tru të qullosur nga idea krijimit të njeriut të ri, trupa të përdhunuar mësuese fshati të frikësuar nga thirrjet e kukuvajkave... Një vlerë e rëndësishme e këtij romani, për mua, qëndron dhe në faktin se autori është shumë i drejtpërdrejtë në ato që shkruan, pa ekuivoke dhe dyshime, i qartë në idetë dhe i thjeshtë në mënyrën se si ti servir ato. E shkruajtur në formën e një autotregimi, ai bie shumë mjeshtërisht në rëfimin e tij gjithçka të ndodhur në kohë dhe vende të ndryshme, apo me personazhe të ndryshme (gjë që në pamje të parë të duken të palidhur). Me filozofinë e përgjithesimit të së mirës apo të keqes, Gavril Beshua vjen nga personazhe të ndryshëm, por që i lidh e përbashkëta e Gavrilit. Ashtu si Peposh Buzatin, që jo pa qëllim e sjell Shoshoja, Katerina, apo shoku i tij i fëmijërisë, tani montator. Kjo lidhje vendngjarje, kohë, ngjarje e personazhe të ndryshëm për mua është në funksion të konsolidimit të gjithë idesë së romanit, që jo më kot lidhet dhe me titullin, të paraqitjes të një absurdi të madh, të ngritur e të konsoliduar në një kohë absurde, por me sa gjykoj unë, do të ishte akoma më absurde, që e parë nga këndvështrimi i sotshëm, ajo kohë të quhej thjesht një absurditet tashmë i kaluar. Mbështetur në vetë stilin e autorit që me qëllim i përserit ato që shkruan disa herë dhe unë, edhe njëherë do të përsërisja atë që thashë në fillim të këtyre rreshtave, urimin që të lexohet ky roman si për mesazhet e sipërshkruara por dhe për faktin e thjeshte: Është një roman që të tërheq që në faqet e para dhe patjetër të bën të shkosh me shpejtësi deri në fund duke bërë, për ata që nuk i kanë lexuar, të vihen në kërkim dhe të romaneve të tjera të K.Kostes, (paraardhës i Asurdit është “Nata e Sofie Kondilit”), të cilat, unë edhe njëherë nënvizoj, përbëjnë një vlerë të madhe, të veçantë, të lartë artistike për letërsin tonë kombëtare. Nga ana tjetër kritika letrare dhe politika postdiktatoriale i ka një borxh të madh kësaj vepre dhe këtij autori, për të cilat personalisht do të shprehem në promovimin e romanit “Nata e Sofie Kondilit”, (80 kopje të të cilit i kam dhuruar në dashamirësit e librit në Vlorë), që së bashku me një grup shkrimtarësh e lexuesish vlonjatë do të zhvillojmë së shpejti. www.bujarleskaj.com Tirane 26 Mars 2009 324

ILIR SHYTA Ne, nga jashtë, lexohemi brenda... (Qasje në romanin “I huaji” të Alber Kamy) Filozofia e romanit Zhan Pol Sartri ka thënë për romanin “I huaji”se zoti Kamy na e bën komentin e plotë të veprës së tij në librin “Miti i Sizifit”. Kjo është në të vërtetë shprehje e raportit të njeriut filozof me artistin e fjalës, marrëdhëniet mes të cilëve janë së tepërmi të ngushta. Çdo artist në marrëdhëniet kumtuese me lexuesin është nga pak filozof, por Kamy përpiqet të jetë filozof që e kumton të vërtetën dhe mesazhin përveçse me gjuhën e kategorive të qenies e të mosqenies edhe me anë të modeleve jetësore, gjë që është në natyrën e krijuesit. Në këtë pikë shëmbëlltyra e tij janë profesorët e filozofisë Zhan Pol Sartër, Frederik Niçe e po të shtyheshim në histori do të gjenim shembujt e profetëve, që oratorë e filozofë njëherazi me predikimet e tyre kanë ndryshuar rrjedhën e fatit të shumë kombeve. Në këtë pikë Kamy nuk duket të jetë tamam i tillë. Ai është pikëllues tek “I huaji”, i ashpër tek “Rënia” dhe në filozofi ka bërë të vetat pikëpamjet e Sartrit.Ajo çka ai shpreh në esetë e “Arsyetimit absurd” janë përsiatje mbi një botkuptim të veçantë (në një këndvështrim të vetin) , që ai ka mbi shoqërinë e fatin njerëzor dhe që e përcakton në modelet e koncepteve si filozofët e lartpërmendur. Megjithatë Kamy është pikëllues dhe mjaft origjinal në të vërtetat që thotë. “I huaji” që në titull duket sikur merr përsipër të trajtojë raportin e individit me shoqërinë në disfavor të të parit dhe është nga ana tjetër një roman i madh për njeriun absurd. Romani pati sukses të bujshëm më 1957, kohë që e çoi drejt çmimit “Nobel” pasi më parë kishte “dështuar pothuajse krejt dhe ishte kritikuar si çoroditës”. Arsyeja e suksesit do parë në marrëdhënien e filozofisë së autorit me mendësinë e përgjithshme të anës tjetër të veprës letrare, pra të lexuesit. Me sa duket njeriu i perëndimit i preokupuar në të kuptuarit e ekzistencës së vet absurde gjeti tek Mersoi vetveten. Arsyeja e vetëdijes së ekzistencës absurde në këtë fundshekull do kërkuar mbase në vetë absurdin e qenies që në periudha paqeje (shih Sartrin) shfaq pamjen e tij të vërtetë. Kjo nuk është risi për historinë e shoqërisë njerëzore pasi ekzistenca njerëzore ka qenë absurde në të gjitha stadet pavarësisht se në disa prej tyre njerëzit nuk kanë patur kohë të merreshin me të. Në këtë moment gjendja krahasohet me spleenin perëndimor të shekullit të XIX, kohë kur u shkruajt “Eugjen Onegini” një ndër personazhet absurdë të epokës. Megjithatë mes “njeriut absurd të spleen-it dhe njeriut absurd të ekzistencializimit” ka ndryshime. Të parët merren me kotësinë e jetës pasi 325

era, sandale që flasin, sandale që duan ti tregojnë të gjithëve për të zotin e

tyre, sandale njerëzore që nëna i shkul nga pema per ti puthur djersën e të

birit, sandale që peposhët i varin nëpër pemë për të mbjellë frikën e të tjerëve

ndaj fatit të atij që ngre krye, sandale që binin në fshat dhe thashethemet e

rastit, për Gavrilin e vrarë te Mali me Guva, apo Gavrilin e pavrarë që do e

binin në fshat të fliste. Një makinë e rëndë propagande që thyente eshtra të

vdekurish, zemra nënash, shpirtra fshatarësh të rënuar nga tufëzimi, tru të

qullosur nga idea krijimit të njeriut të ri, trupa të përdhunuar mësuese fshati

të frikësuar nga thirrjet e kukuvajkave... Një vlerë e rëndësishme e këtij

romani, për mua, qëndron dhe në faktin se autori është shumë i drejtpërdrejtë

në ato që shkruan, pa ekuivoke dhe dyshime, i qartë në idetë dhe i thjeshtë në

mënyrën se si ti servir ato. E shkruajtur në formën e një autotregimi, ai bie

shumë mjeshtërisht në rëfimin e tij gjithçka të ndodhur në kohë dhe vende të

ndryshme, apo me personazhe të ndryshme (gjë që në pamje të parë të duken

të palidhur). Me filozofinë e përgjithesimit të së mirës apo të keqes, Gavril

Beshua vjen nga personazhe të ndryshëm, por që i lidh e përbashkëta e

Gavrilit. Ashtu si Peposh Buzatin, që jo pa qëllim e sjell Shoshoja, Katerina,

apo shoku i tij i fëmijërisë, tani montator. Kjo lidhje vendngjarje, kohë,

ngjarje e personazhe të ndryshëm për mua është në funksion të konsolidimit

të gjithë idesë së romanit, që jo më kot lidhet dhe me titullin, të paraqitjes të

një absurdi të madh, të ngritur e të konsoliduar në një kohë absurde, por me

sa gjykoj unë, do të ishte akoma më absurde, që e parë nga këndvështrimi i

sotshëm, ajo kohë të quhej thjesht një absurditet tashmë i kaluar. Mbështetur

në vetë stilin e autorit që me qëllim i përserit ato që shkruan disa herë dhe

unë, edhe njëherë do të përsërisja atë që thashë në fillim të këtyre rreshtave,

urimin që të lexohet ky roman si për mesazhet e sipërshkruara por dhe për

faktin e thjeshte: Është një roman që të tërheq që në faqet e para dhe patjetër

të bën të shkosh me shpejtësi deri në fund duke bërë, për ata që nuk i kanë

lexuar, të vihen në kërkim dhe të romaneve të tjera të K.Kostes, (paraardhës i

Asurdit është “Nata e Sofie Kondilit”), të cilat, unë edhe njëherë nënvizoj,

përbëjnë një vlerë të madhe, të veçantë, të lartë artistike për letërsin tonë

kombëtare. Nga ana tjetër kritika letrare dhe politika postdiktatoriale i ka një

borxh të madh kësaj vepre dhe këtij autori, për të cilat personalisht do të

shprehem në promovimin e romanit “Nata e Sofie Kondilit”, (80 kopje të të

cilit i kam dhuruar në dashamirësit e librit në Vlorë), që së bashku me një

grup shkrimtarësh e lexuesish vlonjatë do të zhvillojmë së shpejti.

www.bujarleskaj.com

Tirane 26 Mars 2009

324

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!