19.12.2012 Views

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

hæmus - Libraria pentru toti

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

KOMBET NË EVROPË

NEAMURILE ÎN EUROPA

DHURATA HAMZAI

Gëzim Alpion, në ngërçin e civilizimeve

“Sikur të vdekurit të dëgjonin” (“If Only the Dead Could Listen”) ka qenë

drama për të cilën Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” organizoi dje

paradite një prezantin në Sallën “Abreti” tek Tirana International Hotel.

Premiera Britanike nga Teatri Dreamscape, mbështetur në dramën e Gëzim

Alpion u shfaq nëpërmjet DVD-së për një mumër të madh shikuesish, ndër të

cilët ishin edhe regjizorët, aktorët, studiuesit, gazetarët dhe intelektualët e

ardhur nga mërgimi. Ajo që kishte mbledhur një audiencë kaq të gjerë ishte

tema “Identiteti Kombëtar Shqiptar: Kohezion në Individualizëm dhe

Fragmentim” dhe biseda e hapur Dr. Alpion për shumë çështje të shqiptarëve

brenda e jashtë Shqipërisë, e cila do të trajtohej pas shfaqjes së premierës.

Kohezioni dhe individualizmi kanë qenë raporte të diktuara në veprën

teatrore, e cila e ka vënë autorin para shumë pyetjeve të audiencës për

identitetin shqiptar dhe imazhin shqiptar. Janë këto dy temat më të debatuara

në nivelet e ndryshme të opinionit mbarëkombëtar. Të para në kuadrin e

integrimeve tona perëndimore e globale interesimet e Alpion janë

përqëndruar në trekëndëshin Perëndim-Bota Arabe-Indi. Rreth këtyre

interesimeve Alpion i përgjigjet audiencës se ashtu si edhe tani, shqiptarët për

afro 2000 vjet kanë jetuar në skajet e civilizimeve dominuese pa u integruar

plotësisht me ta si komb në tërësi. “Pavarësisht nga kjo ekzistencë periferike,

kombi ynë vazhdimisht ka nxjerrë figura të një rëndësie ndërkombëtare të

cilët me vizionin e tyre kanë treguar se shqiptarët janë të predispozuar të jenë

pishtarë të emancipimit njerëzor. Këtë në kohët moderne e tregoi në gjysmën

e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë Muhamet Aliu, i cili me forcën e

vullnetit dhe largpamësinë e tij themeloi Egjiptin modern duke e orientuar atë

drejt civilizimit perëndimor”, thotë Alpion. Ai u shpreh se më së fundi, se

sinteza e shpirtit praktik dhe e botës së pasur shpirtërore të kombit tonë u bë

Nënë Tereza, e cila gjatë gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë mishëroi në

praktikë bamirësinë kristiane dhe respektin për dinjitetin njerëzor në një vend

si India ku Kristianizmi, me gjithe traditën dymijëvjeçare, ka mbetur një fe e

huaj.

306

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!