19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

janë shkruar vepra të pafundme, por vepra e Alpion ka zgjuar interesim më të

madh. Dalja e këtij libri përkon me një periudhë kur në opinionin shqiptar po

rishikohen të gjitha figurat tona, deri edhe vetë Skënderbeu, me tendencë që

të mbizotëroj rishikimi negativ, ndoshta i vlerave pozitive. Këtë dukuri në

kuadrin e imazhit të shqiptarit në botë dhe të identitetit shqiptar në vetvete,

Alpion e ka interpretuar në një kontekst të caktuar për të cilat shprehet se që

figurat tona kombëtare po rishikohen është gjë e mirë. “Një figurë që nuk

ngjall interes në momente kyçe në historinë kombëtare, ndoshta nuk e

meriton të cilësohet si një personalitet i kombit. Figurat kombëtare janë deri

diku si perënditë; brezat u drejtohen atyre për frymëzim, për të gjetur

përgjigje për problemet që hasin përbalten apo injorohen disa nga figurat

kombëtare në ditët tona, veprime që janë ose të paprincipta ose të dyshimta”,

thotë Alpion. Duke u shprehur se përsa i përket regjistrimit dhe analizës së

historisë dhe të figurave tona historike, ne kemi mbetur aty ku kemi qenë:

“autodidaktë subjektivë”, Alpion shprehet se “shkrimi i historisë është

gjithmonë i vështirë, por në rastin tonë duket akoma si i pamundur. Kjo është

arsyeja që një ndër kombet më të vjetër në botë si kombi ynë ka mbetur me

një defiçit të thellë përsa i përket kujtesës historike dhe analizave objektive

të momenteve kyçe në historinë tonë, veçanërisht në kohët moderne. Në qoftë

se për periudhën para 1912-tës nuk ngurojmë t’ua lëmë fajin të huajve, për

mangësitë që kemi në historinë e dokumentuar dhe për interpretimin

tendencioz të historisë sonë, në 100 vjetët e ekzistencës së shtetit shqiptar

mëkatet janë kryesisht tonat”. Problemi më i madh që ai shton është se

historia si disiplinë është nga më të dëmtuarat në shkencat sociale shqiptare.

Politizimi i historisë mbetet problem serioz tani në pluralizmin politik po aq

sa në kohën e mbretërisë dhe të regjimit komunist. “Këshilla e Konicës në

vitin 1902, kur i referohej Ali Pashë Tepelenës, se figurat historike duhen

analizuar dhe gjykuar jo në kontekstin e së sotmes por të kohës kur ata jetuan

dhe vepruan, akoma nuk është marrë parasysh si duhet nga historianët

shqiptarë. Si Zogu dhe Hoxha, edhe disa drejtues të shtetit shqiptarë të dy

dekadave të fundit me sa duket mendojnë se ata e pollën Shqipërinë. Kjo

është arsyeja kryesore se përse historia shqiptare e shekullit të fundit është

dhe ka të ngjarë të vazhdojë të mbetet edhe për disa kohë një histori e

fragmentuar”, thotë Alpion.

Drama që kalon kufijtë

Në qendër të dramës, ngjarjet e të cilës zhvillohen në Londër në vitin 2001,

janë Leka, një azilant politik nga Kosova, dhe Alma, një studiuese nga

Tirana. Drama shtjellon disa tema delikate. “Unë do t’ia lë kritikës shqiptare

të zbërthej simbolikën e fundit tragjik të personazheve. Unë nuk shkruaj për

309

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!