19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

degjenerohen deri në atë shkallë, sa të spiunojë vëllai vëllanë, gruaja të

shoqin, miku mikun e tij dhe mbi të gjitha këto të ngrenë në piedestal atë që

autori e thotë me forcë: Krijimin e njeriut të ri, fabrikimin e Peposhëve, të

cilët për shumë vjet mbretëruan mbi fatet e shokëve të tyre dhe pse jo enden

dhe sot krenar në Peposhezimin e tyre.

Dhe pikërisht për sa thashë më sipër, do të filloja të rendisja disa nga

përshtypjet e mija personale për këtë roman duke filluar pikërisht me figurën

e Peposh Buzatit. Natyrisht një lexues i romanit do të më tërheq vëmendjen,

duke më kujtuar se heroi kryesor është vetë autori me jetën e tij po kaq

absurde sa gjithë absurditeti i shkruar në 289 faqet e tij. E pranoj këtë, por

nuk e di pse, më pëlqen ta filloj pikërisht nga Peposh Buzati. Jo aq për vendin

që zë në roman, që natyrisht autori e ka vënë në qendër të të gjithë

absurditetit që ai merr përsipër të paraqes, por më shumë për vendin që

Peposhët dhe shokët e tij, zënë në jetën e sejcilit prej nesh, jo vetëm atëherë

kur kishin rrufetë e Zeusit në dorë, por dhe tani kur ndoshta enden rrugëve të

Tiranës (pse jo dhe të pushtetit dhe të politikës) duke kronikuar të shkuarën e

tyre, jo vetëm pa një ndjenjë turpi dhe përgjegjësie apo të një kërkimi falje

publike, por në ndonjë rast dhe duke mbrojtur me një krenari të nënujëshme

të shkuarën e tyre kur të bënin gjëmën. Sepse është pikërisht Peposhi me

shokët e tij një nga mbresat më të forta që më la ky roman që më detyroi dhe

për atë thirrje (provokim miqësor) për lexim që ju bëra kolegëve të mi në

Kuvend apo në Grupin parlamentar.

Peposh Buzati është një figurë mëse reale, e qëmtuar me mjeshtërinë e autorit

deri në hollësi, është pikërisht pjella e asaj shoqërie perverse që krijoi figurën

më perverse, që kurrë ndonjëherë shoqëria shqiptare nuk e kish jetuar, njeriun

e ri, qënien e re, hidrën e nënujrave. Që kur kërkonte të drejtën e studimit, që

kur ishte student, që kur mohoi të shpëtonte shokët e tyre që po mbyteshin, që

me vështrimet epshore që i hidhte shoqes së klasës e deri sa u bë i madh dhe i

plotfuqishëm, kur përdhunonte me moralin e tij të përdhunuar këdo që i dilte

përpara ai u fabrikua si një qënie pa moral, pa fytyrë, pa trup, pa gjymtyrë,

por thjesht si një Peposh, që si e thotë autori: u fry, u bë i madh, sa dhuna dhe

paturpësia. Idea që të rrënqeth është se kjo ushtri e fabrikuar njerzish të rinj,

po rritej, po zmadhohej, po zaptonte gjithçka njerëzore e të bukur në jetën e

rinisë, po shumohej si kubikët e shpikur të asaj kohe të shpikur. Disa i bënin

Peposh dhe të tjerët ushtarë peposhash, të cilët mbanin nën thundër me mijra

të tjerë me teorin e Abelit e të Kainit, si Shoshoja me shokë, apo stomatologia

e bukur, apo Beta e përfunduar nën shfryrjet e ushtarëve të Peposhit...

Ajo që autori nëpermjet Absurdit të tij e jep të qartë dhe pa ekuivoke është se

kjo shoqëri e re, që në pamje të parë të duket e shthurrur, perverse, që

përdhunon, që vret, që internon (dukuri këto që i sheh sot nën këndveshtrimin

e absurditetit të asaj kohe) e parë në syrin e kohës që është jetuar, është dhënë

plot vërtetësi dhe e shkruajtur bukur dhe drejtpërdrejt të jepet si një gjë

normale, e ndërtuar me mjeshtëri, me cinzëm njëkohësisht, me atë që lufta e

321

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!