19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ashkësi të Lindjes së Largët, apo të zonave të tjera, i hasim në vendet

evropiane. Secila nga këto bashkësi ruan specifikën e vet kulturore. Në

procesin e ndërlikuar të globalizimit, çështja e ruajtjes së identitetit kulturor

përshfaq dy pamje: nga njëra anë ekziston rreziku i homogjenizimit kulturor,

çka do të thotë që bota mund të kishte një formë të vetme kulture, ndërsa nga

ana tjetër një rrezik akut i shpërbërjes kulturore dhe psikologjike, si për

individët, ashtu edhe për shoqërinë në tërësi. Të dy këta rreziqe janë të

gërshetuar mes tyre.

Sipas përkufizimit që jep Anthony McGrew, globalizimi është një

intensifikim i ndërlidhjes, një përhapje pa sforcim e të gjitha besimeve,

vlerave, mallrave, përtej kufijve territorialë të çdo shteti. Kësisoj globalizimi

çon drejt "tkurrjes" së nocionit të hapësirës e të kohës; distancat zvogëlohen,

bota bëhet më "e ngushtë", si një fshat global (Global Village - sintagmë e

famshme e Marshall McLuhan-it). Por edhe nëse ekziston një afëri e caktuar

e kulturave (falë zhvillimit teknologjik), ato janë ende të ndara për shkak të

specifikave përkatëse. Në të vërtetë globalizimi synon ta mpakë një gjë të

tillë, duke mundësuar që në të gjitha kulturat të shfaqen "shënjat" e konsumit,

duke bërë që, edhe në këtë aspekt, çdo vend të ngjajë, më shumë a më pak,

me tjetrin.

Sa i takon përmasës kulturore të një shoqërie, kjo është e vështirë të

përcaktohet sidoqë ka disa veçori:

a. Kultura mund të këqyret si sferë e ekzistencës, në të cilën njerëzit

ndërtojnë domethënien e praktikave me ndihmën e simboleve;

b. Është një mënyrë, me të cilën njerëzit i japin një kuptim jetës falë

komunikimit ndërmjet tyre;

c. Qëllimi i kulturës është, gjithashtu, t’i japë një kuptim jetës;

d. Kultura mund të shihet edhe si «territori» i domethënieve nga

këndvështrimi ekzistencial;

e. Si përfundim, kultura përmbyll krejt larminë e praktikave të përditshme,

duke frytuar vetë ekzistencën njerëzore.

Në periudhën e globalizimit, përmasa kulturore jo rrallë ngatërrohet me

kulturën mediatike, pra me atë të teknologjive audio-vizuale dhe të

komunikimit, me anën e të cilave përcillen shfaqjet kulturore. Me «kulturë

mediatike» kuptojmë tjetërsimin përmes konsumizmit, një demokratizim i

konsumit, por edhe një "mediokrizim" i tij. Në epokën tonë të internetit e të

televizionit, kultura bëhet relative: na thuhet çfarë dhe ku të shohim, çfarë të

lexojmë e të dëgjojmë. Njëherazi me kulturën masive, sikurse ve në dukje

Edgar Morin, nxjerr krye një «kolonizim» i dytë. Një kulturë e tillë synon

«gërryerjen» e kulturave të tjera, deri në zëvendësimin e tyre. Kështu kultura

masive bëhet kultura e parë universale në historinë e njerëzimit. Bota e

sotme, siç tërheq vëmendjen Samuel Huntington, - autori i bestseller-it The

32

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!