19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KRITIKË / CRITICĂ

BUJAR LESKAJ

Absurdi i kohës absurde

- Shënime mbi romanin “Absurdi” i autorit KOÇO KOSTA -

Dikush, duke dëgjuar një referimin tim në Kuvend të romanit ABSURDI të

K.Kostës mund ta ketë menduar thjesht si mani të referuesit për të cituar një

vepër a diçka tjetër në funksion të asaj që do të argumentojë, pavarësisht sa

lidhet argumenti në fjalë me veprën e cituar. Por nuk është kështu. Qëllimi im

ishte i plotë dhe në përputhje me mbresat që më la Absurdi. Sa e vërtetë është

kjo, unë edhe njëherë, siç e bëra në sallën e Kuvendit do ta këshilloja të

lexohej ky roman, se do të ishte absurde nga ana ime që të kuptohej Absurdi i

Koços në këtë shkrim modest. Megjithatë nuk është ky qëllimi im në këto dy

rreshta që po marr përsipër të shkruaj. As të nxisë të tjerët të lexojnë atë që

dua unë, për të kuptuar atë që kam dashur të them. Jo, sinqerisht, jo. Unë do

të dëshiroja të shprehja mbresat e mia, thjesht si një lexues që vepra në fjalë,

e tundoi të shpreh lirshëm dy-tre mendime, pa pretenduar për një shkrim

profesional të karakterit të kritikës letrare.

Duke qënë një lexues i shumë veprave të K.Kostës, do të nënvizoja që në

fillim se duke shkruar këto mendime nuk kam ndërmend të bëj avokatin e

vlerave të prozës së tij, (ky autor i madh i prozës shqiptare nuk ka fare nevojë

për të), pasi ato e kanë kaluar provimin e guximit artistik që në atë kohë kur

ky guxim fshihej nën jorgan, duke qëndruar si vepër monumentale në kohë,

dhe jo më tani kur liria e të shkruarit në disa raste është kthyer në bumerang

të vlerave artistike e që ka nxjerrë, zbuluar shumë autorë të tjerë. Në këtë

këndvështrim, në kuadër të analizës që dua të bëj, mund të qëndronte çdo

roman i tij, por unë zgjodha pikërisht Absurdin dhe për një arsye të thjeshtë.

Përpos vlerave, për të cilat do mundohem të them diçka, është pikërisht titulli

nga e cila më bën të filloj përshtypjet e mia. Përveç idesë që autori hedh

nëpërmjet absurdit të tij, jo vetëm duke argumentuar këtë nëpërmjet titullit,

por përmes përshkrimit të një absurditeti të përshkruar me kaq mjeshtëri në

këtë roman, që do t'ju bënte mirë ta lexonin, si atyre të rinjëve që nuk e kanë

njohur këtë kohë absurde, dhe ju duket akoma më absurde si mund të ketë

jetuar një absurditet i tillë, si atyre të tjerëve që e kanë jetuar dhe e kujtojnë

me neveri si një pjesë të neveritëshme të jetës së tyre...por, më shumë me atë

kategori njerzish, që ndonëse e kanë jetuar, kështu dhe më keq, mohojnë

ekzistencën e këtij absurdi kaq të egër dhe mizor, që shkatërroi mijra jetë, që

vrau Gavrilët me shokë, që bëri që nënat e tyre të enden të marrosura në

kërkim të sandalleve të varura të bijve të tyre, që me mijra Shosho e të tjerë të

320

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!