hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti hæmus - Libraria pentru toti

librariapentrutoti.ro
from librariapentrutoti.ro More from this publisher
19.12.2012 Views

ta argëtuar publikun por për ta shqetësuar atë. Për mua arti është terapi. Drama trajton kryesisht tragjedinë e kombit tonë, por tragjedia jonë është pjesë e pandarë e tragjedisë njerëzore që kalon kufijtë tokësor, etnik, fetar dhe kohor. Në këtë kuptim, qëllimi im nuk ka qenë thjesht të shkruaj një dramë shqiptare por të përdor karakteristika shqiptare për të trajtuar një dramë me temë mbarë njerëzore”, thotë Alpion. Në shtypin shqiptar është komentuar se Leka është “harbut”. Alpion pohon se në të vërtetë Leka është një personazh i komplikuar. “Ai është një “kloun”, një personazh tragjikokomik, një njohës i mirë i mentalitetit shqiptar dhe anglez, një zotërues i mirë i gjuhës angleze, por fatkeqësisht edhe një forcë vetë shkatërruese, një viktimë po edhe një shkelës ligji. Leka është “çdo-njeri”. Atij mund t’i vihen shumë epitete, por ai nuk është kurrë “harbut”. Alma gjithashtu është një personazh kompleks. Ajo është ambicioze por edhe inferiore ndaj anglezëve. Leka dhe Alma plotësojnë njëri tjetrin”. Drama e cila është duartrokitur dje nga të pranishmit dhe që mban titullin “Sikur të vdekurit të dëgjonin”, është një ripunim i dramës “Tollonat” (“Vouchers”), që u botua në Angli në vitin 2001. Për herë të parë “Tollonat” u vu në skenë me regji të dramaturges serbe Dr Duška Radosavljevic në Festivalin e Teatrit Bashkëkohor Evropian në Huddersfield të Anglisë në Mars 2002. Në rolet kryesore ishin dy aktorë Anglez dhe Jordanez. Sponsorizuar nga Këshilli i Arteve të Anglisë (Arts Council England), dhe me regji të Marcus Fernando, “Sikur të vdekurit të dëgjonin” pati premierën në Angli në Shkurt 2006 nga trupa teatrale Dreamscape në Teatrin MAC në Birmingham. Suksesi i shfaqjeve u pasqyrua gjerë në mediat Britanike dhe Ballkanike (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi). Kritikët dhe spektatorët vlerësuan veçanërisht interpretimin e aktorit të njohur Anglez Richard Attlee (nipi i ish kryeministri britanik Clement Attlee) në rolin e azilantit politik nga Kosova, Leka Trimi. Pas suksesit të shfaqjeve në Angli, Alpion dhe regjisori Fernando morën ftesa nga Teatri Kombëtar në Tiranë dhe Teatri Kombëtar i Kosovës. Regjisorë dhe dashamirës të artit dramatik në Maqedoni, Serbi dhe Kroaci po ashtu u interesuan që Dreamscape të bëj një turne në këto tre vende. Në Mars 2008, po me sponsorizimin e Këshillit të Arteve të Anglisë, Kompania e Teatrit Dreamscape shfaqi me sukses dramën në dy qytete angleze: në Birmingham (në Teatrin MAC) dhe në Ëolverhampton (në Teatrin Arena). Në rolin e Lekës këtë radhë ishte aktori i talentuar anglez Andreë Cullum, i cili ka marrë pjesë në dramën seriale televizive angleze EastEnders. “Sikur të vdekurit të dëgjonin” u botua nga “Globic Press” në SHBA në vitin 2008. Në fillim të prezantimit me 14 Gusht do të shfaqet e filmuar premiera angleze e dramës “Sikur të vdekurit të dëgjonin”. Pas shfaqjes së premierës, Dr Alpion do të zhvillojë bisedën me temë “Identiteti Kombëtar Shqiptar: Kohezion në Individualizëm dhe Fragmentim”, në të 310

cilën do të shtjelloj se përse në “Tollonat” dhe “Sikur të vdekurit të dëgjonin” ai përqendrohet në trajtimin e refugjatëve dhe azilantëve shqiptarë në Perëndim, si dhe në raportet që bashkatdhetarët vendosin me njëri tjetrin në mërgim. Alpion do të përqendrohet kryesisht në kompleksin e inferioritetit që vihet re tek disa shqiptarë në Perëndim, dhe do të argumentoj se drama është një art i fuqishëm dhe mjet efikas për të trajtuar aspekte të rëndësishme dhe tabu që kanë të bëjnë me identitetin tonë kombëtar. Sipas Alpion, arti dhe artistët mund dhe duhet të kontribuojnë më shumë për të sjellë më pranë njëri tjetrit popujt e Ballkanit, dhe kjo bëhet më mirë kur gjejmë dhe vlerësojmë vlera të përbashkëta. Kjo dramë ka marrë vlerësiem të shumta por vlen të theksojmë në këtë vlerësimin që i ka dhënë regjizori i dramës, “Sikur të vdekurit të dëgjonin” Marcos Fernando në Angli në vitet 2006 dhe 2008. “Fatmirësisht “Sikur të vdekurit të dëgjonin” është e çliruar nga vargonjtë e komercializmit; asaj i japin jetë idetë, personazhet dhe tensioni dramatik. Kjo dramë përbën një sfidë si për aktorët ashtu edhe për regjisorët”. Sa shfaqje e mrekullueshme! Të vjen mirë kur shikon që një akademik dhe shkrimtar nga Ballkani ka shkruar një vepër kaq të rëndësishme sa që nuk mund të përshkruhet me fjalë, ka thwnw Danica Ilic (Seksioni i Gjuhës Serbe, BBC, Londër). Kush është Gëzim Alpion Gëzim Alpion lindi në Peshkopi më 10 tetor 1962. Ai ka studiuar në Universitetin e Tiranës (1982-85), Kajros (1985-93) dhe Durhamit (Angli) (1993-1997). Që nga akordimi i titullit Doktor në Filozofi (për studimin e imazhit të artistit në veprat e D. H. Laërence) në Universitetin e Durhamit në vitin 1997, Alpion ka punuar në Mbretërinë e Bashkuar si lektor i letërsisë anglo-amerikane, modernizmin, dhe filmit në Universitetin e Huddersfield, Sheffield Hallam University dhe Neëman University College. Në vitin 2002 Dr Alpion u emërua lektor në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e Birminghamit ku është edhe Drejtor i Studimeve Pasuniversitare, dhe Anëtar Nderi i Institutit të Studimeve të Avancuara në Arte dhe Shkencat Shoqërore që nga viti 2000. Dr Alpion ka zhvilluar biseda dhe leksione në disa universitete britanike (Oxford, London School of Economics, University College London, Kingston), si dhe në SHBA, Kanada, Kinë, Indi, Rusi, Afrikën e Jugut, Gjermani, Itali, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Dr Alpion intervistohet rregullisht nga mediat botërore, veçanërisht ato britanike, amerikane, franceze, italiane dhe indiane, si ekspert për Nënë Terezën, si dhe i sociologjisë së medias, fesë, famës, nacionalitetit dhe filmit. Aktualisht Profesor i Sociologjisë dhe Studimeve të Medias në Universitetin e Birmingamit në Angli, Gëzim Alpion është autor i librit të mirënjohur 311

ta argëtuar publikun por për ta shqetësuar atë. Për mua arti është terapi.

Drama trajton kryesisht tragjedinë e kombit tonë, por tragjedia jonë është

pjesë e pandarë e tragjedisë njerëzore që kalon kufijtë tokësor, etnik, fetar

dhe kohor. Në këtë kuptim, qëllimi im nuk ka qenë thjesht të shkruaj një

dramë shqiptare por të përdor karakteristika shqiptare për të trajtuar një

dramë me temë mbarë njerëzore”, thotë Alpion. Në shtypin shqiptar është

komentuar se Leka është “harbut”. Alpion pohon se në të vërtetë Leka është

një personazh i komplikuar. “Ai është një “kloun”, një personazh tragjikokomik,

një njohës i mirë i mentalitetit shqiptar dhe anglez, një zotërues i mirë

i gjuhës angleze, por fatkeqësisht edhe një forcë vetë shkatërruese, një

viktimë po edhe një shkelës ligji. Leka është “çdo-njeri”. Atij mund t’i vihen

shumë epitete, por ai nuk është kurrë “harbut”. Alma gjithashtu është një

personazh kompleks. Ajo është ambicioze por edhe inferiore ndaj anglezëve.

Leka dhe Alma plotësojnë njëri tjetrin”.

Drama e cila është duartrokitur dje nga të pranishmit dhe që mban titullin

“Sikur të vdekurit të dëgjonin”, është një ripunim i dramës “Tollonat”

(“Vouchers”), që u botua në Angli në vitin 2001. Për herë të parë “Tollonat”

u vu në skenë me regji të dramaturges serbe Dr Duška Radosavljevic në

Festivalin e Teatrit Bashkëkohor Evropian në Huddersfield të Anglisë në

Mars 2002. Në rolet kryesore ishin dy aktorë Anglez dhe Jordanez.

Sponsorizuar nga Këshilli i Arteve të Anglisë (Arts Council England), dhe

me regji të Marcus Fernando, “Sikur të vdekurit të dëgjonin” pati premierën

në Angli në Shkurt 2006 nga trupa teatrale Dreamscape në Teatrin MAC në

Birmingham. Suksesi i shfaqjeve u pasqyrua gjerë në mediat Britanike dhe

Ballkanike (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi). Kritikët dhe spektatorët

vlerësuan veçanërisht interpretimin e aktorit të njohur Anglez Richard Attlee

(nipi i ish kryeministri britanik Clement Attlee) në rolin e azilantit politik nga

Kosova, Leka Trimi. Pas suksesit të shfaqjeve në Angli, Alpion dhe regjisori

Fernando morën ftesa nga Teatri Kombëtar në Tiranë dhe Teatri Kombëtar i

Kosovës. Regjisorë dhe dashamirës të artit dramatik në Maqedoni, Serbi dhe

Kroaci po ashtu u interesuan që Dreamscape të bëj një turne në këto tre

vende. Në Mars 2008, po me sponsorizimin e Këshillit të Arteve të Anglisë,

Kompania e Teatrit Dreamscape shfaqi me sukses dramën në dy qytete

angleze: në Birmingham (në Teatrin MAC) dhe në Ëolverhampton (në

Teatrin Arena). Në rolin e Lekës këtë radhë ishte aktori i talentuar anglez

Andreë Cullum, i cili ka marrë pjesë në dramën seriale televizive angleze

EastEnders. “Sikur të vdekurit të dëgjonin” u botua nga “Globic Press” në

SHBA në vitin 2008. Në fillim të prezantimit me 14 Gusht do të shfaqet e

filmuar premiera angleze e dramës “Sikur të vdekurit të dëgjonin”. Pas

shfaqjes së premierës, Dr Alpion do të zhvillojë bisedën me temë “Identiteti

Kombëtar Shqiptar: Kohezion në Individualizëm dhe Fragmentim”, në të

310

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!