19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

CLIO

KOPI KYÇYKU

Kultura në kontekstin e globalizimit

(Cultura în contextul globalizării)

Dihet tashmë se globalizimi është procesi i zgjerimit, i thellimit dhe i

përshpejtimit të ndërlidhjeve në shkallë botërore, jo vetëm në lëmin

ekonomik, por edhe në atë shoqëror, politik, teknologjik e kulturor. Në

kuadrin e marketingut global strategjia e firmave synon të promovojë marka

universale, me ç’rast kultura e publicitetit bëhet një industri e vërtetë. Nga

kjo pikë vështrimi, globalizimi përbën një dukuri që ka të bëjë me

qarkullimin e informacioneve e të ideve, pra me diçka jashtë fakteve

kulturore të mirëfillta. Hulumtimet shkencore kanë vërtetuar zanafillën e

përbashkët të të gjitha qytetërimeve, të cilët, gjatë shekujve, janë çapitur në

mënyra e trajta nga më të ndryshmet. Ky pohim mund të qëndrojë në themel

të konceptit të ekzistencës së një bashkësie njerëzore të vetme, ndërsa

kapërcimi i kufijve në hapësirë dhe në kohë nga ana e kombeve dhe e

sistemeve ekonomike, çon drejt globalizimit kulturor. Një sërë zhvillimesh të

sotme sjellin argumente në mbështetje të idesë se në themel të procesit të

globalizimit qëndron pikërisht kultura.

Falë teknologjisë së informacionit njerëzit hyjnë në marrëdhënie me një larmi

normash dhe vlerash kulturore, të cilat, me kalimin e kohës, përftojnë një

sjellje, një qëndrim global. Por globalizimi, në parim nuk duhet t’u

kundërvihet traditave dhe vlerave kulturore të një kombi. Madje ai lipset të

ngjizë e të përhapë një kulturë të shumëpërmasore në pejzazhin e traditave

kulturore kombëtare. Televizioni, radioja, „udhëtimi” elektronik virtual,

interneti apo mësimdhënia e hapur në largësi, pa praninë fizike të

mësimdhënësit, janë forma të globalizimit kulturor. Faktorin përcaktues të

ndryshimeve në të ardhmen e përbën ecuria e teknologjive informacionale

dhe digjitale, të cilat e ndryshojnë mjedisin rrethues dhe kufijtë institucionalë

klasikë, përfshi ata kulturorë. Vlen të theksojmë se, në fund të fundit, e

rëndësishme nuk është kultura në vetvete, por një cilësi e re e inteligjencës,

për të cilën kultura mund të shërbejë si themelvënëse.

Një rol krejt të veçantë në fushën e kulturës ka aspekti etnik etnik i procesit të

globalizimit, që parakupton mbartjen e vlerave të ndryshme kulturore

kombëtare nga njëra anë në anën tjetër të globit. Bashkësi të fuqishme të

popujve evropianë i gjejmë në kontinente të tjerë të globit dhe anasjelltas -

31

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!