19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

në botë. Një institucion i tillë duhet të ketë një fond të veçantë për t’u

përdorur në formë bursash, etj, për studiues të huaj të interesuar në kulturën,

gjuhën dhe traditat tona”, tha Alpion, duke theksuar se po qe se duam të na

njohë bota, duhet te investojmë edhe më shumë.

Orienti dhe Oksidenti

Në bisedën e zhvilluar dje janë shprehur interesimet e autorit të dramës në

rrafshe më të gjera si filozof, sociolog, shkrimtar e publicist, ku ai krijon edhe

imazhin e tij në këto hapësira. Bashkë me të është i pandashëm edhe imazhi i

shqiptarit, gjë e ka nxitur të ketë një interesim më të madh për temën

shqiptare, “si është shqiptari në raport me të huajt e të tjerët”. Në bisedën e

tij, dje Gëzim Alpion ka rrëfyer se “Qëllimi im si studiues dhe krijues kur

trajtoj tematikën shqiptare për lexuesin dhe audiencën perëndimore është të

jem sa më i informuar dhe objektiv dhe të trajtoj jo tema ekzotike, që në

Perëndim vazhdojnë të jenë të preferuara, por tema te cilat dëshmojnë për

vlerat e vërteta dhe sfidat e kombit tonë. Në Perëndim diskursi për Shqipërinë

dhe vende të tjera të vogla vazhdon të jetë tendencioz, jo gjithmonë i

mirinformuar, dhe në disa raste edhe keqdashës. Gëzim Alpion është larguar

nga Shqipëria për të studiuar në Kajro në vitin 1985 dhe që nga ajo kohë

komunikon, shkruan dhe boton në gjuhën angleze, por kjo hapësirë atij nuk i

mjafton, sepse nuk harron kurrë që është një shqiptar. Interesimet e tij për

kombin dhe shtetin shqiptar priren nga një vizion i caktuar, që ka ngjallur jo

pak polemika, vizion të cilën ai e shpreh me këto fjalë: “Kombi dhe shteti

shqiptar rilindi në kohët moderne nga vizioni, idealizmi, përkushtimi dhe

sakrificat e elitës intelektuale në diasporë, si në Orient dhe në Oksident”.

A do të jetë kultura e denjë për të na përfaqësuar

A do të ishte kultura shqiptare e denjë për të na përfaqësuar. Kjo është

çështja. Admirimi që ka Gëzim Alpion për vlerat e kësaj kulture, do ta çonte

në gjurmët e studimit të një tjetër admiruesi të vlerave tona. Ka më se një vit

që Alpion merret me studimin e veprës së plotë të Konicës dhe së shpejti do

të filloj një studim modest ku, ndër të tjera, do të argumentoj se Konica ishte

jo vetëm intelektuali më i shquar shqiptar i brezit të tij, siç është argumentuar

deri tani nga disa ekspertë shqiptar të Konicës, por, për mendimin e tij edhe

një nga intelektualët më të shquar perëndimorë të gjysmës së parë të shekullit

të njëzetë. Për mendimin tim, analiza që Konica i bën prodhimit masiv në

kapitalizëm dhe standartizimit të shijeve si një nga pasojat e tij, e bëjnë atë

një pararendës të Shkollës së Frankfurtit. Alpion njihet edhe si autor i librit të

viteve të fundit “Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?”. Për këtë figurë

308

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!