19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Unë kam pasur fatin të studioj në Shqipëri, Egjipt dhe Angli si dhe

privilegjin të njihem nga afër dhe të shkruaj për tema që kanë të bëjnë me

civilizimin perëndimor, egjiptian, dhe Indinë”, shprehet Alpion. Dihet që

identiteti shqiptar dhe imazhi shqiptar janë dy temat më të debatuara në

nivelet e ndryshme të opinionit shqiptar, në kuadrin e integrimeve tona

perëndimore e globale. Ndërkohë interesimet shkencore e krijuese të Alpion

janë përqëndruar në trekëndëshin Perëndim-Bota Arabe-Indi, në të cilin

mendon se edhe këtu mund ta gjejë veten shqiptari. “Ashtu si edhe tani,

shqiptarët për afro 2000 vjet kanë jetuar në skajet e civilizimeve dominuese

pa u integruar plotësisht me ta si komb në tërësi. Pavarësisht nga kjo

ekzistencë periferike, kombi ynë vazhdimisht ka nxjerrë figura të një rëndësie

ndërkombëtare të cilët me vizionin e tyre kanë treguar se shqiptarët janë të

predispozuar të jenë pishtarë të emancipimit njerëzor. Këtë në kohët moderne

e tregoi në gjysmën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë Muhamet Aliu, i cili

me forcën e vullnetit dhe largpamësinë e tij themeloi Egjiptin modern duke e

orientuar atë drejt civilizimit perëndimor. Më së fundi, sinteza e shpirtit

praktik dhe e botës së pasur shpirtërore të kombit tonë u bë Nënë Tereza që

gjatë gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë mishëroi në praktikë bamirësinë

kristiane dhe respektin për dinjitetin njerëzore në një vend si India ku

Kristianizmi, me gjithe traditën dymijëvjeçare, ka mbetur një fe e huaj”, tha

Alpion.

Problemet e shqiptarëve në mërgim

Një shtysë e madhe që Alpion ndërmerr kaq shumë studime me vlera të

mëdha historike dhe kulturore është se autori ka pasur fatin të studioj në

Shqipëri, Egjipt dhe Angli dhe ka pasur privilegjin të njihet nga afër dhe të

shkruaj për tema që kanë të bëjnë me civilizimin perëndimor, egjiptian dhe

Indinë. Alpion gjatë veprimtarisë së tij intelektuale shquan problemet e

shqiptarëve në mërgim duke theksuar se “Në kohën tonë, elita shqiptare në

mërgim është aktive por jo e organizuar. Ajo që e bënte imperative

organizimin e diasporës në kohën e vëllezërve Frashëri, Konicës, Nolit dhe

Qemalit, ishte mungesa e një shteti shqiptar. Në kohën tonë elita intelektuale

që ka mërguar do të jetë në gjendje të organizohet shumë më mirë dhe për

pasojë t’i shërbej më me efikasitet kombit, po qe se në Shqipëri dhe Kosovë

ekzistojnë institucione qeveritare që merren direkt me emigracionin dhe me

propagandimin e kulturës shqiptarë ne botë”. Ndërkohë ai e quan absurd

faktin që një komb si i yni edhe pse është i shpërndarë në të gjithë botën,

akoma nuk ka ministri emigracioni as në Tiranë as në Prishtinë. “Po ashtu,

shteti shqiptar dhe ai kosovar duhet të investojnë në krijimin e një ministrie

apo instituti që të merret kryesisht me propagandimin e kulturës kombëtare

307

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!